Duke folur gjatë një interviste së bashku me mikun dhe partnerin e tij të biznesit Jimmy Iovine, producenti i famshëm dhe themeluesi i N.W.A. Dr. Dre, foli për famën në epokën e mediave sociale dhe tregoi pse nuk është adhurues i tyre, shkruan revista NME.

“Kur filloi fama ime, me siguri do t’i urreja mediat sociale nëse do të ekzistonin atëherë”, tha Dr. Dre për revistën GQ. “Shkatërrohet një lloj mistike. Më pëlqen pritja. Nuk kam nevoj që çdokush të dijë secilën minutë ku jam dhe çka bëj. Apo çka do të bëj. Ka ekzistuar një misticizëm që vinte me muzikën dhe pritja se çka do të ndodhë ishte argëtuese”.

Ndërsa miku i tij Iovine tha: “Mendoj se tani fama është më e rëndësishme se që ka qenë, pëlqimet në faqet e rrjeteve sociale etj. Ndërsa përpara, muzika e re dhe puna kanë qenë marketingu i vetëm”.

Gjatë intervistës, Dr. Dre dhe Iovine diskutuan për planet e nisjes së shkollës së tyre të mesme private.

Muajin e kaluar albumi debutues i Dr. Dre “The Cronic”, i publikuar në vitin 1992, u publikua në të gjitha platformat për dëgjim online, transmeton Koha. / K