Hashim Thaҫi bëri atë që di – të “fortin”: sfidoi Albin Kurtin dhe VV, të cilёn e quajti “ndërmarrje kriminale”.

Kurti nuk i iku sfidës. Edhe ai bëri atë që di: në vend të argumentit të forcës i ofroi forcën e argumentit, duke e ftuar Thaҫin të ballafaqohet me të në duel televiziv.

Dy sugjerime kam për Kryeministrin Kurti: 1-Të ftojë në debat televiziv gjithë garniturën e pushtetit të vjetër, përfshirë Isa Mustafën me shokë. 2-Të mos e përqëndrojë arsenalin e forcës së argumenteve të tij në raundin e parë, sepse brenda pak sekondave mund t`i hedhë të gjithë nё tapet, por ta përdorë atë në mënyrë të dozuar, me qëllim që të kemi mundësi të qeshim, sa mё gjatё, me ata që na kanë qeverisur, tash 20 vjet, mundёsisht, nё 12 raunde të plota.