Më mori malli t’shoh sheshet, parqet më njerëz
Për vargun e makinave rrugëve, më mori malli.
Më mori malli për t’bukurin mëngjes
Kur vajzën trotuareve ngacmon djali…

Më mori malli, për pak zhurmë njerëzore.
Më mori malli, të dalim bashkë…
Më mori malli, kur dilnim për dore,
Në xhiron e darkës të orës gjashtë.

Më mori malli shumë, për zërin tënd…
Nga tingujt e parë e gjëja kush më thërret.
Nga ikën? Sikur s’ka njerëz ky vënd,
Veç heshtja me muret gjithë diten flet!
***
Më mori malli për zilen e shkollës…
Fëmijët korridoreve kur zhurmojnë!
Më mori malli, një tung mes shokësh
Trotuareve nxitimthi kur shndërrojmë!

Më mori malli, të luaj me erën,
Dielli i Marsit, mbas dimrit ka nxenë…
Më mori malli të shoh pranverën
Dhe lulen e kumbullës brigjeve ka çelë.

Më mori malli mes krahëve t’i shtërngoj
Ata që gëzimin më mbjellin për ditë.
Ata që më ëndrrën shtigjeve i takoj
Ata dhe për ta falëm çdo dekikë!