2.6 miliardë njerëz janë duke përdorur tashmë Facebook çdo muaj, gati më shumë se gjysmën e popullsisë së rritur në botë. 

Shifra shënon një rritje prej rreth 100 milion përdoruesish mujorë që nga fundi i vitit 2019. Do të thotë që Facebook mbetet rrjeti social më i popullarizuar në botë.

Dhe këto shifra janë gjithashtu të ndara nga 2 miliardë njerëzit që përdorin aplikacione në pronësi të Facebook si WhatsApp. Popullsia në botë është rreth 7.5 miliardë, por kjo përfshin fëmijë dhe të moshuar. Sipas BB, rreth 65% e botës janë të moshës midis 15 dhe 64,ose 4.9 mld njerëz.

Kështu që përdorimi mujor i Facebook sugjeron që më shumë se gjysma e popullsisë “të rritur” në botë tani po përdor aplikacionin. Në 2008, Facebook kishte vetëm 100 milion përdorues dhe nuk arriti një miliard deri në fund të 2012.

Facebook përfundimisht u ngjit në 2 miliardë në 2017, duke u ngjitur në mënyrë të qëndrueshme në 2.6 miliardë sot. Firma e ka lidhur rritjen me koronavirusin, pasi më shumë njerëz mbështeten në mediat sociale për të qëndruar në kontakt me miqtë dhe të dashurit.

Dhe Facebook thotë se mund të ketë një rënie të përdorimit pasi të përfundojë kriza. Facebook thotë se ka parë rënie të ndjeshme të të ardhurave nga reklamat në Mars. Sidoqoftë, kishte tre “shenja stabiliteti” në tre javët e para të prillit, tha Facebook.

Facebook gjithashtu ka shpenzuar shuma të konsiderueshme parash për të ndihmuar në trajtimin e krizës së koronavirusit. Firma ka premtuar më shumë se 300 milion dollarë në përpjekjet e ndihmës, përfshirë edhe grante reklamash për bizneset e vogla.