Dje, raxha (monarku) Hashim Thaҫi, i trimёruar edhe nga tuturitja e trentë e një tuiteri të largët, tuboi kastën e Kosovës për t`i shtrënguar edhe më fort radhët kundër popullit të vet, kundër kushtetutës, kundër zgjedhjeve të lira.
Ndërkaq, populli po shtrëngon dhëmbët përballë pandemisë, e cila ҫdo ditë po merr jetë njerëzish, përballë mjerimit të pafund ekonomik dhe shoqëror.
Duke perifrazuar shkrimtarin e madh francez, Viktor Hygo, shtrohet pyetja: e kuptueshme përse kastës së vjetër i pëlqen t`i hipë në kurriz popullit të vet. E pakuptueshme, si e duron atë populli në kurrizin e tij, kaq gjatë?
Deri kur kështu?