Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (06.05.2020) janë testuar 9521 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 832 raste të konfirmuara
- 31 pacientë kanë ndërruar jetë
- 595 pacientë të shëruar
- 206 numri i rasteve aktive
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 06.05.2020
Qarku | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve të shëruara | Nr. i rasteve te vdekur |
Berat | 4 | 2 | 0 |
Dibër | 1 | 1 | 0 |
Durrës | 166 | 90 | 6 |
Elbasan | 20 | 17 | 0 |
Fieri | 48 | 42 | 3 |
Gjirokastër | 0 | 0 | 0 |
Korça | 19 | 18 | 0 |
Kukës | 37 | 35 | 1 |
Lezhë | 51 | 45 | 0 |
Shkodër | 117 | 99 | 2 |
Tiranë | 364 | 242 | 18 |
Vlorë | 5 | 4 | 1 |
TOTAL | 832 | 595 | 31 |
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive nga testimi i 255 personave të dyshuar si bartës të këtij infeksioni ose të semurë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë dhe të gjetura nga hetimi epidemiologjik.
Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: Në Fier 3 të prekur, 3 në Krujë, 3 në Kamëz, 2 në Shkodër dhe 1 rast në Tiranë.
Numri i të prekurve nga COVID-19 shkon në 832. Prej tyre janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë aktivë 206 persona.
Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive. Pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.
Situata epidemiologjike e infeksionit Sars Cov 2 dhe sëmundjen Covid 19 në Shqipëri, po monitorohet me shumë kujdes nga të gjitha strukturat shendetesore. Veçanërisht në këtë situatë të lehtësimit të masave, është rritur vigjilenca për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID19 si dhe kontakteve të tyre, në mënyrë që situata të vazhdojë të mbahet në kontroll.
Hapja e zonave të gjelbërta
Zonat e gjelbërta që kanë masa lehtësuese janë: Qarku Dibër, Qarku Gjirokastër, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë & Finiq, zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec, Librazhd, Bashkia Divjakë, Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.
Sipas këtyre rregullave pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare.
Rregullat përfshijnë dhe mjetet private të transportit që do të lejohen të qarkullojnë me autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë përkatëse nga ora 9:30 deri në 17:30 vetëm me një pasagjer. Përtej orarit të caktuar mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizim në e-Albania.
Strategjia e rihapjes graduale, masat e reja
Nga data 4 është lejuar shërbimi taksi, në të gjithë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anetarë të të njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetase.
Duke filluar nga data 4 Maj, personat që riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesë me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. Ndërsa të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara.
Duke filluar nga data 11 Maj e në vijim do të ketë disa lehtësime masash, por me protokolle rigoroze sigurie për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregëtare. Nga java që nis do të njihen me protokollet specifike, dhe do duhet që këto subjekte të marrin masa për organizimin e shërbimit me kushtet e reja.
Në vijim të draft-planit do të vlerësohet situata në dinamikë, nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga ekspertët, nga 18 Maji e në vijim, sipas disa hapave të mëtejshëm, do të vlerësohet dhe hapja e njësive të shërbimit, bare e restorante, vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjeno-sanitare.
Masat për parandalimin e COVID-19
Në linjën e gjelbër 0800 40 40 është shtuar edhe një shërbim tjetër për këshillim psikologjik falas për çdo qytetar që ka shenja ankthi, frike apo pasigurie të shkaktuara nga COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion gjatë epidemisë së COVID-19 linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim lidhur me sëmundjen e koronavirusit, informacion për barnat me rimbursim dhe kontaktet me mjekun e familjes. Shërbimi i ri që është shtuar është për këshillim për probleme psikologjike të shkaktuara si pasojë e COVID19, për ankthin, frikën, stresin, ku psikologë të çertifikuar do të ofrojnë shërbim profesional dhe të sigurtë nga ora 08:00- 22:00. Deri tani në linjën e gjelbër janë pritur 82.000 thirrje. Urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë të referohen në numrin e Urgjencës Kombëtare 127!
Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie, pra pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.
Po vijon testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ky laborator do të kryejë testmin e ri për konfirmimin e diagnozës COVID19 dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.
Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:
Pavarësisht se ka një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale.
Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në momentin që nuk kemi një vaksinë apo trajtim të përcaktuar dhe për këtë vigjilenca duhet të jetë maksimale.
Të moshuarit apo dhe qytetarët me sëmundje kronike duhet të vazhdojnë të komunikojnë me mjekun e familjes për recetat me rimbursim, duke evituar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me institucionet shëndetësore, përvec rasteve kur është e domosdoshme.
Për pyetjet që mund të keni për sëmundjet kronike apo COVID19 ju lutem telefononi në linjën e gjelbër 0800-40-40. Por nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 duhet të telefononi numrin e urgjencës 127.
- Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 3 623 803 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 256 880
- Azi: 581 893 raste të konfimuara
20 361 vdekje
- Afrikë : 49 218 raste të konfirmuara
1 924 vdekje
- Amerikë: 1 553 845 raste të konfirmuara
90 566 vdekje
- Oqeania : 8 254 raste të konfirmuara
124 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 6 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (6 maj 2020) |
Kontinenti i Azisë | 581 893 |
Turqia | 129491 |
Iran | 99970 |
Kina | 83968 |
India | 49391 |
Arabia Saudite | 30251 |
Pakistan | 22550 |
Singapore | 19410 |
Katar | 17142 |
Izrael | 16289 |
Japonia | 15354 |
Emiratet e Bashkuara | 15192 |
Indonesia | 12071 |
Bangladesh | 10929 |
Korea e jugut | 10806 |
Filipine | 9684 |
Malajsia | 6383 |
Kuvait | 5804 |
Kazakhstan | 4277 |
Bahrain | 3720 |
Afghanistan | 3224 |
Thailand | 2988 |
Oman | 2735 |
Irak | 2431 |
Uzbekistan | 2207 |
Kyrgyzstan | 871 |
Sri_Lanka | 771 |
Liban | 741 |
Maldives | 573 |
Palestine | 538 |
Jordania | 471 |
Taivan | 438 |
Taxhikistan | 293 |
Vietnam | 271 |
Mianmar | 161 |
Brunei_Darussalam | 138 |
Kamboxha | 122 |
Nepal | 82 |
Siria | 44 |
Mongolia | 41 |
Timor_Leste | 24 |
Jemen | 21 |
Laos | 19 |
Bhutan | 7 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 1 553 845 |
USA | 1204475 |
Brazil | 114715 |
Canada | 62046 |
Peru | 51189 |
Ekuador | 31881 |
Mexico | 26025 |
Chile | 22016 |
Kolumbia | 8613 |
Republika Domenikane | 8480 |
Panama | 7523 |
Argentina | 5007 |
Puerto_Rico | 1924 |
Bolivia | 1802 |
Kuba | 1685 |
Honduras | 1270 |
Guatemala | 763 |
Kosta_Rika | 755 |
Uruguai | 670 |
El_Salvador | 587 |
Jamaika | 473 |
Paraguai | 431 |
Venezuela | 367 |
Trinidad dhe Tobago | 116 |
Bermuda | 115 |
Haiti | 101 |
Aruba | 100 |
Guyana | 93 |
Bahamas | 89 |
Barbados | 82 |
Sint_Maarten | 76 |
Ishujt Kajman | 75 |
Ishujt Virgin | 66 |
Antigua_and_Barbuda | 25 |
Grenada | 21 |
Belize | 18 |
Saint_Lucia | 18 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 17 |
Curaçao | 16 |
Dominica | 16 |
Nikaragua | 16 |
Saint_Kits dhe Nevis | 15 |
Ishujt Malvinas | 13 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 12 |
Greenland | 11 |
Montserrat | 11 |
Suriname | 10 |
British_Virgin_Islands | 7 |
Bonaire | 6 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 8 254 |
Australia | 6849 |
Zelanda e re | 1137 |
Polinezia Franceze | 60 |
Guam | 149 |
Kaledonia e re | 18 |
Fixhi | 18 |
Ishujt Mariana | 14 |
Papa new Guinea | 8 |
Afrika | 49 218 |
Afrika e jugut | 7572 |
Egjypt | 7201 |
Maroku | 5219 |
Algeria | 4838 |
Nigeria | 2950 |
Gana | 2719 |
Kameron | 2104 |
Guinea | 1811 |
Cote_dIvoire | 1464 |
Senegal | 1329 |
Xhibuti | 1120 |
Tunizia | 1022 |
Somalia | 835 |
Sudan | 778 |
Niger | 763 |
Republika e Kongos | 705 |
Burkina_Faso | 688 |
Mali | 612 |
Kenia | 535 |
Republika e Tanzanise | 480 |
Guinea_Bissau | 475 |
Guinea Ekuadoriale | 439 |
Gabon | 397 |
Mauritius | 332 |
Ruanda | 261 |
Kongo | 236 |
Sierra_Leone | 199 |
Cape_Verde | 186 |
Sao_Tome_and_Principe | 174 |
Chad | 170 |
Liberia | 170 |
Madagaskar | 168 |
Etiopia | 145 |
Zambia | 139 |
Togo | 128 |
Eswatini | 116 |
Uganda | 98 |
Benin | 96 |
Republika e Afrikes qendrore | 94 |
Mozambique | 81 |
Libia | 63 |
Sudani jugor | 52 |
Malawi | 41 |
Eritrea | 39 |
Angola | 36 |
Zimbabwe | 34 |
Botswana | 23 |
Burundi | 19 |
Gambia | 17 |
Namibia | 16 |
Seychelles | 11 |
Mauritania | 8 |
Saharaja perendimore | 6 |
Komorros | 4 |
Total | 2 193 906 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 06. 05. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 1 429 897 raste të konfirmuara
- 143 898 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 6 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (6 maj 2020) |
Europa | 1 429 897 |
Spanja | 219329 |
Itali | 213013 |
United_Kingdom | 194990 |
Gjermani | 164897 |
Russia | 155370 |
France | 132967 |
Belgjika | 50509 |
Hollanda | 41087 |
Zvicra | 29926 |
Portugalia | 25702 |
Suedia | 23216 |
Irlanda | 21983 |
Bjellorusia | 18350 |
Austria | 15586 |
Polonia | 14431 |
Rumania | 13837 |
Ukraine | 12697 |
Danimarka | 9821 |
Serbia | 9677 |
Norvegjia | 7903 |
Çekia | 7896 |
Finland | 5412 |
Moldavia | 4363 |
Luxembourg | 3840 |
Hungaria | 3111 |
Greqia | 2642 |
Armenia | 2619 |
Kroacia | 2112 |
Azerbaijan | 2060 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 1946 |
Islanda | 1799 |
Estonia | 1711 |
Bullgaria | 1689 |
Macedonia e veriut | 1526 |
Sllovenia | 1445 |
Lithuania | 1423 |
Sllovakia | 1421 |
Letonia | 896 |
Qipro | 878 |
Kosova | 856 |
Shqiperia | 832 |
Andorra | 751 |
Gjeorgjia | 604 |
San_Marino | 589 |
Malta | 482 |
Isle_of_Man | 326 |
Mali I zi | 324 |
Jersey | 293 |
Guernsey | 252 |
Faroe_Islands | 187 |
Gjibraltar | 144 |
Monako | 95 |
Liechtenstein | 83 |
Vatikani | 11 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 6 maj 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
- Situata e COVID-19 në Itali datë 06.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 91 528 rastet aktualisht të konfirmuara
- 29 684 vdekje
- 93 245 pacientë të shëruar
- 1 333 pacientë në terapi intensive
- 74 426 qytetarë në izolim
Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:
Rajonet | Rastet aktuale të konfirmuara |
Lombardia | 31753 |
Emilia Romanja | 8391 |
Piemonte | 14858 |
Veneto | 6789 |
Toskana | 5088 |
Liguria | 3306 |
Marche | 3236 |
Lazio | 4433 |
Campania | 2340 |
Trento | 982 |
Puglia | 2903 |
Fruli | 962 |
Siçili | 2201 |
Abruzzo | 1791 |
Bolzano | 579 |
Umbria | 171 |
Sardenja | 623 |
Kalabria | 644 |
Valle d’Aosta | 127 |
Bazilikata | 172 |
Molise | 179 |
Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.