Fjala e plotë e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu:

Përshëndetje të gjithëve!

Dua së pari t’ju falenderoj të gjithëve për durimin dhe përgjegjshmërinë e treguar deri tani, në përpjekjen e përbashkët për të frenuar përhapjen e COVID-19 në vendin tonë.

Plani ynë i rihapjes po shkon sipas parashikimit, numri i të shëruarve ka kaluar 70% të numrit të infektuarve total të konfirmuar, sot kemi një numër të prekurve aktiv 199 raste, të përqëndruar kryesisht në qarqet Tiranë, Durrës dhe Shkodër.

Prej tashmë 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete dhe indikatorët e matjes së ecurisë së epidemisë na lejojnë të vijojmë me hapat e mëtejshëm të planit tonë të rihapjes graduale.

Edhe kjo fundjavë si fundjava e shkuar do të ketë të njëjtat rregulla, pra do të lejohen të moshuarit sipas orarit të përcaktuar si dhe familjet dhe fëmijet deri në 14 vjeç.

Gjatë ditës së shtunë do të ushtrojnë aktivitetin markete dhe farmacitë deri në orën 17:30 ndërsa të dielën do të jetë të mbyllura.

Nga dita e hënë data 11 Maj, siç e kemi lajmëruar, shtohen si zonat të gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje) deri në orën 21:00.

Ndërkohë që mbeten në fuqi rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

Po kështu, nga data 11 Maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë,

me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si më poshtë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare.

Theksojmë se është shumë i rëndësishëm zbatimi protokolleve të sogurisë ruajta e distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete biznesi, ku ashtu siç po realizohet në vijimësi, task forca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë.

Duke filluar nga data 11 Maj të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.

Në vijim të Planit të rihapjes, nëse do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm, sa i përket rasteve aktive ditore, numrit të shtruarve në spitale, pacientëve në terapi intensive, kemi planifikuar që prej datës 18 Maj:

Do të fillojë zhvillimi i procesit mesimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambjentet e jashtme deri në orën 17:30 me protokolle rigoroze të sigurisë.

Duke filluar nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantiim në banesë.

Prej dates 18 Maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.

Nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambjente të hapura.

Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet kulturore dhe sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura.

Po kështu do të vijojë të mbetet në fuqi ndalimi i grumbullimeve me shumë se pesë personave në ambientet publike si dhe do të mbetet i mbyllur dhe transporti publik.

Sipas planit në tentativë, nëse të dhënat do të jenë të qendrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private.

Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshem të kushteve higjeno-sanitare për çdo do strukture të kopshteve dhe çerdheve dhe standardeve qe duhet të plotesojne për të mirëpritur femijët në këto institucione me rregullat e reja.

Protokollet e sigurisë të bëhen  të  njohura në ditët ne vijim, ku dhe do te ngarkohen per zbatim te gjithe insitucionet pergjegjese per plotesimin e tyre deri ne kete date.

Te dashur qytetare roli i secilit prej jush mbetet i pazevendesueshem nese duam qe te shkojme perpara me planin tone te rihapjes.

Normaliteti i ri, kerkon te ruajme distancimin fizik dhe rregullat e higjenes personale.

Pa vaksinen apo trajtimin perkates e vetmja mënyrë për ta ndalur këtë infeksion është të fituarit dhe zbatuarit e zakoneve të reja që ndihmojnë në kufizimin e Covid19.

Të vijojmë kështu së bashku, të kujdesemi për veten dhe të afërmit për ta fituar çdo ditë betejën me këtë armik të padukshëm e për tu ringritur së bashku sërisht dhe me të fortë.