“Rilidhim komunitetet: Advokim për gjithëpërfshirjen shoqërore të komuniteteve në nevojë në Bashkinë e Tropojës” është projekti që WPS Albania “Gratë në Shërbim Publik” po zbaton në Tropojë, me mbështetjen financiare të USAID/Albania, nëpërmjet Programit për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin e Përshpejtuar të Shoqërisë Civile, grand i cili administrohet nga ANTTARC.

Fokusi kryesor i këtij projekti ka qënë mbështetja e komuniteteve në nevojë, për të marrë pjesë aktive në vendimmarrjen vendore, si dhe rritja e angazhimit dhe kapaciteteve të organizatave vendore, rinisë, grave dhe grupeve komunitare në Tropojë, për të advokuar për gjithpërfshirjen shoqërore dhe politike të grupeve në nevojë.

Në përmbushje të këtij objektivi janë organizuar trajnime për rritjen e kapaciteteve jo vetëm të grupeve në nevojë por edhe persona nga institucione të qeverisë likale, ojf, agjentë të ndryshimit, etj.

Mbas diskutimeve, gjatë trajnimeve por edhe në vazhdimësi, përgjatë muajve, shkurt, mars dhe prill, për nevojat imediate të këtij target grupi, është arritur të hartohen dy dokumete politikash që do të dorëzohen zyrtarisht tek Bashkia Tropojë dhe Këshilli Bashkiak i saj, të cilët kanë qënë shumë të hapur bashkëpunues dhe e kanë mirëpritur qysh në fillim, implementimin me sukses të këtij projekti.

Megjithëse në kushte të pazakonta, për të diskutuar mbi këto dokumente, por edhe mbi situatat e krijuar nga pandemia Covid-19, vështirësitë ekonomike dhe sociale që po kalojnë veçanërisht grupet në nevojë, u organizua një tryezë e rrumbullakët, virtuale.

Në pothuajse 2 orë diskutime, përmes platformës ZOOM, u shkëmbyen përvojat, sfidat dhe angazhimi që diskutantët kanë pasë gjatë kësaj periudhe për t’u ardhur në ndihmë më të prekurve nga situata.

Falenderojmë për pjesmarrjen dhe angazhimin aktiv në diskutime znj. Shote Basha-Kryetare e Këshillit Bashkiak Tropojë, znj. Kujtime Nurja-nga organizata “Hapa të lehtë”, z. Xhevdet Hoxha-Kryetar i Shoqatës “Integrimi”, z. Astrit Metaliaj- Kryetar i Shoqatës “Alpin”, znj. Lulzime Gjyriqi- drejtuese për Tropojën e Fondacionit “Mary Ward Loreto”, znj. Nafie Dushaj-mësuese, dhe gjithë pjesmarrësit e tjerë në këtë tryezë.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak, znj Shote Basha, në përfundim të këtij takimi, u shpreh: “Për mua do jetë prioritet mbështetja e grupeve vunerable dhe për këtë do kërkoj edhe suportin e gjithë anëtarëve të këshillit”.

Advokimi dhe lobimi ynë, për dy dokumentet e politikave që do të dorëzohen në Bashkinë e Tropojës dhe Këshillin Bashkiak, ka filluar me “këmbën e mbarë”.

Dy janë propozimet që do të paraqiten për miratim:

-“Përjashtimi nga tarifa e regjistrimit në kopësht dhe çerdhe për fëmijët romë, jetimë apo që po rriten nga vajza/nëna, si dhe të atyre nga familjet me të ardhura ekonomike nën standardin minimal në qytetin e Tropojës”.

-“Ndërtimi i rampave në institucionet publike për personat me aftësi të kufizuara në Tropojë”.