Me një shikim shqiponje, sy, vetulla e flokë të zeza, Fatmira, të lë përshtypjen e një gruaja të hekurt, me karakter të fortë e personalitet të shquar, karakteristikë e femrave të Kelmendit, që nxorën në histori, duke e kthyer në mitin e përmasave epike, Norën heroike.

Një luftëtare e të drejtave të njeriut, si Fatmira, vështirë mund ta gjesh në shoqërinë tonë, këndej e matanë detit. Kujt i ka rënë hise të takohet të paktën një herë me këtë intelektuale të devotshme, vështirë e ka të lirohet nga kujtimet, mbresat dhe përshtypjet bisedore. Gjatë bisedës miqësore me të, mësua se origjina e saj e hershme ishte nga Bjeshkët e Nemuna kelmendase dhe se të parët e saj ishin kryepleqnarë, të përmendur në pajtimin e gjaqeve.

Agjencia e Lajmeve Jetapress, nga Lugina e Preshevës, e ka nderin dhe kënaqësinë për lexuesit e saj të sjell portretin e Fatmira Lamit, një aktiviste me origjinë nga Kruja legjendare e Skënderbeut dhe pjesëtare e fisit Kelmend, e dekoruar me mirënjohje dhe certifikata të ndryshme, për veprimtari jetësore.

Edukatorja

Për personazhin e portretit tonë, ka çka të thuhet e çka të shkruhet. Fatmira, si “Afërdita përsëri në fshat”, të romanit të Sterjo Spasses, krahas studimeve, ka punuar si mësuese shtatë vjet me radhë, për të vazhduar me profesione të tjera të radhës: në stafin policor, punonjëse civile, si specialiste në sektorin ligjor, ku vazhdon aktualisht.

Në vitin 2016, Fatmira, bëhem anëtare e drejtave të njeriut, ku caktohet si anëtare bordi drejtues, pastaj ka marrë pjesë në të gjitha organizatat me motivacion kombëtar, duke qenë tepër korrekte me ligjet shtetërore pa i cenuar ato. Ajo është kërkuar disa herë t’i drejtoj ato, por, duke parë që kushtet kombëtare në rajon e më gjerë nuk janë pjekur për bashkim kombëtare, nuk ka pranuar. Fatmira, gjithmonë ka qenë vigjilente, duke reaguar në kohë ndaj çdo qëndrimi dashakeqës, që ka cenuar çështjen kombëtare, qoftë dhe kur ato i ka pasur miq, gjithashtu, ka kundërshtuar haptazi ndaj veprimeve të tyre dëmtuese ndaj çështjeve kombëtare.

Kombëtarja

Në vitin 2017, duke qenë në një takim me Akademinë e Shkencave Shqiptaro-Amerikane në institucionin ku punonte për rastin e një nënshtetasi Amerikan, titullari i institucionit pas një debati në aspektin ligjor pretendues të tyre vihen në diskutim dhe vlerësohen aftësitë e saj si punonjëse shumë e aftë në lidhje me pozicionin e profesionin e saj në atë institucion. Fatmira menjëherë kërkohet t’ i bashkëngjitet projektit të Akademisë në rastin e të burgosurve shqiptarë në Kumanovë, nga ai moment është anëtarësuar në Akademi, duke iu bashkangjitur stafit për këtë projekt, për të takuar me shumë liderë të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, në mbështetje të këtij rasti shumë delikat.

Në kuadër të këtij projekti Fatmira, ka pasur rastin dhe kënaqësitë të takoj liderë institucionalë e partiakë, Ambasadorë, personalitete të ndryshme si dhe të çështjeve fetare, në rrugëtimin për sensibilizimin e çështjes shqiptare si komb.

Misionarja

Për angazhimet e saj Fatmira, është dekoruar si misionare e paqes ndërkombëtare, duke fituar disa mirënjohje nga organizata e shoqata te ndryshme, nga vende të ndryshme si Kumanova, Malësia e Madhe, Ulqini, Bashkia Krujë, dhe nga shumë organizata të huaja nga sfera e të drejtave të njeriut dhe ato paqësore.

Vitin e kaluar, Fatmira, emërohem Ambasadore e Paqes. Ajo si grua e nënë shqiptare e dy fëmijëve shquhet për korrektësi, sinqeritet, guxim, sociale e humaniste, duke u gjetur në momentet kur kërkohet ndihma e saj, kryesisht në fushën e jurispondencës (penales), falë profesionit dhe eksperiencës e përkushtimit.

Ky është portreti i Fatmira Lamit, një kritike mjaft e guximshme, për të mbrojtur çdo padrejtësi, së cilës Agjencia e Lajmeve Jetapress, nga Lugina e Preshevës, i dëshiron suksese e mbarësi në misionin e saj, duke e ftuar të vijë në vizitë edhe Bujanocit, qytet atraktiv, që lidh tri shtete e disa kontinente.

(Shkrimi është huazuar nga Agjencia e lajmeve Jetapress, Bujanoc)