Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë deklaratë të fortë qeverive në të gjithë botën ku thekson se ato nuk duhet të nxitohen që të hedhin miliarda lekë për krijimin e vaksinës.

Sipas zyrtarëve të kësaj organizate trupi mund të prodhojë antitrupa, por jo domosdoshmërish ato rrisin imunitetin kundër Covid-19. Shembulli kryesor është Britania, që bleu 3.5 milionë teste nga Kina dhe nuk funksionuan.

Tani Britania është duke u përpjekur për të marrë paratë mbrapsht. Pas daljes së këtij lajmi OBSH-ja paralajmëroi vendet e tjera të mos ndjekin të njëjtin shembull.

Pikërisht këto teste antitrupa që tregojnë nëse një pacient ka një imunitet të fortë për ta përballuar infektimin nga Covid-19, mund të mos rezultojë efikas për t’i dhënë dritën jeshile qeverive që të rihapin qytetet.

Vende të ndryshme të Europës dhe Shtetet e Bashkuara synojnë që përmes këtyre testeve të identifikojnë individët që kanë nivel të mjaftueshëm antitrupash në gjak. Ato identifikojnë edhe ata persona që e kanë kaluar infektimin po pa simptoma të rënda.

Sipas asaj që raporton BBC, duke cituar disa ekspertë britanikë, këto teste që tanimë e gjithë bota po i bën në masë, nuk tregojnë nëse individët janë të mbrojtur nga rreziku i Covid-19. Ata kanë theksuar faktin se testet e antitrupave po ndihmojnë OBSH-në për të përcaktuar numrin real të personave të prekur nga koronavirusi, me apo pa simptoma.

Më herët shkencëtarët u vunë në lëvizje për të kuptuar mënyrën e krijimit dhe transmetimit të tij që ende nuk po zbulohet dhe kjo gjë vë në pikëpyetje faktin sesa kohë do të vazhdojë kjo situatë e sa vdekje dhe infektime do prodhojë ky virus më pas.

Aktualisht i gjithë globi numëron mbi 2 milion e 260 mijë të prekur, nga ku 154 mijë kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.