Amerikanët që kanë përfituar pagesën e papunësisë për shkak të pandemisë së koronavirusit kanë shpenzuar më shumë sesa kur ishin duke punuar, sipas një studimi, duke shtuar shqetësimet në lidhje me një rënie të madhe të shpenzimeve kur të skadojë paketa e urgjencës.
Shtesa javore prej 600 dollarësh, pjesë e paketës së papunësisë ndihmoi familjet e papuna të shpenzonin 10 për qind më shumë se sa para pandemisë, sipas hulumtimit nga Instituti JPMorgan Chase.
Studiuesit analizuan transaksionet për 61 mijë familje që morën përfitime të papunësisë në periudhën mes muajit mars dhe maj.
Shpenzimet ranë për të gjitha familjet pasi virusi u përhap dhe çoi në mbyllje të bizneseve, por më pas u rrit kur familjet filluan të marrin përfitime të papunësisë, zbuloi studimi.
Kjo bie ndesh me një recesion tipik, kur familjet që marrin përfitime të papunësisë zakonisht shkurtojnë shpenzimet me 7 për qind sepse përfitimet e rregullta të papunësisë mbulojnë vetëm një pjesë të të ardhurave paraprake të një personi, zbuloi hulumtimi.
Më shumë se 30 milionë amerikanë vlerësohet të marrin pagesën e papunësisë për shkak të pandemisë, dhe ata mund të nxisin një hendek të shpenzimeve kur përfitimet shtesë të skadojnë në korrik.
“Vlerësimet tona sugjerojnë që skadimi do të rezultojë në ulje të mëdha të shpenzimeve, me efekte potencialisht negative si për ekonomitë familjare ashtu edhe në aktivitetin makroekonomik,” shkruajnë studiuesit./Reuters