Shoqata “Skivjani” në Zvicër është një nga ma të dalluarat në mërgatat shqiptare në botë për lidhjen e saj jetësore e kontributore me fshatin e tyre, Skivjanin e Gjakovës, ku vecohet ndërtimi i Sheshit të Martirëve e Dëshmorëve të Skivjanit etj.

Pas një kërkese nga QMF-8 (Qendra e Mjekësisë Familjare -8) në Skivjan për ta mbështetur me materiale për mbrojtjen e stafit të saj kundër Pandemisë, kjo Shoqatë në mërgim, filloi menjëherë nga puna për kryerjen e saj, si nisma e aksionit më i fundit i saj.

Shoqata “Skivjani”, përmes një pasqyrimi mediatik me tekst e foto në faqen e saj në FB, lajmëron kryetari i saj Bashkim Kosumaj, se i kryen pagesat e duhura dhe materialet e kërkuara u pranuan nga QMF-8 e Skivjanit. Kjo është një tjetër ndihmë, një kontribut që meriton vlerësime e mirënjohje.

Gjatë vitit në vazhdim 2020, Shoqata “Skivjani” ka në planet e saj nisma e kontribute të reja për fshatin e tyre të bukur të Skivjanit në Gjakovën historike, kulturore e turistike.