Në këtë periudhë pandemie, solidarizimi me familjet në nevojë është detyrim i gjithkujt që e ka këtë mundësi. Më vjen mirë kur shikoj se shumë kompani e biznesmenë, fondacione e organizata humanitare, si në diasporë ashtu dhe në trojet tona, janë mobilizuar dhe po u dalin në ndihmë familjeve në nevojë.

Në kuadër të donacioneve të biznesit tonë familjar, përmes një aksioni të ndërmarrë këto ditë dhuruam mijëra kuponë që po u shpërndahen familjeve në nevojë në qytetin e Tetovës dhe në komunat përreth. Këto letra me vlerë do t’u shërbejnë atyre për t’u furnizuar me artikujt e nevojshëm ushqimorë dhe higjienik.

Me këtë rast po e theksoj se përmes këtij postimi dua t’i jap një impuls të ri ftesës drejtuar bizneseve, kudo qofshin ato, të jenë sa më pranë këtyre familjeve pasi në këto momente të vështira, shpresa e tyre jemi ne.

Realizimi i ndihmave duke blerë produkte vendore është ndihmë gjithashtu edhe për prodhuesit dhe ekonominë e vendit.

Duke i mbështetur familjet në nevojë, e duke i zbatuar me disiplinë masat kundër koronavirusit, do ta kalojmë më lehtë e do ta mposhtim shpejt pandeminë.

18 maj 2020.