US Open do të mbahet me dyer të mbyllura me protokolle sigurie në gusht, njoftoi në Twitter Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo.

“USTA do të marrë masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur lojtarët dhe stafin, duke përfshirë testime të rrepta, pastrim shtesë, hapësirë shtesë në dhomat e zhveshjes, dhe akomodim dhe transport të dedikuar”, tha Cuomo.

Guvernatori i New York-ut shtoi se turneu do të luhet pa spektatorë nga 31 gushti deri më 13 shtator.