– E papranueshme heshtja dhe mos kërkimi i ndjesës sot, pasi Gjykata e Posaçme pushoj me 20 maj akuzat për përgatitjen e akteve terroriste ne ndeshjen me Izraelin, qe do te luhej ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodrës ne nëntor te vitit 2016 –

        Televizionet kryesore qendrore ne Tirane, portalet e ditës dhe gazetat, çuditërisht heshtën ndaj vendimit te Gjykates se Posaçme te datës 20 maj, e cila pushoj çështjen e bujshme ndaj 4 shkodraneve, qe ishin akuzuar për “ Vepra me qëllime terroriste”, “ Kanosje për kryerjen e veprave terroriste” dhe “Organizata Terroriste ! ”. Ky lajm u transmetua vetem nga mediat lokale ne Shkoder.
            Për këto akuza, ata ishin arrestuar 4 vite me pare, ne nëntor te vitit 2016, vetëm pak dite para se te luhej ndeshja mes Kombëtares se Futbollit te Shqipërisë dhe Përfaqësueses se Izraelit, e caktuar për tu zhvilluar ne stadiumin “Loro Boriçi” te qytetit te Shkodrës. Këto arrestime ne atë periudhe benë shume jehonë edhe ne mediat ndërkombëtare, pasi thuhej se ishte zbuluar një grup terrorist me lidhje deri dhe me drejtuese te ISIS, qe kishin programuar te kryenin akte terroriste ne stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes me Izraelin ! Shkodra dhe Shqipëria për me shume se një jave, u vunë ne krye te lajmeve ndërkombëtare (natyrisht per te keq) , gjithashtu përfshinë edhe Kosovën pasi thane se grupi terrorist nga Shkodra ishte i lidhur me persona te kësaj kategorie ne Kosove.
                Kjo beri qe te anulohej zhvillimi i ndeshjes me Izraelin ne Shkoder, dhe te zhvendosej ne Elbasan.
                Ndërkohë ne televizionet qendrore te Tiranës, ne portalet e ditë

                Ndërkohë ne televizionet qendrore te Tiranës, ne portalet e ditës dhe ne gazeta, për disa dite me radhe shkruhej, flitej e debatohej për aktin terrorist qe ishte planifikuar për tu kryer ne Shkoder ! Përmendeshin zbulime ne rrjetet sociale, agjenci kombëtare e ndërkombëtare zbulimi, ambasada te huaja, shërbime sekrete nga Shqipëria e Kosova e deri ne SHBA e Izrael e te tjera, e te tjera ! Shkodrës dhe Shqipërisë ne tërësi i doli nami kaq për te keq, gati njësoi si te ishte kryer me te vërtetë akti terrorist !
            Ne fund, pas rreth 4 vitesh arrestime e hetime ne Shqipëri e Kosovës, kemi vendimin e Gjykatës se Posaçme qe e pushon këtë çështje, sepse nuk u arrit te provohej përgatitja për kryerjen e aktit terrorist ! Te arrestuarit u zhveshën ne këto akuza dhe u lanë te lire ! E pra, çuditërisht, fundi i kësaj historie me datën 20 maj, siç e cekem ne fillim, nuk iu njoftua opinionit publik nga mediat kryesore qendrore ! Heshtja qe treguan është e papranueshme, pasi edhe ligjërisht ato kishin detyrimin qe, siç kane dhëne arrestimet e akuzat, te jepnin edhe pushimin e tyre e lirimin e te arrestuarve !
            E papranueshme edhe heshtja e Shërbimit Sekret Shqiptar ( ne Shqipëri e Kosove), Antiterrorit Shqiptar ( ne Shqipëri e Kosove) dhe e Prokurorisë Shqiptare (ne Shqipëri dhe Kosove), qe me daten 20 maj nuk morën guximin te kërkonin ndjese për këtë rast ! Duhej te kërkonin ndjese për te gjithë atë zhurme te madhe qe u be 4 vite me pare, për këtë ngjarje dhe fundin e saj sot : ASGJE !
            Ajo ngjarje nuk ka ndodhur 400 vjet me pare, por 4 vite me pare, prandaj dhe nuk mund te harrohet lehte jo thjeshte se u arrestuan 4 vete, por për akuzat ndaj tyre e qëllimet, dhe imazhin e dëmshëm qe ju krijua Shqipërisë ne atë periudhe ! Ndaj heshtja e tyre sot është e pajustifikueshme !
            Per kete qëndrim aspak serioz te ketyre agjencive shume te rendesishme shteterore, ia vlen qe se paku te mbahet nje seance e posaçme debati ne Kuvendin e Shqiperise, e pse jo, edhe ne Kuvendin e te Kosoves , ku te trajtohet ky rast si nje shembull i keq qe nuk duhet te perseritet me per anje rrethane, pasi kot nuk thone “me zi marrja se demi” !

dhe ne gazeta, për disa dite me radhe shkruhej, flitej e debatohej për aktin terrorist qe ishte planifikuar për tu kryer ne Shkoder ! Përmendeshin zbulime ne rrjetet sociale, agjenci kombëtare e ndërkombëtare zbulimi, ambasada te huaja, shërbime sekrete nga Shqipëria e Kosova e deri ne SHBA e Izrael e te tjera, e te tjera ! Shkodrës dhe Shqipërisë ne tërësi i doli nami kaq për te keq, gati njësoi si te ishte kryer me te vërtetë akti terrorist !