Një nga degët e para të arsimit të lartë në Shqipëri është ajo e drejtësisë e cila ërkonte infrastrukturë minimale për shkak se programi dhe tekstet ishin thuajse standart me ato të Bashkimit Sovjetik, që kishte pershtatur si legjislacionin dhe tekstet gjermane, me ndërhyrjet në qëndrimet politike, për shtetin e të drejtën socialiste, marrëdhëniet ndërkombëtare etj. dhe mjatonte vetëm përkthimi. Po kështu shumë studentë ishin diplomuar në universitetet e këtyre vendeve, që formonin kontigjent të mjaftueshëm të pedagogve. Prandaj më 1954 u themelua Instituti i Lartë për Studime Juridike. Pas themelimit të Universitetit Shtetëror të Tiranës, Instituti i Lartë për Studime Juridike u përfshi në strukturën më të gjerë universitare si një nga shtatë fakultetet, me emërtimin Fakulteti i Drejtësisë . Në vitin 1965, Fakultetit të Drejtësisë iu bashkua Departamenti Shkencave Politike, duke formuar Fakultetin e Shkencave Politike Juridike. Studentët e degës së shkencave politike punësoheshin kryesisht si pedagogë dhe mësues të filozofisë në fakultete e shkolla të mesme, specialistë në sektorët e propogandës të PPSH-së në qendër e në bazë, etj. Në vitin 1967, në fakultet u shtua dhe kursi i gazetarisë, ku u përgatitën gazetarët për gjithë sektorët e medias: shtyp, radio, televizion që ishin në masën qind për qind në pronësi të shtetit dhe nën kontroll të plotë të tij.
Deri në vitet ’70 afati i studimeve ishte katër vjet, për t’u zbritur në tre vjet dhe një vit pranë gjykatave e prokurorive, për të kaluar përsëri në sistemin katër vjeçar. Megjithëse ishte dega që kërkonte më pak shpenzime për përgatitjen e studentëve, studime teorike dhe praktika pa asnjë shpenzim pranë gjykatave e prokurorive, qeveria e kryeministrit Mehmet Shehu, pa e shprehur përcaktoi katër drejtime për të mbajtur nën kontroll të plotë kontigjentin e këtij fakulteti:
Së pari, që ky fakultet të mos përgatiste thjeshtë profesionistë, por studentët që nga auditori të edukoheshin me urrejtje për armiqtë e klasës që rrezikojnë sistemin, sa që një koleg prokuror, në prag të pluralizmit shprehej se unë vërtet kam besuar se partia ka shumë armiq, dhe kam qenë i bindur në kërkesat për dënimin e tyre.
Së dyti, planifikohej pranimi i një numri sa më të kufizuar studentësh, mbasi arsyetohej se është Partia e Punës së Shqipërisë dhe Sigurimi i Shtetit që i zgjidh problemet, prandaj nuk ka punë për juristët. Si rrjedhojë e kësaj politike për rrjedh njëzet vjet, numri i studentëve të pranuar ishte nga 18 deri 25 veta në vit, dhe për rrjedhojë në fakultet gjithnjë vazhdonin mësimet më pak se njëqind student në katër vitet. Në më pak se dhjetë vjetët e fundit ky fakultet pranoi kontigjent për formimin e dy grupeve me më pak se pesëdhjetë vetë.
Së treti, përzgjedhja e studentëve duhej të ishte thellësisht politike me besnikëri të palëkundur ndaj mësimeve të partisë dhe veprës së shokut Enver, me synimin që asnjeri prej tyre të mos e vinte në dyshim akuzat ndaj kundërshtarëve politikë, dhe të ishte i pamëshirshëm në vendimet për dënimin e tyre, duke shmangur me çdo kusht dhënien e pafajsisë. Në këtë arsyetim nuk duhet përjashtuar fakti se deri në vitet ’60-të, shumica dënimeve për krime kundër shtetit ishte legjetime, për arsye se shumë bashkëpuntorë të nazi-fashizmit që i kishin shpëtuar dënimit për delegimin e pushtetit fashistëve dhe për krimet e kryera bashkë me pushtuesit, ishin larguar nga vendi dhe ishin bashkuar në grupime të armatosura. Ata kishin ndërmarrë shumë aksione terroriste për vrasjen e veprimtarëve të pushtetit të ri, për sabotime, veprimtari agjenturore, etj.. Ato vepra, në çdo kohë i ndëshkonte dhe i ndëshkon legjislacioni i çdo vendi sovran të Botës. Deri më 1954 kur Shqipëria u pranua anëtare e OKB me të drejta të plota, këto grupe sterviteshin dhe desantoheshin kryesisht nëpërmjet vendeve fqinjë, Jugosllavisë dhe Greqisë. Me masat e marra për tejkalimin e prapambetjes së trashëguar dhe dëmeve të shkaktuara gjatë pushtimit nazi-fashist, pushteti i ri që kishte dalë nga Lufta Antifashiste Nacional Ҫlirimtare, gëzonte përkrahjen shumicës dërmuese të popullit. Nëse do viheshin në kushtet e lirisë së plotë të zgjedhjes, mbi nëntëdhjetë deri nëntëdhjetë e pesë për qind e popullsisë votonte për pushtetin e ri, mbasi gjendja e mjerë e Shqipërisë në fund të Luftës II Botërore ishte dhe produkt i bashkëpunimit me pushtuesit turq të kësaj kaste, që në prill 1939 e finalizoi veprimtarinë e saj antishqiptare me dorëzimin e pushtetit në Romë, bashkë me kurorën e Gjergj Kastriotit. Kjo kastë kolaboraconistësh të të gjithë pushtuesve, mbas humbjes së luftës nga nazi-fashistët, mori armët për të marrë me forcë pushtetin, pa i dhënë mundësi sovranit të zgjedhë. Disa pseudo historianë, që mjerisht nuk kanë asnjë koncept e njohje për shtetin e për parimet e funksionimit të tij, përpjekjet këtyre mbetjeve që luftonin me armë kundër popullit për të rimarrë pushtetin që në prill 1939 e kishte dorëzuar në Romë, e quajnë luftë civile.“Kur legjislativi shkel këtë rregull themelor të shoqërisë dhe prej ambicjes, frikës, marrëzisë apo korruptimit orvatet të rrëmbejë vetë ose ta kalojë në duart e ndonjë tjetri pushtetin absolut mbi jetën, lirinë dhe pasurinë e popullit, për këtë shkelje të besimit e humb atë pushtet, që populli ka vënë në duart e tij për qëllime krejt të kundërta. Ky pushtet atëherë i kthehet popullit, që ka të drejtë të rifitojë lirinë e vet fillestare dhe nëpërmjet krijimit të një organi të ri legjislativ (në mënyrën që ai e konsideron më të përshtatshme) të kujdeset për sigurinë e mbrojtjen e vet, çka është qëllimi për të cilin njerëzit kanë hyrë në shoqëri.” Këtë përcaktim, filozofi anglez Gjon (John) Locke e bëri më 1689, plotë 250 vjet para se me 7 prill 1939, mbreti Ahmet Zogolli nga korruptimi e frika nuk qe në gjendje jo të shkrepë një pushkë por as të bëjë një deklaratë deri me datë 8 maj 1945, për 6 vjet, 1 muaj e 1 ditë sa vazhdoi Lufta II Botërore, ndërsa një pjesë e kastës turkoshake nga “inati” ndaj tij, por në fakt si sahanlëpirës, i’u bashkua nazi fashistëve. Në bazë të teorive të gjithë filozofëve perendimorë të shtetit dhe të drejtës, në Shqipëri pushteti i dalë nga lufta Antifashiste Nacional Ҫlirimtare ishte plotësisht legjetim dhe është kundërshtuar vetëm nga grupet terrorise, shumë prej të cilave janë asgjësuar ose dënuar, dhe nga ana tjetër është mbështetur unanimisht nga sovrani.
Së katërti, që të përmbushej kriteri i tretë duhej që kontigjenti i studentëve të zgjidhej nga zona ku familjet kishin shprehur besnikëri pa kushte ndaj lidershipit komunist, dhe për rrjedhojë ishin dhe përfitueset më të mëdha nga pushteti i ri. Kjo ishte plotësisht e realizueshme, në kushtet kur shteti përqëndroi në duart e tij në masën qind për qind mjetet e prodhimit dhe për rrjedhojë kontrollonte gjithë jetën e vendit.
Si rrjedhojë e këtij projekti të Qeverisë së kryeministrit Mehmet Shehu dhe kushëririt e bashkë punëtorit të tij të ngushtë Kadri Hazbiu, nga çlirimi i vendit deri në vitin 1991, kur u ligjërua sistemi politik shumë partiak, Shqipëria kishte rreth 1,300 juristë të të gjitha moshave diplomuar në vendet e Europës Lindore duke nisur nga ata që kishin filluar studimet në universitetet e Beogradit e Zagrebit në Jugosllavi, që pas prishjes së marrëdhnieve ndërshtetërore i përfunduan ato në universitetin e Sofjes Bullgari, të tjerë studentë u diplomuan në Sofie, Pragë, dhe shumica në universitetet e Bashkimit Sovjetik, kryesisht Moskë e Leningrad. Deri në vitin 1990, në Universitetin Shtetëror të Tiranës ishin diplomuar, me e pa shkëputje nga puna, rreth 1,200 studentë. Shqipëria trashëgoi dhe një numër të vogël juristësh të diplomuar në universitetin e Athinës, të Bukureshtit, kryesisht nga komuniteti ortodoks, që iu bashkuan Luftës Antifashsite Nacional Ҫlirimtare ndërsa juristët e shkolluar në Perendim, edhe kur nuk kishin bashkëpunuar me pushtuesin, nuk u vlerësuan të besueshëm për sistemin e ri.
Por këtu ishte zbatuar me rreptësi kriteri klasor dhe krahinor, që këtë fakultet ta përfundonin vetëm pinjollë të familjeve me njohje, lidhje personale e familjare, me funksionarët e lartë të regjimit, besnikëve të tyre.
Si rrjedhojë e kësaj politike, deri në vitin 1990, numëri i juristëve të diplomuar nga
Gegënia, duke përfshirë Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Librazhdin, mbi Shkumbin, e deri në Tropojë ishte rreth njëqind, prej të cilëve: 15 nga rrethet Kukës-Has, më pak se dhjetë nga Tropoja, e po kaq nga Mirdita, rreth tridhjetë nga Shkodra, një nga Laçi, dhjetë nga qyteti dhe rrethi i Tiranës etj.
Fuqitë e Mëdha të mbledhura në shtator 1912 në Londër, në nivel ambasadorësh,
me datën 29 korrik 1913 do të merrnin një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Turke. Duke qenë se studiues nga Perendimi dhe Rusia, nga fillimi i shekullit XIX, nga Pukëvili, Bajroni, Hobhauzi, Ami Buoe, Liri, De Grand, H. Hecuard, Shnajder, Johan Georg Von Hahn, Jasterbov e të tjerë kishin eksploruar gjendjen në rajonet ballkanike nën sundimin e Perandorisë Turke, me qëllim që Principata e Shqipërisë të ishte funksionale kishin përfshirë brenda kufijve të saj territor dhe popullsi pothuajse të barabartë si nga Gegënia mbi lumin Shkumbin; Durrës, Tiranë, Elbasan, Librazhd e deri në Jezercë me sipërfaqe rreth 50.5 për qind të territorit prej 28,748 km2 dhe 49.7 për qind të popullsisë, dhe nga Toskëria nën lumin Shkumbin, në kufi me këto rajone e deri në Konispol me 49.5 përqind të territorit dhe 50.3 për qind të popullsisë. Pavarërisht nga lëvizjet e brendëshme migratore, shtesa natyrore e popullsisë, gjatë gjithë shekullit, ka ruajtur tregues të barabartë si në jugun dhe në veriun e vendit. Qeveria komuniste e Tiranës nuk përfilli asnjë nga këto kritere, por e bazoi veprimtarinë e saj në mbështetjen e më besnikëve duke i përdorur gjithë pasurinë e shtetëzuara në mënyrë disproporcionale. Për rrjedhojë në vitin 1990 në popullsinë prej rreth tre milion e treqind mijë, në Shqipëri kishte mesatarisht një jurist për rreth 2,500 banorë, raportet ishin: nga jugu i vendit një jurist për rreth 1,400 banorëve ndërsa nga veriu një jurist për mbi 16,000 banorë, ose rreth dymbëdhjetë herë më pak. Nuk ishte objektivi i vetëm, përjashtimi i popullsisë së veriut të vendit nga pjesëmarrja në pushtetin gjyqësor, por përjashtimi i saj edhe nga sektorë e tjerë bazë për funksionimin e shtetit, si në Ushtri, Sigurimin e Shtetit etj.
Sipas të dhënave të Qeverisë Ruse, që paguar të gjitha shpenzimet, deri në vitin 1961 në universitetet e shkollat e tjera të Bashkimin Sovjetik ishin diplomuar rreth 3,500 njerëz nga Shqipëria, prej të cilëve rreth 200 nga Gegënia dhe prej tyre rreth 30, ose më pak se një për qind nga komuniteti katolik. Ata studiuan kryesisht në shkolla të larta si dhe shkolla partie si Ramiz Alia, Liri Belishova etj., shkolla rinie (komsomolas) etj., ndërsa rreth gjysma e tyre ishin diplomuar në shkollat ushtarake për të mbuluar nevojat për specialist e kuadër komandues të të gjitha armëve të ushtrisë, dhe një numër më i vogël për nevojat e Sigurimit të Shtetit, njeri prej të cilëve ministri shumë vjeçar i punëve të brendëshme Kadri Hazbi Dauti (Dervishi). Pretendimet se në veriun e vendit nuk kishte kontigjente të gatëshme, për të vazhduar shkollimin e lartë jashtë vendit, ishin të pa bazuara, mbasi në vitin 1945 vetëm qyteti i Shkodrës kishte deri dyzet për qind të numrit të të diplomuarve në shkollimin e mesëm dhe të lartë në Shqipëri, prej të cilëve mbi tetëdhjetë për qind nga komuniteti katolik. Ata nuk u muarën në konsideratë, se ishin perendimorë të palëkundur as gjatë pushtimit turk, prandaj ishin të pabesueshëm për regjimin. Po kështu, shkollat e mesme funksiononin në kryeqytetin Tiranë, Elbasan, Durrës, Kavajë e Shkodër, ndërsa në qytetet e jugut shkolla të mesme kishte në Korçë, Gjirokastër e Vlorë.
Në bazë të dhënave arkivore nga Ministria e Arsimit, megjithëse qyteti i Beratit në disa shekuj kishte shërbyer si qendër e sanxhakut turk me të njejtin emër, meqenëse turqit kishin project ti mbanin shqiptarët në injorancë të plotë, që ti shërbenin asaj si kavie pa vetdije, nuk kishin lejuar shkollimin e shqiptarëve në gjuhën shqipe as në turqisht në këtë qendër sanxhaku, prandaj në vitet e para të mbas çlirimit të vendit e të vëndosjes së pushtetit legjetim, rrethi i Beratit kishte shkallën më të lartë të analfabetizmit në shkallë vendi, pas tij renditej Lushnja e me radhë të tjerët. Përveç të shkolluarve në Bashkimin Sovjetik, qindra të tjerë për sektorët civil të minierave, të industrisë mekanike, të artit etj. u diplomuan në universitetet e shteteve komuniste të Europës Lindore, Sofje, Bukuresht, Pragë, Varshavë, Berlin, në Kinë, Vietnam dhe një kontigjent prej 17 studentësh në Pionjang në Korenë e Veriut.
Me fitoren e shumicës së cilësuar parlamentare me aleancën e PSD, Berisha mori fillimisht postin e presidentit dhe dy muaj më vonë pas ndryshimeve në dispozitat kryesore kushtetuese dhe postin e kryeministrit sepse kur dëshironte drejtonte Mbledhjet e Qeverisë, gjë që e ka bërë të paktën një herë, duke spostuar kryeministrin Aleksandër Meksi.
Drejtimin e reformës në drejtësi në vendet ish komuniste e morën institucionet e Bashkimit Europian.
Europa Perendimore, në proceset substanciale, demonstron mangësi të theksuara, mbasi përveç Spanjës e deri diku të Portugalisë, nuk ka zhvilluar luftë mbijetese siç ka bërë Europa Lindore. Që nga rënia e Perandorisë Romake të Perendimit, mbretëritë e Europës Perendimore kanë fituar beteja, por kanë humbur të gjithë luftërat me fqinjët arabë dhe turqit e ardhur nga Azia Qëndrore, duke u lëshuar gjithë Bregun Verior të Afrikës, Palestinën, Sirinë, Azinë e Vogël, etj. Europianët kanë lënë pak ose asnjë gjurmë në vendet që kanë pushtuar, ndryshe nga arabët që kanë bindur një tretën e popullisë së Indisë që të heqin dorë nga Hinduizmi dhe të përqafojnë besimin muhamedan e Qytetrimin Arab, kanë dhënë qytetrimin e vet popullsisë në rrugët kryesore të Paqësorit Malajzi, etj., ndryshe nga hollandezët që u kënaqën vetëm me arin e pasuritë e grabitura në Indonezi, pa menduar për nesër etj.. Megjithatë europianët i ndihmoi Perendia mbasi Kristofor Kolombin, që ishte nisur për të shkuar në Indi, në Kepin e Shpresës së Mirë e orientoi që ti drejtojë anijet djathtas për të zbuluar kontigjentin e vigjër të Amerikës. Po qe se nuk do ishin të kënaqur me territoret nën sundim në Mesdhe e Lindjen e Mesme, ose do tu shkonte mendja Sulltanëve te kjo mundësi, sot europianët do hynin vetëm me vizë në pasaportë në gjithë kontinentin e Amerikës që natyrisht do kishte dhe emër në gjuhën arabe. Mbasi, që nga fundi Luftës II Botërore, popullsia e Turqisë u gjashtë fishua, presidenti i suksesshëm Rexhep Taip Erdogan, shfuqizoi dekretin e luajalit Mustafa Qemalit të quajtur Ataturk të vitit 1934 që e kishte kthyer në muze Katedralen e Shën Sofisë, dhe ushtroi sovranitetin duke kthyer atë në xhami siç kishte vendosur Sulltan Mehmeti II Pushtuesi, pas okupimit të Konstandinopojës me 29 maj 1453. Sulltanët turq realizuan hap pas hapi, spastrimin thuajse të plotë të Konstandinopojës prej besimtarëve të krishterë ortodoksë.
Me mentalitet thjesht prej tekonkratësh, institucionet e Bashkimit Europian, nuk e këshilluan Berishën që të heqë dorë nga kthimi në zero edhe të sektorit të drejtësisë, akt, që siç na thanë gjatë një vizite në Hungari, nuk e bënë as nazistët, por dhe paguan që gjyqtarët e prokurorët të merrnin eksperiencë në Egjypt ku nuk gjenin asnjë femër të punësuar. Në mungesë të kontigjentit të juristëve, Berisha si kryetar shteti dhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zgjodhi rrugën e kursit të përshpejtuar për të përgatitur gjyqtarë e prokurorë duke larguar nga puna shumicën e gjyqtarëve e prokurorve të diplomuar. Europa orientoi deri dhe Rusinë që të sanksionojë në një dispozitë të Kushtetutës, të drejtën për tu emëruar gjyqtar çdo personi që ka mbushur moshën 25 vjeç, që është një sugjerim paradoksal sepse procesi i rritjes së njeriut thuhet se shkon deri 27 vjeç.
Qytetrimi Perendimor ka përshtatur përvojën e shumë mijëvjeçarëve dhe nuk ka nevojë që në fushën e drejtësisë të shkojë në rrugë të pashkelura, si deri më tani. Në veprën “Jeta dhe teologjia e Palit”, autori Joseph A. Fitzmyer S.J. shkruan: “Arsimimi i Palit te këmbët e Gamalielit le të kuptohet se ai po përgatitej të bëhej rabin. Sipas J. Jeremias, kur u kthye në besim Pali nuk ishte thjesht dishepull rabini (talmid hakam), por dhe mësues i njohur prej Ligjit me të drejtën për të marrë vendime ligjore. Ky status nënkuptohet nga roli që luajti kur shkoi në Damask (Vep. 9.1-2;22.5; 26.12). Një autoritet i tillë i jepej vetëm një personi të kualifikuar. Kjo duket se konfirmohet dhe nga vota që Pali hodhi kundër të krishterëve (Vep. 26.10), me sa duket, si anëtar i Sinedrit. Nga kjo, Jeremis arrin në përfundimin se, meqë mosha 40 vjeçare ishte kusht për shugurimin si rabin, Pali u khtye në besim në moshë të mesme, dhe se ishte i martuar, pasi rabinëve u kërkohej të ishin të martuar.”
Pushteti gjyqësor ndërtohet mbi bazë parimesh dhe jo me përralla siç kanë qenë rekomandimet e deri sotme. Para rreth dy mijë vjetësh gjyqtari duhet të kishte përvojë që fitohet në veprimtarinë praktike që sipas filozofisë është kriter i të vërtetës, se ai duhet të ishte mbi moshën 40 vjeç, në një kohë kur jetëgjatësia mesatare nuk i mbërrinte 50 vjet, dhe detyrimisht duhej të ishte i martuar që të dinte ç’është familja, se martesat bëheshin pa arritur moshën 20 vjeç. Në kohën e sotme, janë shtuar shumë herë kërkesat për rritjen e njohurive të përgjithëshme dhe të shkallës së kualifikimit profesional.
Prandaj orientimet e institucioneve të BE-së patën pasoja të rënda për sistemin e drejtësisë në shtetet e Europës Lindore në përgjithësi dhe për Shqipërinë në veçanti. Ato, prodhuan pasoja të rënda në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, mbasi qeverisja e PD-së fshiu trashëgiminë shumë të brishtë, që dhe drejtësia të fillojë nga zero si gjithë jeta në vend. Europa nuk kuptoi, se me zeron, synohet riarabizimi i popullit në Shqipëri nën maskën e luftës kundër diktaturës komuniste, prandaj zeroja ka krijuar shtrat për këtë proces. Duke mos përmbushur asnjë kriter historic, llogjik e ligjor, por duke ndërtuar sistem sikur ndërton murë tulle, në Shqipëri u vërtetua botërisht shkalla më e lartë të korrupsionit në gjyqësor dhe në gjithë degët e pushtetit.
Me ndërhyrjet e vitit 2016 në Kushtetutë u synua riparimi i mangësive, por me to veçse janë thelluar problemet. Pinjollë të të diplomuarve në Universitetet e Bashkimit Sovjetik, me baballarë agjentë të KGB-së, a të shërbimeve të tjera lindore, sepse këto vende përballuan të gjitha shpenzimet e shkollimit të studentëve nga Shqipëria, por me një kërkesë “të vogël” për më të aftit e diplomuar në ushtri, sigurim, ekonomi në inxhininë e naftës etj. që të pranojnë bashkëpunimin me shërbimet e tyre të fshehta, natyrisht duke iu siguruar dhe mbështetje në institucionet e shtetit shqiptar. Ata kanë arritur që të bindin dhe specialistët e institucionet e BE-së që të miratohen dispozita kushtetuese allogjike. Synimi i tyre final, të pengohet reforma në drejtësi për të sabotuar qeverisjen e Edi Ramës si perendimor, siç ka ndodhur deri më sot, dhe që të jenë përfitues vetëm ata. Deputetët e Parlamentit të Shqipërisë nuk janë thelluar për pasojat e ndryshimeve kushtetuese për sistemin e drejtësisë dhe se me kriteret e vendosura pengojnë krijimin e institucioneve, siç ka ndodhur deri më sot. Ata vepruan njëlloj si 249 deputetët e Kuvendit të Republikës Popullore të Shqipërisë, me mungesën e Enver Hoxhës së sëmurë rëndë nga ischemia cerebrale e 16 tetorit 1973, që në pranverën e vitit 1974 miratuan unanimisht ndryshime në Kodin e Procedurës Penale duke shkrirë de facto organin e prokurorisë, dhe duke e kaluar hetimin e veprave penale Ministrisë së Brendëshme, që ajo t’i hetonte “armiqtë” pa praninë e prokurorit dhe as të avokatit. Në bazë relacionit të Qeverisë së kryeministrit Mehmet Shehu, ndryshe nga prokuroria e pa besueshme, Ministria e Brendëshme e drejtuar prej kushëririt të tij, ishte më e predispozuar “për të luftuar, zbuluar e parandaluar veprimtarinë armiqësore kundër shtetit të diktaturës së proletariatit”. Me kërkesën e tij, në kundërshtim me Statutin e vitit 1946 dhe me Kushtetutën e Republikës Popullore të Shqipërisë të vitit 1950 ku ishte sanksionuar e drejta e mbrojtjes në procesin penal, në muajin shtator të vitit 1966 ishte suprimuar Ministria e Drejtësisë dhe me dekret ligjin nr. 4277, datë 20.6.1967 ishte bërë një hap i madh pas duke suprimuar institucionin e avokatisë.
Pas këtij ndryshimi Ministria e Brendëshme dhe Gjykata e Lartë i kishin duart e lira për të hetuar e gjykuar pa prokuror dhe pa avokat gjithë kundërshtarët e etiketuar si armiq të popullit, që në fakt nuk ishin të besueshëm për dyshen Shehu-Hazbiu.
Në zbatim të orientimeve të KGB-së, rreth katër muaj pas suprimimit të prokurorisë e kalimit të hetimit, pa avokat mbrojtës, në duart e Ministrisë së Brendëshme, përfunduan prapa hekurave mbi dhjetë për qind e atyre deputetve që pa kuptuar asgjë nga funksionet e shtetit megjithëse merrnin rrogat prej tij, i’a kishin varur mëlçitë në qafë ujkut. Me “kujdesin” e Gjykatës së Lartë që ishte pjesë e këtij klani, morën plumbin të gjithë ata që llogariteshin se nuk ishin dakort për kthimin në Vlorë të bazës ushtarake të Bashkimit Sovjetik, pas vdekjes së afërt, që nuk ndodhi, të atdhetarit të madh Enver Hoxha, nën drejtimin e të cilit nga mjerimi i skajshëm Shqipëria kishte kaluar në revolucionin e tretë industrial.
Kjo pa kujdesi në reformën Kushtetuese e Ligjore, që nuk është object i këtij shkrimi, është shoqëruar me sabotimin e reformës në drejtësi.
Cilat janë dispozitat që duhen ndryshuar domosdoshmërisht?
Në pikën 3 të nenit 14 të ligjit nr. 76/2016 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ndryshohet neni 136, si vijon: “3. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë zgjidhet nga radhët e gjyqtarëve me të paktën 13 vjet përvojë në ushtrimin e profesionit. Një e pesta e gjyqtarëve në këtë gjykatë përzgjidhet mes juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë si avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, juristë të nivelit të lartë në administratën publike ose në fusha të tjera të së drejtës. Kandidatët që përzgjidhen nga radhët e juristëve duhet të kenë gradë shkencore në drejtësi.”
Kjo dispozitë ka synuar përjashtimin nga konkurimi për Gjykatën e Lartë të kandidatëve nga Gegënia që shquhen më tepër për arsyetim llogjik dhe jo në mësimin për mendësh e marrjen e doktoraturave si product. Për pozicionin e gjyqtarit a të prokurorit, grada shkencore nuk përfaqëson thuajse asgjë mbasi ajo merret duke trajtuar edhe një dispozitë të një ligji material ose procedurial, të një kapitulli ose të një ligji të veçantë që rregullon një sferë të caktuar të jetës shoqërore. Shumica e atyre që kanë marrë grada shkencore në fushën e drejtësisë në Shqipëri, thuajse nuk janë shquar për asgjë krijuese, sepse është shumë vështirë, por thjesht përshtatje të teksteve të huaja duke i paraqitur si punë të tyre, bile mund të arrihet në ngritjen e akuzave për vjedhje të autorësisë. Duhet sanksionuar se jo një e pesta por deri në katër të pestat e anëtarëve të Gjykatës Lartë të zgjidhen nga njerëz me 13 vjet përvojë e rezultate në punën profesionale e shkencore. Pengesa e vënë në dispozitë, është bërë shkak i sabotimit të Reformës në Drejtësi deri më sot, nga që pengesa artificiale nuk është kuptuar nga deputetët e PS-së që përbëjnë shumicën kur është bërë ndryshimi, dhe u është pamundësuar konkurimi kandidatëve që i kanë aftësitë për të konkuruar për Gjykatën e Lartë. Politikisht paraqet rrezik konflikti deri civil sepse me këtë dispozitë synohet uzurpimi për herë të dytë, i pushtetit gjyqësor nga pinjollët e atyre që e kishin pushtetin dje në diktaturë, pinjollëve të agjentëve të KGB-së e të shërbimeve secrete të vendeve të Europës Lindore ku kanë kryer studimet, dhe të punonjësve të Sigurimit të Shtetit nga Toskëria, që kryen të gjitha krimet kundër qytetarëve. Bijtë e tyre sot dalin flamurtarë të respektimit të drejtave të njeriut e dhënies së drejtësisë. Pas vitit 1991 iu vu faji diktatorit Enver Hoxha që toskët e sulmonin pa mëshirë se donin të shmangnin përgjegjsinë e tyre se krimet i kishin kryer ne emër të tij, dhe se e dinin se është gegë, ndërsa Berisha me ambicje karrieriste, për tu evidentuar si “më i madhi”, synonte ta varroste veprën e tij dhe Shqipërinë për ta kthyer atë dhe një herë në gjendjen në zero sikur e la Perandoria Turke dhe që shqiptarët në Ballkan të jenë bastion arab kundër Perendimit. Ata synojnë që Iliria Biblike që dha djemtë më të lavdishëm Europës të kthehet në bastion kundër Perendimit. Kam bindjen se dhe armiku më i madh i shqiptarëve të ishte Berisha nuk do bënte dëmet që shkaktoi, por si Turqia e Bota Arabe kanë shfrytëzuar padijeninë e tij për shtetin, duke synuar që t’iu rivendosin shqiptarëve dhe një herë çallmën e Anadollit ndërsa shtetet e Europës Perendimore kanë synuar shkaterrimin e industrisë mekanike dhe të armatimit të Shqipërisë, me qëllim që rreth gjysëm milioni shqiptarë me arsim të mesëm të jenë refugjatë, e punëtorë pa të drejta, tek ata.
Prandaj, për këto dhe shumë arsye të tjera, herët a vonë, kjo dispozitë është burim i pashmangshëm konflikti. Kjo dispozitë është dhe allogjike edhe krahasuar me ndryshimet e dispozitave paraardhëse të të njejtit ligj, për Gjykatën Kushtetuese. Në pikën 4 të nenit 4 të ë ligjit nr. 76/2016 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ndryshohet neni 125, si vijon:
“Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës.”
Kjo dispozitë është llogjike, por në mënyrë djallëzore hartuesit, për të diskretituar sistemin dhe Partinë Socialiste që udhëheq ndryshimet, nuk kanë vënë si kriter atë që duhet të plotësojnë kandidatët për Gjykatën e Lartë, ku kërkohet dhe doktoratura. Pra për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese që shfuqizon vendimet e Gjykatës së Lartë dhe ligjet që nuk përputhen me Kushtetutën, ka më pak kërkesa se për Gjykatën e Lartë. Synimi duke mos u krijuar Gjykata e Lartë për mungesë kandidaturash, të pengohet dhe krijimi i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse në kriteret e pranimit të kandidatëve nuk kërkohet grada shkencore në drejtësi.
Ndërsa është krejt allogjike, neni 15 i ndryshimeve me të cilin pas nenit 136 është shtuar 136/a me këtë përmbajtje: “1. Gjyqtarë mund të jenë shtetasit shqiptarë që emërohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës dhe pas kryerjes së procesit të verifikimit paraprak të pasurisë dhe të figurës së tyre, sipas ligjit. 2. Kritere të tjera për përzgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarëve parashikohen me ligj.”
Sipas kësaj dispozite kush ka mësuar përmendësh, a qoftë “larg” ka kopjuar e hy në Shkollën e Magjistraturës është gjyqtar në Shqipëri. Nga kjo dispozitë provohet se nuk është kuptuar akoma roli i gjyqtarit në kapitalizëm ku nuk ka mbret por shumë parti, se presidenti i republikës nuk e dëmton shoqërinë me dekorimin e njerëzve edhe po qe se relativisht nuk e meritojnë, se dekretet e tij mund të mos prodhojnë asnjë efekt siç ishte rasti i dekretit të pavlefshëm të Presidentit Ilir Meta për zgjedhjet lokale kur ato ishin zhvilluar, ndërsa nga ana tjetër gjyqtari është personi më i rëndsishëm në shoqëri sepse ka në dorë që të vendosë për pasurinë, jetën e qytetarit, personalitetin e tij, dhe se për nga fuqia, vendimi i formës së prerë të një gjyqtari të shkallës së parë barazohet me ligjin e parlamentit. Prandaj kjo dispozitë e miratuar edhe me rekomandimin e Bashkimit Europian është asgjësuese jo vetëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri por dhe në Europë. Kjo dispozitë duhet të shfuqizohet menjëherë, dhe përveç kriterit të arsimit, të vihet kusht i detyrueshëm përvoja mbi dhjetë vjet në sektorin public, në sektorin e avokatisë etj., ku kandidati të jetë dalluar e të ketë realizuar dhe punime me shkrim në fushën e tij. Kjo përvojë i afron me kriterin e moshës 40 vjeç që kërkohej, mijëvjeçarë përpara, por në mënyrë të dokumentuar që nga lindja e Jezu Krishtit. Nga ana tjetër e rregullon me ligj organik që kandidatit ti njihen vitet e shkollës së magjistraturës si pjesë e përvojës dhjetë vjeçare e ai të ketë përparësi midis të barabartëve kur ka patur rezultate të larta në punë. Gjithashtu me ligj rregullon dhe problemin e familjes se brezat e ardhshëm do të qeshin por dhe do të qajnë kur të lexojnë se kanë gjykuar padi për zgjidhje martese, të rinj 25 vjeçar pa mbaruar procesin e rritjes dhe pa krijuar familje, jo vetëm në Shqipërinë e varfër, por deri dhe në Federatën Ruse që ka mijëra mbushjeve bërthamore në inventar. Sot, e gjithnjë në të ardhmen, kontigjenti më i kualifikuar në fushën e drejtësisë është në sektorin e avokatisë, ku vepronjë pa mëshirë ligjet e ekonmisë së tregut. SHBA emëron herë pas here avokatë të shquar drejtë për drejt në Gjykatën e Lartë, prandaj është qesharake, allogjike dhe i turpshëm pretendimi me Kushtetutë se Gjykata e Shkallës së Parë në Shqipëri është më profesionale se Gjykata e Lartë në SHBA.
Në Shqipëri përzgjedhja e kandidaturave për sistemin gjyqësor paraqet vështirësi më shumë se ne çdo vend europian, sepse me konvertimin fetar në shumë zona u zbatua Sheriati që nuk ka asnjë lidhje me sistemin perendimor dhe korupsioni galopant është product i papërgjegjësisë që prodhon konflikti i brendshëm, se ndërsa mendon si qytetar arab duhet të vendosësh me parime të legjislacionit perendimor. Ky është shkaku i egërsisë së sistemit gjyqësor si në regjimin e Ahmet Zogollit, në sistemin komunist të diktaturës së proletariatit si dhe i pa përgjegjshmërisë ekstreme e të korrupsionit të sistemit gjyqësor në Shqipëri në tridhjetë vjetët e fundit që tejkalon çdo imagjinatë. Nga ky mentalitet udhëhiqen dhe Gjykatat Turke, megjithëse kanë përshtatur legjislacionin perendimor, në dënimin e kundërshtarëve të Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan.
Në Shqipëri, e bën diferencën vetëm krahina e Mirditës ku familja e Gjomarkajve, pasardhëse e Lek Dukagjinit, arriti të shmangë pushtimin turk dhe të vazhdojë të zhvillojë gjykimin e çeshtjeve civile e penale, duke mos ndërprerë traditën shtatë shekullore, që nga krijimi i shtetit të Arbënit në vtitin 1214 e deri me vendosjen e Qeverisë së Princ Vidit më 1914. Gjykimi vazhdoi duke u mbështetur në të drejtën zakonore që në fakt ishte drejta e Aleksandrit të Madh të Maqedonsë, por që u njoh si Kanuni i Lek Dukagjinit. Kapidani si shkalla më e lartë e gjykimit, ka dhënë drejtësi të atij niveli sa në të gjitha rastet vendimet janë zbatuar pa forcën shtrënguese të shtetit dhe bile në kundërshtim me vullnetin e pushtuesit turk. Qeveria duhet ti kërkojë UNESKO-s që këtë përvojë ta shpallë fond të trashëgimisë botërore, siç ka vepruar me Gjykatën e Ujit të Valencias në Spanjë. Megjithëse Principata e Malit të Zi nën Petroviçët, pasardhës të Balshajve, nuk pati merita më të mëdha se Mirdita në rezistencën kundër hordhive turke, Fuqitë e Mëdha të Europës në Konferencën e Berlinit më 1878 dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1912-1913, ja shtatë fishuan sipërfaqen nën sovranitet, thuajse plotësisht në territoret e arbënve të turqizuar. Nga ana tjetër, me qëllim që të bëhet kombi e shteti në Shqipëri, Mirdita nuk ndoqi atë rrugë, por e transferoi sovranitetin që e kishte ruajtur nga Sulltanët, te kolonët turq të shqiptarizuar e kolaboracionistët e tyre arbën të islamizuar e turqizuar. Megjithë persekutimin prej mbi një shekullor, nga shteti i vet, ajo ka të pacënuar shpirtin dhe shtyllën kurrizore të pa dëmtuar për të dhënë drejtësi. Një gjyqtar me shumë eksperiencë shprehej se vendimet e gjykatave të fshatrave a të lagjeve në Mirditë, ishin llogjikisht e ligjërisht më të arsyetura se vendimet e shumicës së gjyqtarëve profesionistë.
Jo në Shqipërinë e ndodhur në qendër të civilizimeve, por dhe në shtete të ndodhura në izolim gjeografik si në Guinenë e Re Papua a në ndonjë ishull tjetër, një pinjoll renegatësh të Qytetrimit Perendimor, nuk mund të gjykojë si Perendimor e të japë drejtësi. Fjala vjen nuk mund të japësh drejtësi në një gjyq të lidhur me figurën e Gjergj Kastriotit, të Nënë Terezës e të tjerëve, duke menduar si europian, kur prindërit e tu dhe vetë mendon si ata që vranë vëllezërit e Gjergj Kastriotit e lutesh në xhaminë para monomentit të tij në qendër të Tiranës. Kërkohet shumë shekuj reflektim, që pinjollët e renegatëve të Qytetrimit Perendimor, kolaboracionistë të pushtuesve turq, që nën dhunën e tyre a për interes, kanë hequr dorë nga trashëgimia shumë mijëvjeçare e të parëve të tyre, për të arritur nivelin e kërkuar për të dhënë drejtësi, sepse drejtësia nuk është procedurë që mësohet nga kushdo, por është thelb është shpirt, që kërkon dhe shtyllë kurrizore të pa përkulur. Kërkon kohë rikuperimi, mbasi siç i thoshte Vasiliqia Ali Pashës, nuk heqet dorë nga një e mirë pa çmim për hirë përfitimesh kalimtare. Pa e paragjykuar fillimisht, për këtë situatë janë të bindur dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Europian të cilët e detyruar të krijojnë Gjykatë Speciale me qendër në Hagë për gjykimin e krimeve të luftës e krimeve kundër njerëzimit të kryer nga shqiptarët në Kosovë, sepse ata nuk janë në gjendje të japin drejtësi. Fakti që kjo gjykatë do të gjykojë vetëm shqiptarët, me gjykatë të krijuar prej tyre ndërsa serbët do ti gjykojnë Gjykatat e Serbisë është një këmbanë alarmi, si për Kosovën por dhe për Shqipërinë. Komentatorë në Kosovë, dhe jo vetëm, akuzojnë institucionet e BE-së dhe Qeverinë e SHBA, që inicuan krijimin e Gjykatës Speciale nga parlammenti i Kosovës se me të bëhet diskriminim i shqiptarëve, mbasi ka juridiksion vetëm për ta dhe jo për serbët. Si duket, ata nuk e kuptojnë ose nuk duan ta kuptojnë se Gjykata Speciale në Hagë është krijuar se shqiptarët nuk mund të japë drejtësi. Ata vazhdojnë që të mbajnë kokën në Azi të Vogël e Lindjen e Mesme ndërsa qarkullimin e lirë e kërkojnë në Europë. Serbët, që me Kelmandasin Gjergj Pjetri që udhëhoqi kryengritjen e parë të tyre në mesin e shkurtit 1804 e turqit e shpallën kara ( Gjergji i Zi), Karaxhorxhe, kanë dhënë prova se janë të aftë të ndërtojnë shtet dhe se mund të japin drejtësi, e nuk ka nevojë të shpenzojë Europa për ti gjykuar në Hagë. Shteti shqiptar, që nga krijimi i tij, jo vetëm nuk e ka shfrytëzuar, por e ka luftuar për ta asgjësuar bërthamën e vet arbën, më 1921 me armë, në shtetin e diktaturës së proletariatit me luftë klasash me elementë segregacioni, në demokraci me përjashtim nga pjesëmarrja në privatizimin e tokës bujqësore e pronës në përgjithësi, megjithëse për pesë shekuj u kishte rezistuar hordhive turke. Kjo, veçanërisht në tre dekadat e fundit ka sjellë rezultate katastrofike në të gjitha fushat.
Megjithatë, duke qenë bërthamë e pakonstetueshme kombformuese që e ka trishtuar dhe politikanin grek Grivallis, këshilltar i kryeministrit K. Micotacis, se bashkë me Selinë e Shejtë janë faktorët vendimtarë për krijimin e shtetit shqiptar, popullsia e krahinës së Mirditës dhe e qëndrestarëve jo raja në gjithë Shqipërinë që nga Himara, janë një pasuri e paçmueshme me të cilët mund të formohen institucionet, që kërkojnë shtyllë kurrizore. Shqiptarët kanë shansin që nëse synojnë të veprojnë si perendimorë, dhe të mos vazhdojnë të gjykohen në Hagë a diku tjetër, të vlerësojnë bërthamën e tyre nacionale të pa kontestuar, që ka përballuar për mbi pesë shekuj dhunën e hordhive turke, për të mos e këmbyer trashëgiminë e të parëve me përfitimet e momentit dhe e ka sjelluar atë trashëgimi në ditët e sotme dhe për pinjollët e renegatëve.
Prandaj, jo vetëm Shqipëria por dhe Kosova ka mundësinë që në përbërjen e sistemit gjyqësor dhe të prokurorive të të gjitha shkallëve, të paktën gjysma e elementëve të jenë pinjollë qëndrestarësh jo raja, dhe është e sigurt se për një dekadë sistemi gjyqësor i Shqipërisë dhe i Kosovës nuk do të ishte pas sitemit gjyqësor në Europë, e ndoshta do ti afrohej atij të SHBA e Britanisë së Madhe. Në drejtësi kërkohet reflektim mbasi drejtësi nuk realizohet mbi bazë shkollarizmi por me shpirt të që formohet me rezistencë në shumë shekuj, pa u vënë në shërbim të tjetrit, mohuar trashëgimë tënde të qindra brezae.
Edhe dispozitat që parashikojnë penalizimin e gjyqtarit, në nenin 137 të ndryshuar me ligjin e cituar se: “Gjyqtari gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrimin e funksioneve të tij, përveç rasteve të dhënies qëllimisht të një vendimi, si pasojë e një interesi vetjak ose keqbesimi.” cënon rëndë pavarësinë e sistemit gjyqësor. Kjo dispozitë në thelb është anti parimore, allogjike dhe antikushtetuese për shkak se gjyqtari është i barabartë para ligjit dhe përgjigjet për gjithë krimet e kryera prej tij, për vjedhje, shpërdorim detyre, korrupsion, krime kundër personit etj.. Nuk qëndron as si formulim “përveç rasteve të dhënies qëllimisht të një vendimi, si pasojë e një interesi vetjak ose keqbesimi.” Të gjitha vendimet jepen me qëllim, bazuar në ligj me qëllimin për të dhënë drejtësi. Kur krijojnë dyshime për anësi palët në process kanë të drejtë në çdo kohë të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit. Për të mos cënuar liritë dhe të drejtat e qytetarit a të shtetit, pavarërisht nga emërtimi, sistemi funksionon de facto me katër shkallë, e parë, gjykatë e apelit që verifikon ligjëshmërinë e vendimeve të saj, Gjykata e Lartë që verifikon ligjëshmërinë e vendimeve të këtyre dy gjykatave dhe Gjykata Kushtetuese që verifikon kushtetshmërinë e vendimit të Gjykatës së Lartë. Ka kritere vlerësimi të cilësisë pas gjykimit në shkallë më të larta, prandaj gjyqtari në asnjë rast nuk duhet të përgjigjet si sanksionohet në këtë dispozitë kushtetuese.
Kjo dispozitë ka patur model mentalitetin dhe përvojën e hartuesve të Kodit Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë të miratuar nga Kuvendi Popullor me datë 15.6.1977, dhe hyrë në fuqi me 1 tetor 1977, ku në dy dispozita sanksionohej: në nenin 106, Shpërdorimi i detyrës “Kryerja me dashje e veprave që janë në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës shtetërore a shoqërore ose moskryerja me dashje e detyrës, kur kanë sjellë ose dihej se mund t’u sillnin pasoja të rënda interesave shtetërore, shoqërore ose të drejtave, dhe interesave të ligjshme të shtetasve, dënohet: me riedukim nëpërmjet punës ose me heqje të lirisë gjer në dhjetë vjet.”, dhe të nenit 116, Dhënia e një vendimi të padrejtë “Dhënia e një vendimi gjyqësor përfundimtar, që dihet se është i padrejtë, dënohet: me heqje të lirisë gjer në dhjetë vjet.” Pra në këto dispozita ishte sanksionuar përgjegjësi penale me hipotezën “edhe kur dihej se do vijnë pasoja pavarësisht se nuk erdhën, po kështu dhe neni 116 që dihet se është i padrejtë, kur ishin dy shkallë të tjera gjykimi me trupa gjykues me tre gjyqtarë. Kjo dispozitë linte hapësira për të penalizuar çdo gjyqtar që nuk i bindej regjimit.
Për këto arsye pa asnjë ekuvok kjo dispozitë duhet të shfuqizohet plotësisht, para se ta bëjnë një kërkesë të tillë institucionet europiane.
Revolucioni borgjez francez i vitit 1789 solli ndryshime në skenën politike të Europës që është shoqëruar me zhvillimet që ka Bota sot. Por Parlamenti i Francës dëmtoi rëndë sistemin e drejtësisë kur rrëmbeu të drejtën e gjykimit pushtetit gjyqësor dhe dënoi me vdekje me prerje koke mbretin Luigjin XV, dhe pa asnjë faj Maria Antonetën por vetëm se ishte gruaja e tij. Që nga rënia e mbretërive, republikat në Perendim e kanë lënë organin e prokurorisë në një pozitë ambige. Thuhet se ajo është organ i pavarur, po nga kush është i pavarur, se prokurori varet nga presidenti etj. Në rastet kur presidenti ka dal nga partia që mban pushtetin ekzekutiv ose me mbështetjen e saj prokuroria në përgjithësi ka mbështetjen e policisë, në raste të tjera jo. Prandaj gjithmonë kur parashikohet ndryshimi i shumicës, në zgjedhjet e radhës, qeverisja është në konflikt me të. Pozita e pa qartë e organit të akuzës është lënë qëllimisht nga Perendimi, që estabilshmenti politik të shmangë përgjegjsinë e vet në rastet e korrupsionit, dhe partia e tij të justifikohet se prokuroria nuk e ka zbuluar fajtorin. Përpjekje për vendosjen në pozicion më të saktë, në kushtet e republikës bëri Lenini, që i dha prokurorisë atributet e organit të pushtetit shtetëror, që në kushtet e monopartzmit dhe të një kryetari kolektiv shteti pati disa rezultate.
I vetmi vend në Botë me sistem republican që ka zgjidhur drejt pozicionin e prokurorit janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në hartimin e Kushtetutës. Ministri Drejtësisë si pjesë kabintetit presidencial është në të njejtën kohë dhe Prokuror i Përgjithshëm. Ai mban përgjegjësi për akuzën dhe është në unitet me policinë për sigurimin e provave. Nuk mund të justifikohet se nuk bashkëpunuan organet ligjzbatuese sepse të gjitha janë përgjegjëse njëlloj. Nëse qeveria zbut luftën kundër krimit ajo e paguan me humbjen e zgjedhjeve, ndërsa nuk cënohet parimi i të drejtës romake se dënimi i një të pafajshmi është më i rëndë për shoqërinë se mosdënimi i shumë fajtorëve. Prokurori, ka të drejtën e tërheqjes së akuzës edhe kur është paraqitur për gjykim si në rastin e gjeneralit Mëhill (Michael) Flynn, të cilin bashkëpunëtorët e presidentit Obama, për të shmangur përgjegjsinë për problemet themelore që shqetësojnë SHBA e kishin akuzuar për bashkëpunuim me Rusinë, prandaj humbi kandidatja e Partisë Demokratike Hillari Clinton, etj. Tërheqja e akuzës në asnjë rast nuk përbën shqetësim, sepse gjithnjë synohet zbulimi i të vërtetës objective dhe vënia para përgjegjsisë e autorëve të veprave penale. Nëse tërhiqet një akuzë për të cilën ka besueshmëri, qeverisja paguan kosto në zgjedhjet e radhës, por drejtësia dëmtohet vetëm kur dënohet një i pafajshëm. Por nëse prokuroria do të ishte pjesë e kabinetit qeveritar, në asnjë rrethanë nuk mund të kalonte pa hetuar e gjykuar vjedhja e rezervës së shtetit, floririt në Krrabë duke bërë fajtor një fshatar me gomar që kishte kaluar rrugës, ose qeveria do binte vetëm për atë shkak.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, edhe pas ndryshimmeve, nuk zgjidh drejt problemin e pozicionit të prokurorisë. Ajo ka një pozicion të pa përcaktuar si në gjithë Europën Republikane, ku synohet mbrojtja e korrupsionit të kastave dhe dënimin e pinjollëve të Zhan Valzhanit te të “Të mjerët” të Hygoit që u dënua me 19 vjet se vodhi një bukë për të mos vdekur nga uria. Prandaj nëpërmjet këtij shkrimi i bëj thirrje Edi Ramës, që rastin e ndryshimeve të Kushtetutës ti referohet Republikës së Irlandës e cila nën shembullin e SHBA dhe të Britanisë së Madhe e ka bashkuar prokurorinë një në ministrin e drejtësisë.
Këtë thirrje e bëj të paktën për dy arsye:
Së, pari kodifikimin e legjislacionit perendimor, pas një pune prej rreth katër dekadash, e ka bërë iliri Justiniani i Madh i lindur në Tiranë, se Tirana është ndërtuar nga romakët në shekullin e dytë, dhe nuk është ndërtuar në shekullin e shtatëmbëdhjetë si thonë mbetjet turke. Legjislacioni Perendimor mbështetet mbi ato parime që formuloi Justiniani i Madh, me ndonjë devijim inproduktiv, si në rastin e pozicionit të prokurorit. Pse Edi Rama si një pasardhës i tij i pakontestueshëm të mos japë sot shembullin se si realizohet drejtësi e pavarur?
Së dyti, me skemën e sotme të Europës kontinentale, ku prokurori qëndron në ajër dhe nuk është as organ i pushtetit shtetëror as i administratës, por shërben për të mbuluar korrupsionin e elitave: se ja ne jemi dakort që të ndiqet x e y penalisht por e ka detyrë prokuroria, që nga ana tjetër nuk mbështetet nga qeveria kur janë përgjegjës funksionarë të saj. Prandaj në pozicionin ekzistues të prokurorisë është edhe teorikisht e pamundur që gjyqësori në Shqipëri të jetë i pavarur.
Mendimet që parashtrova më lart i kisha që në momentin e miratimit të Kushtetutës por nuk besoja se mund të lindë nevoja për të bërë ndryshime në një kohë të shkurtër dhe nuk mund ti paragjykoja rezultatet e reformës në drejtësi. Edhe kritikat, e këto kërkesa për ndryshim, nuk do të shërbenin mbasi përgjigja ishte reforma do të realizohet. Në mos pas dështimit, me ritmet shumë të ngadalta të reformës në drejtësi që po e kthen atë në pengesë për funksionimin e shtetit, kërkesa e drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe idetë konkrete për ndryshime në dispozitatat Kushtetuese për sistemin gjyqësor, janë në kohën e duhur. Pinjollët e agjentëve të KGB-së, STAS-it, SECURITATE-s e të tjerëve e kanë realizuar objektivin e tyre. Me ndryshimet në Kushtetutën e RSH-së, prej tre vjetësh e kanë lënë Shqipërinë pa Gjykatë të Lartë, duke bërë përgjegjëse PS në pushtet. Sigurinë për këtë parashtrim, pa ekuvoke, ma dha një urdhër ekzekutiv i Presidentit Donald Trump që u publikua me datë 27.6.2020. Zgjedhja Presidentit Donald Trump ka qenë një sukses jo vetëm për SHBA por dhe në shkallë globale, megjithëse është pritur me skepticizëm në Europë sepse ai ka thyer shumë tabu të kastave burokratike dhe së dyti se synon të prishë rehatinë e abuzuesve që për tre çerek shekulli kanë bërë shumë pak për mbrojtjen dhe kanë patur të garantuar tregun për mallrat e tyre. Besoj se fitorja prej tij edhe të një mandate është domosdoshmëri.
Lidhur me urdhërin ekzekutiv këshilltarja Ivanka Trump ka thënë: “Sot ne po ndërmarrim atë hapin tjetër, siç e përmendët dhe nënshkrimin e një urdhri ekzekutiv që i udhëzon agjensitë federale të punësojnë bazuar në aftësi dhe njohuri jo vetëm në kërkesa të vjetruara të shkallës”.
Ndërsa vetë Presidenti Trump ka thënë se, “qeveria federale nuk do të jetë më e përqendruar në vendin ku shkuat në shkollë, por aftësitë dhe talentet që i sillni në punë”.
Urdhri Ekzekutiv, i përpunuar Z. Trump, synon përfundimisht të “zëvendësojë punësimin e vjetëruar … të bazuar në shkallë me punësim të bazuar në aftësi.”
Qytetarët janë të bindur se jo gjithmonë notat kanë pasqyruar aftësitë e bashkëmoshatarëve të tyre si në arsimin tetëvjeçar, të mesëm apo të lartë. Në nëntëdhjetë e nëntë për qind të rasteve notat maksimale kanë qenë fictive sepse është e pamundur që një nxënës, student të ketë prirje për të gjitha disiplinat, prandaj “talenti” është shuar me mbarimin e shkollës dhe ata të “dhjetave” në shkollë kanë humbur si kripa në ujë. Pse duhet të shkaktohet skandal me Kushtetutën e Shqipërisë ku sanksionohet e drejta që një student i magjistraturës të punësohet para një juristi që, nuk i ka patur vlerësimet maksimale në fakultet, nuk ka mësuar përmendësh, por ka krijuar karrierë të suksesshme në avokati, ose është i shkëlqyer si jurist në administratën publike, merr pjesë në debatin juridik, shkruan në revistat juridike brenda e jashtë vendit, etj.
Shembull më domethënës, për drejtësinë e Urdhërit Ekzekutiv të Presidentit Donald Trump dhe për domosdoshmërinë e shfuqizimit të këtyre dispozitave të cituara, e provon rasti i Maksim Gorkit, që nuk e kishte diplomën e shkollës së lartë, por kjo nuk ishte pengesë të që të ishte një shkrimtar i madh, personalitet i letrave, i njohur ndërkombëtarisht.
Nëpërmjet këtij shkrimi parashtrohen argumenta se kërkohet ndërhyrje urgjente, mbasi Kushtetuta bie ndesh me konceptet bazë që nga lindja e shoqërisë njerëzore, me traditën e arbënve në veçanti që kanë sjellë deri në ditët tona normat juridike të Aleksandrit të Madh e të njohura si Kanuni i Lek Dukagjinit, mbasi kurrë në histori nuk kanë gjykuar e drejtuar të rinjtë, por ata kanë punuar e janë kualifikuar për ti zevendësuar më të moshuarit. Rezultatet e mendësisë së kthimit të gjithçkaje me kokë poshtë, që pasqyrohen dhe me ndërhyrjet në Kushtetutë, që ka karakterizuar klasën politike prej tre dekadash, se asaj i takojnë të gjitha se “shembi diktaturën”, e cila i mori nga analfabet në mbi njëzet breza nën Turqinë, dhe i bëri të barabartë me të shkolluarit në Europë, dhe të ndihmës që ka dhënë drejtë për drejt Europa i kemi të gjalla. Prej tridhjetë vjetësh Shqipëria prodhon vetëm një të tretën e produkteve bazë që ka realizuar nga viti 1973 kur është sëmurë “diktatori” e deri në vdekjen e tij më 1985. Precedent të tillë e turp më të madh nuk ka, për një popull që pa dëshirën e shumicës së tij Perendimi dhe Rusia i kanë dhënë shtetin, por ku të gjithë mbajnë në dorë vetëm dinamit e kazëm dhe asnjë paisje tjetër për të ndërtuar.
Connecticut, me 21.7.2020 Avokat Gjet KOLA