/ Komuna e Leposaviqit dhe disa vendbanime të komunës së Rashkës iu bashkangjitën Kosovës, më vitin 1959/

Nga: Xhemaledin SALIHU

Gjatë vitit 1834, si shihet edhe në këtë hartën nr.1, Serbia ishte e ndarë në 5 krahina dhe 119 rrethe.
“…Ka nevoja imperative gjeografike dhe ekonomike. Kjo ishte e qartë: lugina e Moravës dhe Vardarit janë një tërësi gjeografike, në to patjetër duhet të ndërtohet një shtet. Në këte duhet kërkuar edhe at synimin, i cili është zhvilluar në Serbinë e Moravës, që ajo të shtrihet dhe të zgjërohet kah Jugu, në Luginën e Vardarit.Në pikëpamje territoriale është synimi kryesor, të cilin e shfaqte ky shtet, synim që para 3 dekadave ishte synim i pavetëdijshëm. Pas çlirimit të Serbisë 1804-1815, ajo tri herë, më 1833, më 1878 dhe herën e fundit më 1912, vazhdimisht është zgjëruar… Pas vitit 1880 kur mbaroi ndërtimi i Hekurudhës Beograd-Selanik, zgjërimi i Serbisë kah jugu u bë synim i vetëdijshëm, program nacional.” shkruan Jovan Cvijiqi.
Kuvendi Popullor i Republikës Popullore së Serbisë, më 18 prill 1947 aprovoi Ligjin mbi ndarjen administrative territoriale të Republikës Popullore të Serbisë, sipas së cilës njësi administrative territorial ishin: rrethet, qytetet, rajonet qytezë dhe këshillat lokale popullore ose vendbanimet qytetare.
Kështu me aprovimin e këtij Ligji, Preshevës iu hoq njësia administrative territoriale rrethi dhe u themelua rrethi i Bujanocit, me qendër në Bujanoc.
Presheva që nga themelimi i Kazasë së Preshevës në kuadër të Vilajetit të Kosovës, Sanxhakut të Prishtinës, pas Kongresit të Berlinit, më 1878 kishte në përbërje edhe Nahinë e Bujanocit dhe të Tërgovishtës deri më 1918, pastaj me themelimin e Jugosllavisë Mbretërore, më 1919 ishte rreth në Banovinën e Vardarit, me qendër në Shkup, me qarkun në Kumanovë, deri më 1947 dhe kishte në përbërje edhe Bujanocin dhe Tërgovishten.
Më 6 tetor 1949, Kuvendi Popullor i Republikws Popullore të Serbisë nxorri një Dekret mbi ndryshimet administrative territoriale të ndarjes së Republikës Popullore të Serbisë dhe disa vende u shpallën qytete: Bujanoci u shpall qytet.
Në Kosovë, qytet u shpallën: Vushtria, Gjilani, Gjakova dhe Ferizaji
Shumë ndryshime administrative territoriale ndodhën prej vitit 1944 deri më vitin 1954.Kështu në Kosovë, më 1947: nga rrethi i Vushtrisë, në rrethin e Zveçanit kaluan: Bajgora, Maxherja.
Pastaj nga rrethi i Gjilanit, në rrethin e Bujanocit kaluan: Kijeva, Konçuli, Maxherja/Preshevë-komuna/, Ranatoci/Preshevë-komuna/.
Më vitin 1947: nga rrethi i Gjilanit, në rrethin e Bujanocit kaluan:Ceravajka/Preshevë-komuna/, Konçuli, më 18.IV.1947/Fletorja zyrtare nr.17/1947/.
Më 7.XII.1947, nga rrethi i Gjilanit në rrethin e Bujanocit kaluan: Maxherja, Ranatoci /Preshevë-komuna/ /Fletorja zyrtare nr.59/1947/
Në verën e vitit 1947, nga rrethi i Gjilanit, në komunën e Preshevës kaluan: Kurbalia, Staneci, Seferi, Buhiçi, Caravajka, Peçena, Depca, Maxherja dhe Ranatoci, që gjithmonë dhe pandërprerë ishin pjesë e Kosovës, deri në vitin 1947, çuditërisht shkëputen nga ajo dhe i bashakngjiten Preshevës.
Më 1949: nga rrethi i Kamenices në rrethin e Bujanocit kaloi: Zarbinca
Gjatë ndryshimeve të këtij viti askund nuk përmendet komuna e Zvecanit, Zubin Potokut.
Më 9.IV.1952, nga rrethi i Pcinjës/Vranjë/, në rrethin e Bujanocit kaluan: Barbaca dhe Novosella/Fletorja zyrtare nr.15/1952/.
Më 1.III.1949: nga rrethi i Kamenicës, në rrethin e Bujanocit kaloi: Zarbinca/Fletorja zyrtare nr.11/1949/.
Poashtu disa ndryshime ndodhën ndërmjet rrethit të Gjilanit dhe Kamenicës, kur disa fshatra kaluan në rrethin e Gjilanit.
Gjatë vitit 1959, ndodhi kalimi i Leposaviqit në Kosovë, komunë e pastër serbe dhe askush nuk pati spjegim pse ndodhi ky bashkim i Leposaviqit me Kosovën, bile thuhet nuk ka as dokumentacion lidhur me këtë bashkim të Leposaviqit në Kosovë.
Leposaviqi u nda nga rrethi i Rashkës dhe Ibrit dhe iu bashkangjit Kosovës, sipas një variante për ta përforcuar elementin serb në Kosovë. Këtë e sforcoi, në atë kohë Slobodan Peneziqi-Kërcuni.
Varianta e dytë që përflitet ndodhi me kërkesën e Shqiptarëve dhe se Leposaviqin Petar Stamboliqi ia dhuroi Kosovës, përshkak të disa arsyeve gjeografike.

Mirëpo lidhur me bashkangjitjen e Leposaviqit Kosovës, asnjë herë nuk u dha spjegim i saktë dhe i vërtetë. Edhepse folet se Leposaviqi iu bashkangjit Kosovës, për tu zgjedhur delegat Petar Stamboliqi.

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Kosova dhe Metohija/Kosova/ iu kthyan ish_Jugosllavisë dhe hyn në kuadër të Republikës Popullore, më vonë Socialiste të Serbisë.
Autonomi Krahinore e Kosovës dhe Metohisë u shpall më 10 korrik 1945.
Kufijt e sotëm, ajo i fitoi më 1959, me shtrirjen e saj në veri, kur disa pjesë të komunës së Rashkës, të banuara me popullatë serbe iu bashkangjitën Kosovës, komunës së Leposaviqit, e cila ishte në kuadër të Kosovës.

Harta nr.1, Harta nr.2, Harta nr.3, 4.Faksimili