Ballina Kulturë NËN ANIJEN KALLI UJIN – Nga Hasan Muzli SELIMI

NËN ANIJEN KALLI UJIN – Nga Hasan Muzli SELIMI

 

Nuk e di pse m`kishin ftuar,
Nuk e di, m`kishin cakuar, apo ftuar,
ndoshta caktuar për t`shikuar,
dëgjuar,
n`atë liman t`kulluar,
anijet e zgjedhura marshonin,
n`paradën e modës, udhë i jepnin kohës,
me njëra-tjetrën vallëzonin,

Unë dëgjova një fjalë.
një djalë foli ashpër, ( epsh i pafajësuar )
Të dua,
vajza u trondit,
preku një thua,
pa mbaruar dhimbja e fjalës,
pyet,
çka ban, ti për mua?
anijen më të bukur e djeg,
t`ruaj interesat e tua.

E di pse më kishin caktuar,
në të njëjtin limon,
me anije të fituar,
në molin e rrezikuar,
dëgjoj një fjalë,
i njëjti djalë u tërbua,
tani ty s`të dua,
vajza shkuli të njëjtin thua,
pyet,
ti tani s`bën asgjë për mua?
do rrafshoj,
nën tokë, nën ujë anijen e fituar,
embrioni i krijuar u deformua,
vajza braktisi anijen,
fetusin e ngatërruar,
djalin shikonte.
prej larg,

22.05.2020