Ishte traditë e kahershme që me 1 maj, shqiptarët e Medvegjës të takoheshin në fshatin Tupallë.
Ishte një takim i rëndësishëm, sidomos pas viteve 1999/2000 kur kjo popullatë u dëbua nga vatrat e saja afro nëntëdhjetë përqind, e që nuk u kthye deri në ditët e sotme.
Këto takime në një farë mënyre e hiqnin mallin e tyre për vendlindjen, për miqët e shokët, së paku për një vit. Këtu vinin rinia dhe të moshuarit e të gjitha vendanimeve si edhe nga mërgata, por edhe nga Presheva, Bujanoci e nga shumë pjesë të Kosovës, madje edhe nga Shqipëria e Maqedonia, për të përcjellur aktivitetet e shumta sportive, kulturore, letrare e të tjera.
Fatkeqësisht këtë vit ky, si edhe të gjitha aktivitetet tjera masovike janë pezulluar për shkak të pandemisë botërore të Corona virusit, i cili e paralizoi tërë botën.
Mbase, kësaj here na mbetet të kujtojmë gëzimet, përjetimet dhe kujtimet nga takimet e kaluara.
Dhashtë Zoti e u takofshim për së miri në takimet e ardhshme!

Zoti i bekoftë shiptarët kudo që janë. në veçanti shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Medvegjë, 1 maj 2020