Transmetimin e situatës në vend dhe shembjen e teatrit e kanë raportuar media ndërkombëtare, mes tyre ReutersDaily MailBalkan InsightExit NewsDaily IndipendentThe Washington PostAssociated Press.

“Reuters” ndër të tjera shkruante:

Autoritetet shqiptare filluan rrënimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, mëngjesin e kësaj të diele, pasi tërhoqën duzina aktorësh dhe aktivistësh, që e mbronin atë. Teksa i tërhiqnin ata brohorisnin “turp” dhe “diktaturë”.

Për më shumë se dy vjet aktorë, aktivistë dhe opozita kanë kundërshtuar planet e kryeministrit, Edi Rama për të ndërtuar një teatër të ri, duke thënë se ndërtesa ekzistuese ishte pjesë e trashëgimisë së vendit, dhe e akuzuan atë për praktika korruptive.

Protesta çoi në 37 arrestime dhe një polic u shtrua në spital pasi u godit nga protestuesit. Ndërsa një dëshmitar i ‘Reuters’ gjithashtu se kishte parë një protestues me lëndime në kokë.

Njëri nga të arrestuarit, analist i medieve, Alfred Lela, tha pas lirimit të tij se policia kishte përdorur dhunë të pajustifikuar dhe abuzim verbal. Policët shkelmuan protestuesit, të cilët hodhën shishe uji, sipas një dëshmitari të Reuters, por policia tha se akuzat për dhunë ishin të pavërteta.

Për zhvillimet në Tiranë, Associated Press shkruan: “Policia shqiptare është përleshur me mbështetës të opozitës, të cilët po protestonin për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar të vendit në kryeqytetin e Tiranës”.

Në shkrim theksohet se “Policia largoi me forcë një grup artistësh dhe disa drejtues të opozitës nga ndërtesa e Teatrit mëngjesin e kësaj të diele para se makineritë e rënda të fillonin ta rrëzonin atë.

Vendimi i qeverisë për të shkatërruar Teatrin e vjetër Kombëtar, të ndërtuar nga italianët kur ata pushtuan Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, u kundërshtua nga artistë dhe të tjerë që e donin atë të rinovuar.

Një politikan i opozitës tha se 30 persona, përfshirë një gazetar, u arrestuan nga policia. Autoritetet nuk e kanë komentuar raportimin.

Pamjet televizive treguan Monika Kryemadhin, drejtuese e një partie të vogël opozitare dhe bashkëshorte e Presidentit të vendit, duke u futur në një furgon policie. Pozita e presidentit në Shqipëri është kryesisht një post ceremonial.

Drejtuesi i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, u kërkoi qytetarëve të rrëzonin qeverinë për shkatërrimin e teatrit”,- sqarohet ne shkrimin e AP.

The Washington Post:

“Presidenti Ilir Meta e cilesoi levizjen e qeverise se majte te kryeministrit Edi Rama si “nje krim kushtetues, ligjor dhe moral”. Ne nje postim ne Facebook kryeministri Rama krahasoi pikepamjet e vjetra dhe te rinovuara nga kryeqyteti,: “Ata nuk mund te ndalojne Tiranen!” Nje deklarate nga zyra e Bashkimit Evropian ne Tirane shpreh keqardhje per prishjen e teatrit ne nje kohe kur ata kishin bere thirrje per negociata me shoqerine civile, dhe per partite politike per te shmangur “pershkallezimin e situates”, nenvizohet ne artikull.