E hidhura e fundit e shekullit që posa kaloi ishte lufta e Kosovës. Hapësira gjeografike e vogël e quajtur Kosovë gjatë udhëtimit të saj në histori kishte fatin e vështirësi vetë shumta. Ishte cak i armikut serb në shumë shekuj, derisa në vitin 1998- 1999 shpërtheu lufta duke iu nënshtruar vrasjeve më makabër dhe masakrave.
Në letërsinë shqipe, si në poezi ashtu edhe në gjinitë tjera letrare, gopak herë lufta bëhet subjekt që zë vendin kryesor. Klimën e një lufte të egër e barbare e gjejmë edhe në romanin “Kohë përtej dhimbjeve” të autorit Mehdi Krasniqi.
Romani i tij për shkon ndjenjën patriotike, andaj romani siç vërejmë trajton një temë që lidhet drejtpërsëdrejti me luftën, ku për pasojë rrjedhojat e saj janë në të shumtën e herës të paharrueshme. Një temë e pëlqyer e autorit, që e tërheq me forcën më të madhe.
Pse e them këtë? Sepse ai ishte pjesë e saj.
Shkrimtari i ri nuk e jetoi luftën vetëm në imagjinatë, ai e përjetoi vërtet. Andaj imagjinata e tij e gjeti rrugën drejt një fushe rrëfimtare, pra drejt fushës romanore.
Dhe, si gjithnjë kur kemi pranë një roman, pyetja e parë që mund të na vij e në laboratorin e kokës tonë është, çfarë kanë qendër të subjektit romani?
Subjekti në roman rrënjët i kanë përmasat e tragjedisë të luftës së fundit që e përjetuan shqiptarët e Kosovës. Dhe nga të gjitha gjërat e pakëndshme që sjell lufta,autori na sjell forcën e ndjenjave.
Romani ndjek një rrëfim i cili për shkohet nga një histori dashurie e pafat. Ardi personazhi kryesor i romanit luftën e përjeton dyfish më rëndë. Ai ishte thellësisht i vetëdijshëm se jeta në vend të huaj dhe pa dashurinë e jetës së tij, do jetë e pakuptimtë, dhe ai qëndron ndërmjet dy situatave kundërshtuese. Beteja që e shtrëngon në gjoks e bën më të vendosur drejt cilës anë të shkojë, drejt cilës dashuri do të zgjedh. Në subjektin e romanit të autorit Krasniqi trajtohet pikërisht kjo temë, pësimi i saj dhe pafuqia e tij.
Në të vërtetë rrëfimi në roman fillon me një atmosferë mjaft paqësore në një familje katër anëtarëshe. Mirëpo kornizën e romanit e plotësojnë edhe pjesët tjera të ngjarjeve nga lufta në Kosovë.
Romani për Besartit na jep karaktere të ndryshme, personazhe të cilat i japin gjallëri, dramacitet të theksuar ngjarjeve. Në roman paraqitet karakteri i vajzës elegante, Blertës, përmes së cilës paraqitet edhe drama fatale që e mbështjell jetën e saj. Ajo dhunohet nga Henri, shok i saj, dhe bota shpirtërore e saj vritet. Duke shpalosur historinë e trishtë të saj, kuptojmë që ajo si vajzë thur te shpresa e ëndrra për jetën e saj, të bëhet fotomodele përtej kufijve të vendit ku jetonte, ëndërr e cila iu rrëmbye mizorisht.
Pastaj paraqitet karakteri i një nëne shqiptare, me një natyrë vërtet fisnike që me gjithë sëmundjen e saj përpiqet që fëmijët e saj t’i mbrojë, t’i udhëzojë e t’u ndihmojë.
Ajo dinte si të krijojë raport në mes fëmijëve dhe babait të tyre i cili në të shumtën e rasteve paraqitet i dehur.
Babai paraqitet si karakter i cili ka dëshirë t’i ruaj traditat e të parëve.
Sidomos martesat me të huajt, sipas tij, ishin të gjykuara deri në vdekje. Autori na rrëfen se si nëna me urtësinë e saj përpiqej që babait t’ia shpjegojë, se tashmë ishte kohë tjetër, dhe familjen nuk duhet shkatërruar nga frenat e traditës.
Autori në roman personazhet i vëtë kalojnë në për sfida dhe aventura nga më të ndryshmet. Ndërkohë që detyrë e të cilit bëhet edhe t’i ndryshojë rrënojat e së kaluarës, mentalitetin e mykur të saj.
Rrjedhja e fuqishme e ngjarjeve të kaluara përmes kujtimesh të grumbulluara autori na sjell përshkrime episode të luftës, biseda në mes ushtarësh, ka arritur të ndërtojë një histori artistike për luftën e fundit të Kosovës. Që dikujt mund t’i kujtohet fare qartë situata e përshkruar nga fjalët e autorit, andaj ndër të tjera, autori vazhdon: “Kolona njerëzish. Fate të ndara përgjysmë, vaje fëmijësh, numërim vdekjesh, lindje foshnjash, ishte takimi i tij i parë me luftën, që e ndante vetëm pak minuta nga një vijë kufiri, të cilën po pate krahë mund ta kaloje…”
Romani nuk ndjek vetëm një vijë narratologjike. Edhe pse narratori në roman paraqitet si një personazh që rrëfen nga veta e tretë dhe roli i tij duket sikur do të jetë ai që do të na rrëfejë çfarë kishte parë gjatë luftës rreth secilës sillet pothuajse i tërë subjekti i romanit. Nga ana tjetër, autori, vë edhe mentalitetin patriarkal dhe pamundësinë e personazhit për të thyer zakonet e trashëguara.
Stili i të shkruarit nga ana e autorit nuk është shumë i ndërlikuar, dhe narracioni rrjedh lirshëm. Autori për piqet që ta bëjë të qartë idenë e tij se guximi, dhembshuria dhe dashuria përfundimisht qëndrojnë si vlera të rëndësishme te njeriu.
Lufta e fundit zë një vend të rëndësishëm në romanin e autorit Krasniqi. Ndonëse qëllimi i autorit ishte i lartë, sepse duke qenë pjesë e saj s’mund të ishte pandjeshëm ndaj së vërtetës. Kosova në historinë e saj të gjatë dhe krenare iu shtua edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila ishte shpresa e fundit e lirisë për shqiptarët e Kosovës dhe shpresa për një shekull të ri dhe të qetë që të lindte në Kosovë.
Për faktin se lexuesi e do një analizë shumë më të plotë të ngjarjeve, unë arrita në fund. Prestigjin e një analize të tillë mund ta keni vetëm për mes leximit, ndërsa romani “Kohë përtej dhimbjeve” këtu në vështrimin tim paraqitet pjesërisht, do të thotë që vështrimi im do mbetet në një farë mënyre i pa përfunduar.