Me 20 Prill 2020 Këshilli Evropian vendosi përhapjen e negociatave anëtarësimit me Republikën e Shqipërisë. Ky ishte një hap historik rrugën e evropiane të vëndit.Vendimi i KE u bazua mbi përparimet e arriturnë pesë prioritetet dhe pritej që do nxisë tej reformat vend. Vendimi i Këshillit ishte, gjithashtu, një shenjë besimi dhe një përgjegjësie madhe, cilën Qeveria Shqiptare do të duhetta realizojë duke përmbushur kohë dhecilësisht gjitha kërkesat e procesit anëtarësimit BE.

Vendimi nga Këshilli Evropian për vazhdimin e procesit zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimorështë bazuar Komunikatën e Komisionit përmetodologjinë e re titulluar Pasurimi i procesit negociataveNjë perspektivë e besueshme BE për Ballkanin Perëndimor”. Kjo metodologjie re do ta bëjë procesin besueshëm, parashikueshëm, të rikthyeshëm dhe dinamik. Shqipëria është deklaruar e gatshme për plotësuar kërkesat cilat burojnë nganegociatat e anëtarësimit, sipas metodologjisë re.

Pas vendimit të Këshillit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë bazuar nëmetodologjinë e re, Qeveria Shqiptare u deklarua se Shqipëria “…do jetë e përkushtuar plotësisht përmbushjen kohë kushteve kërkuara deri Konferencën e parë Ndërqeveritaredo vijojë agjendën e saj reformave me përkushtim palëkundur do luajë një rol konstruktiv rajon dhe do vazhdojë te bashkohet me Politikën e Jashtmedhe Sigurisë BE-. (MEPJ, 26 Prill2020).

Që nga marrja e vendimit të KE për hapjen e negociatave përantarësim me Shqipërinë, në Shqipëri jo vetëm që nuk po vërehet kurrëfarë përparimi, por, në të kundërtën po braktisenparimet kryesore Evropiane të qeverisjes. Koha po kalon. Raporti i vlerësimit nga BE për Shqipërinë do dalë në shtator tëkëtij viti. Pra, vëndit iu hapën negociatat për antarësim nëBashkimin Evropian, por mënyra sesi Shqipëria po qeverisetaktualisht, po ngadalëson dinamikën e realizimit të reformavedhe detyrimeve të tjera ndaj BE dhe dukshëm po i shmangetagjendës Evropiane. Përgjegjësitë kryesore për këtë situatë bien mbi Qeverinë Rama, që po shkelë qartazi parimet Evropianeqeverisëse, të sanksionuara në Traktatin e Lisbonës.

Parimi kryesor i qeverisjes evropiane është legjitimiteti. Nëshkencat politike është e drejta dhe pranimi i një autoriteti qëzgjidhet nga populli dhe që qeveris bazuar në drejtësi dhevlefshmëri në përputhje të plotë me ligjet, konstitucionalitetindhe premtimet.  “Legitimacy” in International Encyclopedia of the Social Sciences ,Vol. 9 (p. 244). Neë York: Macmillan, 1968)

Në demokraci, legjitimiteti është shumë i rëndësishëm sepseprodhon stabilitet politik dhe kohezion social që burojnë nga njëqeveri që zgjidhet përmes zgjedhjeve demokratike, pluraliste, tëlira e të ndershme dhe që ekziston bazuar në respekt tëkushtetutës, ligjit dhe të mbajtjes së premtimeve të bëra përparapopullit. Pra legjitimiteti është ideologji e popullit dhe jo e sunduesve. Populli është burimi kryesor i legjitimitetit. Populli e jep dhe populli e heq legjitimitetin. Në sistemin demokratiklegjitimiteti buron nga idetë, mbështetja popullore, përfaqësimi, zgjedhjet, drejtimi i mazhorancave, liritë civile dhe privilegje tëvlefshme për popullin.

Analizuar mbi këto përcaktime shkencore të legjitimitetitqeverisja qëndrore dhe vendore në Shqipëri qartazi ka vënë nëdyshim legjitimitetin saj. Së pari, në mënyrën sesi janë zgjedhurorganet qëndrore dhe vendore. Së dyti në mënyrën sesi po qeveriset vëndi në nivel qëndror dhe vendor në respekt tëkushtetutës dhe ligjit. Së treti, në sjelljen e qeverisë ndajpremtimeve të bëra përpara popullit gjatë zgjedhjeve.  

Në aspektin e parë, në mënyrën sesi është zgjedhur, Qeveriaaktuale ka ardhur në pushtet në 2017 nëpërmjet një procesizgjedhor mjaft të kontestuar, me shkelje dhe abuzime të shumtaqë janë konstatuar dhe kritikuar nga aktorë lokalë dhendërkombëtarë. (Shiko: OSCE/ODIHR Report mbi Zgjedhjetnë Shqipëri, në Qershor 2017) Këto zgjedhje prodhuan njëparlament jo përfaqësues, me element të shumtë të inkriminuar, të paaftë dhe të papërgjegjshëm për rolin e tyre në pushtetinlegjislativ. Përballë një përfaqësimi të tillë, ekzekutivi qëndrorrrëmbeu atributet e parlamentit, duke shndërruar sistemin politiknërepublikë ekzekutive’, pra, duke deformuar themelet e legjitimitetit të demokracisë përfaqësuese. Kriza politike e vitit2019 e la zbuluar parlamentin pa opozitë ose me një quaziopozitë si dhe me një numër deputetësh më pak se 140 qëparashikon kushtetuta.  

Në zgjedhjet vendore të vitit 2019, u cënuan tërësisht parimetdemokratike për zgjedhje pluraliste, të lira e të ndershme. Në atozgjedhje mori pjesë vetëm partia në pushtet, pa konkurrencë, pa garë, pa alternativa politike. Madje, edhe në kushtet e zgjedhjevemoniste, vëzhguesit lokalë e ndërkombëtarë konstatuan shkeljedhe abuzime të shumta, që arritën kulmin me zgjedhjen e bashkiakëve me rekorde kriminale kombëtare dhendërkombëtare. U vërejt qartazi, si në zgjedhjet qëndrore ashtuedhe në ato vendore lidhja e politikës me krimin e organizuardhe korrupsionin. Zgjedhjet vendore varrosën demokracinë e qeverisjes vendore. Pushtetet u vertikalizuan në mënyrë moniste. Sistemi i legjitimitetit demokratik u fut në kolaps. Këto zgjedhjei injoroi plotësisht Këshilli i Evropës dhe Kongresi iAutoriteteve Vëndore, që nuk dërgoi asnjë vëzhgues. (Announcement of The Congress of Local and Regional Authorities of the Council of Europe, June 26,2019)

Në aspektin e dytë, legjitimiteti ka të bëjë më mënyrën e qeverisjes, që presupozohet të mbështetet në drejtësi, sundimin e kushtetutës dhe ligjit. Edhe në këtë aspekt të legjitmitetit qeveriashqiptare po i largohet parimeve evropiane të qeverisjes. Ekzekutivi Rama, në të dy nivelet, qëndror dhe vendor po shkelabuzivisht rendin kushtetues dhe po zvarrit krijimin e organevetë reja të drejtësisë, duke filluar nga Gjykata Kushtetuese dheGjykata e Lartë. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese,ekzekutivi në të dy nivelet po kalon ligje dhe vendime, po ndërmerr masa dhe veprime anti-kushtetuese.

Presidenti Republikës, Meta ka refuzuar dekretimin e një numërishumë të madh ligjesh, por ‘parlamenti ekzekutivi ka kaluarato sërish. Vëndi po qeveriset në shkelje të plotë tëkushtetueshmërisë, pra në injorim të plotë të shtetit ligjor, të tëdrejtave të njeriut, të lirisë së shprehjes dhe mediave dhe të zërittë shoqërisë civile. Po injorohet plotësisht opozita politike. Por jo vetëm. Institucione të rëndësishme kushtetuese si Presidenti iRepublikës, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Avokati i Popullit nuk po përfillen aspak nga Qeveria Rama në të dy nivelet. Cdo reformëpo ngadalësohet, sic është reforma në drejtësi, ose po bllokohenreformat e tjera të kërkuara nga BE dhe Budestagu Gjerman.

Së treti, parimi i legjitimitetit është dinamik, varësisht edhe ngambajtja e premtimeve të qeverisë të bëra gjatë fushatëselektorale. Akademiku amerikan i shkencave politike, Robert A. Dahl e shpjegon legjitimitetin si një rezevuar: për aq kohë sa uji është në nivelin e dhënë, stabiliteti politik qëndron, nëse ai bienën nivelin e kërkuar legjitimiteti politik është i rrezikuar.(Robert A. Dahl, Polyarchy: Participation and Opposition (pp. 124–188). Neë Haven (Connecticut) and London: Yale University Press, 1971)

Vështruar mbi këtë koncept teorik, Qeveria Rama, qysh nëzgjedhjet e 2017, doli me premtime në ajër, pa kurrëfarëprogrami të mirëfilltë. Më pas shkeli dukshëm cdo lloj premtimi, nga punësimi, rritja ekonomike, arsimi, shëndetsia e deri tëintegrimi Evropian. Kjo nëpërkëmbje premtimesh duket qartazise e ka ulur së tepërmi mbështetjen popullore.

Treguesi më evident për këtë rënie mbështetjes për QeverinëRama ishin zgjedhjet lokale të vitit 2019, ku kandidoi e vetmePartia Socialiste e drejtuar prej tij. Në këto zgjedhje morën pjesëvetëm 21.6 përqind e zgjedhësve, cka reflekton një rënie afro 25 përqind të mbështetjes popullore për mazhorancën e QeverisëRama. (Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Shqiptarja.com, 01 Korrik 2019) Pas zgjedhjeve vendore, përformanca e qeverisëRama ka ardhur duke u përkeqësuar, sidomos në rrafshinekonomik e social dhe treguesit e tjera që rrjedhin prej tyre.

Pra, Qeveria Shqiptare nën drejtimin e z. Rama dukshëm po qeveris pa legjitimitet dhe madje po e thellon delegjitimitetin e saj nga dita në ditë. Mënyra sesi është zgjedhur në nivel qëndrordhe vendor, korrupsioni dhe krimi i organizuar po rriten cdoditë, qeverisja në shkelje flagrante të kushtetushmërisë dhesundimit ligjit, cënimi i rëndë i lirive dhe drejtave njeriut, shantazhimi i medias, injorimi i shoqërisë civile, shkelja e rritje e premtimeve të bëra ndaj popullit aspektin ekonomik e social, po demonstrojnë qartazi se Qeveria Rama e ka humburlegjitimitetin politik. Kjo, tanimë po bëhet gjithnjë e e diturnga aktorë dhe faktorë kredibël lokal dhe ndërkombëtar, mediatik dhe politik, të cilët po deklarohen që qeveria Rama është duke qeverisur pa legjitimitet dhe këshu po e largonShqipërinë nga rruga e integrimit Evropian.