Ballina Personazh MERKEL NJË SHEMBULL AUTORITETI QË I DUHET NJERËZIMIT NË TË ARDHMEN –...

MERKEL NJË SHEMBULL AUTORITETI QË I DUHET NJERËZIMIT NË TË ARDHMEN – Nga Abdulla MEHMETI

 

Angela Merkel i kritikon virologët (mjekët) gjermanë: “Çfarë thoni sot, nuk e thoni nesër.”

Edhe shumë autoritete të tjera të qeverive dhe shteteve të botës, si asnjëherë më parë kanë dhënë deklarata të ngjashme.

Si asnjëherë më parë, me paraqitjen e pandemisë së fundit janë kundërshtuar dhe kritikuar mes vete, pushtetet dhe mediet, autoritetet politike me ato shkencore, të mjekësisë dhe teknologjisë.

Dhe kjo po ndodh, jo vetëm pse kjo mortajë i solli mosmarrëveshje dhe paqartësi njerëzimit, se e gjeti të papërgatitur dhe të dezorientuar, organizatat ndërkombëtare jashtë çdo kontrolli dhe përgjegjësie, por kjo ndodhi edhe për fatin e mirë të njerëzimit, që ta kuptojë se politika dhe shkenca nuk kanë asnjë fije në duart e veta, nga lëmshi i madh i ngatërresave që kanë krijuar deri më sot forcat e padukshme të oligarkisë dhe krimit, kreatorët e kaosit botëror dhe shkatërruesit e botës, që sillen ndaj fatit të njerëzimit dhe të planetit si ndaj pronave private të tyre.

Sidoqoftë, njerëzimi kudo në botë ka filluar të reflektojë dhe zgjohet për ata po lind një dritë e re shprese, krejt ndryshe nga drita mashtruese e sundimit kriminal në botën e derisotme.

Një shembull i keq i propagandës së organizuar për pandeminë aktuale janë politikanët dhe qeveritë e kapura, sidomos mediet nën kontrollin e tyre, si në fotografinë e mëposhtme, ku pamje nga viktimat e një tragjedie tjetër njerëzore në Lampedusa, nga viti 2013 (mbi 339 viktima emigrantë), paraqiten rrejshëm si viktima të pandemisë së virusit covid-19 në Bergamo të Italisë!

(1.V.2020)