Përbërësit:

300 gr Lule Kungulli

2 gota uji me miell

1 gotë uji me kos

1 kokërr vezë

Gjysmë luge kafeje me sodë

Vaj

Pak kripë

Pak gjalpë (një lugë të vogël)

 

Përgatitja:

Në një tas të madh hedhim vezën, kosin, kripën dhe pak gjalpë.I rrahim fortë të gjithë përbërësit dhe më pas hedhim miellin dhe sodën. Vijojmë t’i rrahim fortë derisa masa e brumit të jetë e njëtrajtshme. Brumi duhet të jetë gjysmë i trashë dhe elastik.

Lulet e Kungullit të pastruara dhe të kriposura i fusim në brumin e petullave. Hedhim vajin në një tigan, të cilin e vendosim në zjarr. Kur vaji të jetë nxehur nisim të skuqim petullat. Mund të përdorim një lugë gjelle për ndarjen e brumit për çdo petull.

Duhet të kujdesemi që largësia nga njëra tjetra duhet të jetë deri në 3 apo 4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.