Bizneset që përdorin cloud computing nuk do ti nënshtrohen presioninit të pandemisë së koronavirusit.
Për më tepër, automatizimi dhe inteligjenca artificiale do të rrisin qëndrueshmërinë e zinxhirëve të furnizimit. Bizneset e suksesshme do të kenë një kombinim të qëndrueshmërisë dhe gatishmërisë. COVID-19 po e përmbys ekonominë globale. Shumë vende po shkojnë drejt një recesioni shumë të papritur dhe të pashembullt. Kjo krizë do të katalizojë disa ndryshime të mëdha.
Pak industri do të shmangin reformimin,ose ristrukturimin e tyre. Ndërsa njerëzit përpiqen të punojnë dhe të shoqërohen nga distanca, mjetet e e tanishme të tilla si Zoom, Slack, Microsoft’s Teams, dhe madje edhe aplikacioni Houseparty, papritmas po mbështesin miliona ndërveprime personale dhe të korporatave çdo minutë.
Ato biznese që kanë hartuar zgjidhjet e tyre për të përdorur potencialin e plotë të informatikës cloud, nuk do tëgjenden nën presion. Për shembull, cloud u jep bizneseve qasje të lehtë në metodat e pagesës dixhitale. Ajo u ka mundësuar kompanive që të vazhdojnë punën, duke siguruar me shpejtësi dhe siguri qasje në aplikimet e biznesit për punonjësit e tyre që punojnë në shtëpi. Ndërsa shitësit me shumicë të sendeve ushqimore përpiqen të menaxhojnë radhët e klientëve të pakënaqur, restorantet kanë qenë të shpejtë për ta shndërruar veten në shitës me pakicë, duke I përshtatur zinxhirët e tyre të furnizimit të restorantit drejt konsumatorëve fundorë.
Fituesit…
Interneti
Zoom Video Communications Inc
Shëndeti dixhital, telemjekësia
Shitësit me pakicë të tregtisë elektronike, supermarkete
Teknikat e gjurmimit
Delivery, shërbimet ne shtepi
Letrat higjenike, dezinfektantet
Netflix, shërbime streaming
Dhe humbësit janë:
Takimet shoqërore,
Udhëtim, hotele, udhëzues turne, anije lundrimi
Argëtim, koncerte, ngjarje sportive, qendra tregtare
Parukierë dhe biznese të vogla në përgjithësi