Lagja Gashani-Bytyqi, që shtrihet buzë magjistrales Drenas-Skënderaj, pjesë e fshatit të madh Qendresë (Tërstenik), kuvendi komunal Drenas (Gllogovcë), edhe pse me mbi 30 shtëpi, edhe për kundër vështirësive ekonomike përgjatë së kaluares, është një ndër lagjet më të shkolluara në komunen tonëtë Drenasit.

Nga kjo lagje sot kemi profesorë e magjistra, inxhinierë, ekonomistë, agronomë, shkrimtarë e poetë, gazetarë, kuadromjekësorë dhe biznesmenë shumë të njohur  në Kosovë e më gjerë, si “AL- Trade”- një ndërmarrje elitare që ka të punësuar me qindra punëtorë.

Luften e fundit në Kosovë, në Luftën e Lirisë e Pavarësisë së Kosovës, edhe lagjia Gashani-Bytyqi, si shumëfshatra të tjerë, i dha dy “Dëshmorë të Kombit”: Nasuf Gashani dhe Tahir Gashani, dhe nga pushtuesit gjakatarë shovinistëserbosllavë u vranë shtatë banorë të saj, ndër të cilët dhe pleqë, gra e fëmijë.

Në shenjë nderimi, përkujtimi e vlerësimi, për të lënëgjurmë në historinë e ndritshme kombëtare shqiptare, zonja Naxhije Gashani, së bashku me vëllain e saj, Blerim Gashani, ekanë botuar e promovuar librin e tyre “Vjeshtë e ngrime” kushtuar Masakres në lagjen Deliaj në Abri, ku i humbën më tëdashurit e tyre, lagjet Delija, Gashani, Dvorani e Murtezaj.

Libri i shkruar nga Naxhije e Blerim Gashani, në brendi tëtij kishte zënë vend Masakra e Delijajve në Abri të Drenasit, por siç tha Blerimi gjatë promovimit të librit të tyre “Vjeshtë e ngrime, i dedikohet familjeve që humbën më të dashurit e tyre, si dhe viktimave shqiptare që kreu Serbia mbi Kosoven tonëdardane, mbi qytetarët shqiptarë. Përndryshe, siç e thonë dhe dy autorët e librit në fjalën e tyre promovuese në Prishtinëi kemi grumbulluar të gjitha shkronjat e fjalët, që janë formuar nga kujtimet, përkujtimet, ofshamat, mungesa e sidomos nga dhembja që ka pasuar këtë datë” të Masakrës së 26 shtatorit 1998. Ndaj kjo Datë tragjike, ky libër historik, është njëDhimbje që thërret edhe për Solidaritet e Unitet shqiptar; ështënjë Kujtesë që kërkon MosHarresë nga Kohërat e Brezat; ështënjë Krenari për të vlerësuar e nderuar sakrificat deri nëvetmohim e kontributet në pambarim të lagjeve tona në fshatin Qëndresë të Drenasit dhe të Luftës së fundit të Kosovës për Liri, Pavarësi e Shtetësi të saj.

Në shenjë respekti dhe falenderimi për Ju te dy: Nexhmije dhe Blerim, në pamundësi figurative të pranisë time nëinaugurimin e librit tuaj me vlera të veçanta historike e kombëtare, më lejoni t’iu falenderoj publikisht për punën dhe kontributin e dhënë që nesër gjeneratat tona pasardhëse të kenë informacionin e njohuritë e duhura për atë se çfarë ka përjetuar lagja Gashani-Bytyqi, së bashku me shumë fshatra e lagje tëtjera të Kosovës nga pushtuesi serbosllav vite me rradhë. Ata qëe shkruajnë historinë e tyre duke nisë nga pragu i vet genetik fisnor, nga trualli i vet etnik i lagjes/lagjeve  e fshatit të vet, sikurse ju të te dy: Naxhije e Blerim Gashani, kryejnë një mision të shenjtë, janë misionarë për vendlindjen e  Kombin, për përjetësimin e përcjelljen e Historisë në brezat e sotëm e tënesërm.

Fjala juaj hyrëse Blerim, që e ndoqa në një vidio, ishte shumë emocionuese për mua, dhe sigurisht për shumë kend që e ka dëgjuar, por ishte edhe një krenari për mua, kur në hollet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, promovohej ky libër, kjo monografi përkushtuese historike, letrare-publicistike, nga ju te dy: Naxhije e Blerim Gashani, dy shkrimtarë e poetë të rinj, si dhe dy bashkëvendasit e mi të nderuar, të cilëve iu përcjell nga zemra urimet e mija mëtë sinqerta për sukseset e tyre, duke pritë që së shpejti do tëpromovoni librin e radhës për të cilin me siguri se do jem pjesmarrës i gëzimit e inaugurimit të tij.

Ju faleminderit Naxhije e Blerim Gashani që na nderoni e vlerësoni me librin tuaj “Vjeshtë e ngrime”(i botuar nga Asociacioni Alternativ i Shkrimtarëve të Kosovës “Ars Clubi “Beqir Musliu”) që na bëni të ndjehemi krenarë me emrat tuaj, me punën tuaj, me penën tuaj, për të dëshmue historinë e vendlindjes tonë, për t’i dëshmue dhe historisë kombëtare shqiptare për vendlindjen tonë në Drenas të Kosovës.