Vaje e gjamë bjeshkës në Alpe,
Bajram Currit, Malsisë Gjakovës,
Kuj t`I fshij lotët në Faqe,
Shkelzenit, Jezercës ,
a një lulje në dëjë të borës..

A një Vjollce, manushaqe,
që aq të deshi, aq kushtim,
lidhur si dy degë të pandame,
dy zemra arti në nji..

Kujt t` kryeshnosh sot ikjen,
Ikjen o bilbili i kangës,
Shlëlzen Zalli, o fisnik,
Hyre në libra në krah të legjëndes..

Qan Valbona, qan Bushtrica,
Qan Shudenica, Vitalina,
Gjithë ujëvarat , zana, çika,
Krojet s` prajnë , e zi a` dita..

Pushoi zemra e poetit,
Pushoi zemra e këngetarit,
Renkojnë mbytyr valët e detit,
Mafez të zi vunë orët e malit..

Gjithë një jet si punon bleta,
Pa u ndier, pa ba zhurmë,
Shpirtin shkrive përmbi vjersha,
Fantazitë latove në gurë..

Bashkëudhetar në hulli levrimi,
Letërsisë për femijë,
sa herë erdhe mik te Fieri,
ngritëm artit shend- dolli..

Ti sqimtar, artist i lindur,
Eksplor botës feminore,
Ti kurrë nuk lype meritën,
Qeshje me arritjet , gezoje..

Gezoje arritjet miqesh,
Gezoje, se ishe vetor në hulli,
Gjitha stinet, gjitha vitet,
Fale pa kurësim mirësi..

Ti si gazetar i shquar,
Radios ngrite fole zogjësh,
Mijra urime, të kanë vershuar,
Prej degjuesve në skaje të botës..

Oh, kjo dhimbë miku për mikun,
Oh kjo gjamë, në një ditë maji,
Bilbilat sot kangën kanë fikun,
iku Krybilbili Shkëlzen Zalli..

Se na iku fizikisht,
Mes nesh la libra, la këngë,
Gjithë janë shkrirë krijimtarisë,
Një Akademi, “Zalli” me famë..

Mik nga larg, vajtoi për ty,
Dhe pse e di s` të pëlqen vaji,
Ishe, mbete fisnikëri,
Mbete mal prej atdhetari..

Po në krah të Naimit Madh,
në prag Festën e poezisë,
I artë kjoftë udhtimi në Parajsë,
Meteor i letërsisë..

Ah malsor, malsori i mirë,
Një bletar, brilant- shkrimtar,
Dashnor jetës, i fantazisë,
Nji shkamb bjeshke ngul në Tiranë