Të gjithë ne do dëshironim që shumëçka të kthehenim para tridhjetë dekadave, se paku moshën. Do donim që edhe disponimin politik ta kthenim në atë të para tridhjetë viteve mendoj unë si pjestar i jetës politike në korpusin e shqiptarëve autokton nën Mal të Zi.
Pse na duhet retrospektiva ?!
Mendoj se çdo kush mendon për të ardhmen e ne na duhet tani të kujtojmë të kaluarën dhe të vetëdijesohemi për ardhëmerin tonë e të ardhmërisë sonë.
Duhet të kujtojmë unitetin e elektoratit shqiptarë të viteve ’90 kur partia shqiptare LD në MZ si subjekt i vetëm politik fitoi 4 mandate në parlamentin e MZ. A mundemi sot të arrijmë një gjë të tillë ?
LDSH mëndon dhe më këmbëngulje përpiqet që subjektet politike shqiptare dhe liderët e saj të bashkohen në një listë të vetme zgjedhore e më këtë rast edhe elektorati shqiptar do të vepronte si trup i vetëm, si ai i viteve ’90, pra, çdo njëri nga ne, nëse ndjehet shqiptar, duhet të veproj në kuadër të korpusit shqiptar dhe se bashkimi i votuesve shqiptar është imperativ i kohës dhe si i tillë dëshmoj suksesin e vet në zgjedhjet lokale në komunën e Tuzit dhe së fundi në zgjedhjet parlamentare në Luginën e Preshevës dhe ato në Maqedonin Veriore ku vetëm Bashkimi i Shqiptarëve i favorizoi dhe faktorizoi politikisht e kombëtarisht shqiptarët atje.
A thua a mund të bëjmë edhe ne një gje të tillë?!
Duke parë e njohur vetëdijen tonë kombëtare e politike them se e kemi më vështirë së të gjithë të tjerët që të jemi unik e të bashkuar, tolerant dhe zëmër hapur njëri ndaj tjetrit.
A ka djalë nëne “që ne na futë në një thes”, në këtë rast në një listë zgjedhore o njerëz të mirë?
Duke parë së afërmi disponimin e vullnetin e elektoratit shqiptar në unifikimin e partive politike shqiptare në një listë zgjedhore në Mal të Zi, jemi tejet të bindur në fitorën kuptimplotë të listës së bashkimit edhe përkundër blerjes së votës nga subjektet politike qeveritare tash e tri dekada.
Koha është për Bashkim dhe unitet e jo për përçarje e shpërbërje të faktorit shqiptar.
Faktor do të jemi atëherë kur jemi tok.
Përndryshe Ulqini si kryeqendër e shumicës shqiptare, i ndarë në tabore, do të jetë viktimë e kohës dhe jo vetëm Ulqini.
Egoizmi,. bajraktarizmi dhr karrierizmi nuk na sjellin askund, ato na shpiejnë në fundin tonë të afër politik, aty ku nuk do dëshironim, ku ndikimi ynë do të jetë vetëm personal e assesi kolektiv e kombëtar.
Më thyerjen e vullnetit të elektoratit, pra me ndarje në dysh, iu bëjmë argat çanaklepirësve të pushtetit, atyre që janë mësuar të rrinë nën hijen e të madhit pa u kujdesur fare për popullin e vet.
Ne si kurrë më parë na duhen deputetë të urtë e të mençur, indelektual të dëshmuar dhe besnik të popullit shqiptar, e të tillë kemi, por që klika politike e kapur nga shteti nuk u ka lënë hapsirën e veprimit duke mashtruar e shantazhuar me vite elektoratin shqiptar në Mal të Zi.
Ka ardhë koha e lindjes se diellit në lindje e jo në jug.