1. Një amnisti ka ndodhur. Me një copë letër Presidenti Hashim Thaçi amnistoi ‘Rojat e Urës’ (Mbrojtjen Civile), amnistuan strukturat paralele serbe që vranë dhjetëra shqiptarë në veriun e Mitrovicës dhe dëbuan nga shtëpitë e tyre mijëra të tjerë.

Kriminelët e amnistuar, u punësuan në Policinë e Kosovës dhe në Institucione të tjera të qeverisë.
Ish ‘Rojat e Urës’, edhe sot marrin rroga nga buxheti i Kosovës pa shkuar kurrë në punë.

Presidenti Hashim Thaçi është i pari që, në secilin rast e ka përmendur ‘Faljen dhe pajtimin’ me Serbinë.
Prandaj, ekziston edhe Ekipi i ‘tij’ i dialogut që quhet ‘Grupi i faljes dhe pajtimit’.

Sot Presidenti i fajëson ndërkombëtarët që me heshtjen tyre, amnistuan gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Për cilët ndërkombëtar e ka fjalën?
Pse nuk e specifikon për kë e ka fjalën?
Qysh e ka emrin Ai ndërkombëtar (ata ndërkombëtarë) që i dolën në mbrojtje gjenocidit shtetëror serb ndaj popullit shqiptar të Kosovës!

Nuk ka ekzistuar asnjë padi e Presidentit të Kosovës kundër gjenocidit të Serbisë në Kosovë!

Qysh do të mund të gjykohej një gjenocid pa padi?

Heshtja e Presidentit ka ‘faj’.
Pse Presidenti nuk ka provuar ta padis Serbinë për gjenocid?
Asnjë Ligj në botë nuk do të mund t’a ndalonte ta thotë të vërtetën për gjenocidin serb dhe të kërkonte drejtësi, ku është e ku s’është.

S’ka Ligj në botë që të ndalon të kërkosh drejtësi.

Presidenti Hashim Thaçi është ‘i PARI’ që me kurorë zambakësh kokulur u gjunjëzua para pllakës cirilike me emrat e serbëve të vrarë ku konstatohet se ‘u vranë nga terroristët shqiptarë’.

– Në njërën anë, Presidenti e ka pranuar se ka pasur ‘terroristë shqiptarë’ që kanë ‘vrarë’ serbë;
– në anën tjetër ka amnistuar ‘Rojat e Urës’ (që pas luftës, kanë vrarë dhjetëra civilë shqiptarë);
– njëkohësisht e ka formuar ‘Ekipin për falje dhe pajtim’, ekip folklorik dhe ilegal që bazohet ekskluzivisht në sentimente dhe ndjenja, pa u bazuar në asnjë Ligj.

2. Një amnisti tjetër ka ndodhur me rastin kur qeveria Haradinaj ka mbajtur një minutë heshtje për Oliver Ivanoviqin, shefin e ‘Rojave të Urës’, i akuzuar për vrasjen e dhjetëra civilëve shqiptarë pas luftës dhe për dëbimin e krejt shqiptarëve nga veriu i qytetit të Mitrovicës.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Mitrovicë ka pas reaguar, por kot, Oliver Ivanoviqi u nderua me një minutë heshtje nga Ramush Haradinaj.

Çfarë zori kishte z.Haradinaj që të mbante zi për një serb që akuzohej se ka vrarë shqiptarë!
Se, pa një zor të madh nuk nderohet vrasësi.

3. Kërdi pas kërdie, kërdia vazhdon.

Kur Ramush Haradinaj më 2015, i çoi në Kuvend folderat e nënshkrimeve kundër demarkacionit me Malin e Zi, dhe kur te dera u ndal nga sigurimi e rojet, në përballje me ta, ndër të tjera sharje, u tha:

‘Shkoni ju te Kadriu, Hashimi, shkoni te Isë ‘qeni’.
Kur i thua dikujt ‘qen’ i thua sepse e konsideron njeri të kualitetit të dobët, ose të shkretë, të vobektë, pa kurrfarë karakteri.

Ama, sot, pas pesë vitesh, kur e quajti Ramush Haradinaj ‘qen’ Isa Mustafën, ‘qeni e ha qenin’.
Isa Mustafa po tregohet ‘besnik dhe lojal’ , karakteristika këto që i atribohen ‘qenit’, dhe e ftoi Haradinajn në qeverinë Hoti.

Me të thënë dikush ‘kudër’ e pastaj ti me pranu me qenë edhe ‘kudër’ për Ramushin, veç mos me mbet pa pushtet.
Pra, më mirë ‘qen’ me pushtet, sesa njeri pa pushtet.

Çfarë zori ka Isa Mustafa që në këtë moshë nuk gjen paqe (nuk e lëshon hajni) është katandisur kështu në kohë pandemie
i ka dhënë zor si ‘pula pa kry’, nuk e zë vendi-vend!

4. Isa Mustafa po e përdorë edhe ëndrrën e Behgjet Pacollit për të hyrë ‘në histori’.
Ende pa hyrë në histori, Pacolli ka hyrë ‘ilegalisht’ në Kosovë dhe sherri i ëndrrës së madhe ‘historike’ u bë qesharak.
Për çfarë zori Behgjet Pacolli në këtë moshë (pa të ardhme në politikë) e bën veten palaço?

Për t’i ndihmuar Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit t’i hakmerren Albin Kurtit!

Behgjet Pacolli kujton se do t’i ndihmojë të hyjë në histori Presidenti Hashim Thaçi që i ‘ndihmoi’ të dalë nga Presidenca dhe LDK-ja që e quajti ‘rus’.

5. Nevoja e madhe për ta shkatërruar Albin Kurtin e ka bërë Presidentin Thaçi të duket i obsesionuar dhe qesharak, dhe ky ka shkuar aq larg sa pranon m’u bë edhe taksist i Pacollit, veç për inat të Albinit.

Pranon as mos m’i ngu dhimbt, me dalë nga spitali aq shpejt thuajse ‘ky ka shku me bë dikënd operacion e jo m’u bë vetë’, veç mos m’i lënë vend Albin Kurtit.

A ka ra kaq poshtë katundi sa ushtari i UÇK-së që gjatë luftës ka shkuar ilegalisht në Shqipëri me marrë armë me luftu kundër Serbisë, tash shkon e merr Pacollin ilegalisht si ‘copë mishi’ për të luftuar kundër Kurtit deri në kthimin e ‘Listës Serbe’ në Qeveri.

Pse për Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën ‘Lista Serbe’ bën, e Albin Kurti nuk bën!

6. I ka bashkuar e kaluara, faji, frika, vetmia dhe trishtimi.

Po duken si vampirët e parrezikshëm te ‘Balloja e vampirëve’, që në vend se m’u tutë prej tyre se janë vampirë, ty të qeshet me ta.

Tërbimi i tyre është aq i madh, sa nuk ka mundësi fonetike të shpjegohen ‘çrregullimet eksplozive’ që po shfaqin dhe mllefin e madh që nuk po mund ta menaxhojnë.

Pra,
– Isa Mustafa pranon me qenë ‘ish qen’ për Ramushin veç për inat të Albinit (i cili Isën e quante profesor);

– Hashim Thaçi pranon m’u bë taksist i Pacollit veç për inati të Albinit. (Në kohën kur e përmend gjenocidin e pandëshkuar të Serbisë në Kosovë, e kthen Listën e Aleksandër Vuçiqit në qeverinë e Kosovës).
E para (padia për gjenocid) është veç fjalë goje, e dyta (kthimi i Listës Serbe në qeverinë e Kosovës është veprim).

– Ramush Haradinaj ia harron Isa Mustafës-Radoniqin e mbushur me gjak deri në gjunj, për arsye të panjohura deri tash.

– E Behgjet Pacolli pranon m’u bë objekt qesharak veç për me hy ‘n’histori’.

Kaq shumë i ka tranu ky djali nga ‘Vladimiri’.

6. Kadri Veseli, edhe më qesharak. Me mont pa mëngë, midis Drenice sot ish çu e ju turrke dikujt, pa emër, me ‘Ja ku jam’.
Dem baba dem, këtu më gjeni, tha, qysh të doni ia bëjmë (demek, në daç kërrsh bëhemi).
Thuajse është kah i tutët dikush.

7. Veç Albin Kurti e ka në programin qeverisës padinë kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë, por nuk po e lënë: Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Pse!
Sepse, në Albin Kurtin e shohin fundin e tyre.

P.S. Një thënie e bukur në K’uran thotë ‘Zoti është me ata që e frenojnë veten’.

Përmbahuni Ju, se këta kanë ‘mbaruar’.
Mos i pengoni.
Lëreni ta kërcejnë ‘ballon e fundit’ së bashku.