Në qfar bote po jetojmë, c´është kjo ulurimë, kto klithje e zëra te shëmtuar?
I kupton dikush?
Si të orientohemi, si ti kuptojme, ku dhe kah të shkojmë?
Kush ështe miku e kush është armiku ?
Për një mendje të shëndoshe do të ishte shumë lehtë,  armiku vjen si gjithmonë nga dhe pertej veriut të Kosovës. Kjo gjë e thjeshtë duhet të jetë Aksiomë për secilin dhe nuk don vërtetim.
Vallë këta politikanet tanë a e dinë këtë apo e kanë harruar? Sa ditë shkollë i duhen dikujt që ta kuptoj këtë fakt?
Nga fundi i viteve te 80-ta, shkova te dajallarët per vikend. Aty me prit gjyshja ime si gjithmonë fisnike dhe bujare. Një djale i dajës 5 vjeqarë ne oborr, u ulë që te hajë bukë, Gjyshja ime ia mbuloj stolin me një gazetë te atëhershme ditore dhe ia vuri buken që ai, te shuante urinë.
Gjyshja Galë dhe unë ishim thelluar në një bisedë dhe nuk e verejtëm se dajalushi im i vogel nuk hante fare bukë, por rrinte i nervozuar.
Pse nuk po han bukën loke? E pyeti gjyshja. Nuk ha buk se ma ke qitë fotografine e Sllobs (Milosheviqit) ndër sahon. Kur e shikuam, pamë se me të vërtetë kishte qëlluar rastësisht një foto e gjelatit të kosoves ne ate gazetë.
Më rrodhën lotët nga mallëngjimi e i gëzuar për kurajon sinqeritietin dhe vemendjen e një vogëlushi , u ngrita e perqafova dhe ia largova ate copë letre e pastaj djaloshi filloj te hajë buken e tij te preferuar.
Kur do ta kenë edhe politikanët tanë këte vëmendje dhe vetëdije?
Pse ende e kërkojnë armikun në radhët e njëri tjetrit, e jo ku është? Ai shifet the ballafaqohet cdo dite haptas me ne, dhe thotë, ja ku jam pa fije skurpulli. ( Katundi që shifet nuk don kallauz – thotë populli).
Ka aspekte dhe tema të shumta ku ne mundemi dhe duhet të kemi mendime te ndryshme si pershembull sistemi ekonomik, edukativo-arsimorë, shëndetësore e kështu me rradhë, por ne një pike s´ka dhe nuk duhet te ketë dilemë – kush është armiku ynë sepse ai dihet me shekuj.
Te dashur politikanë, analiste, experte e gazetarë që po dominoni në formimin e opinionit publik, ju lutem, lexojeni Faik Konicen e sidomos kur e bën përshkrimin e situatës dhe marrëdhënjeve te shqipëtarëve në Bukuresht të Rumunisë ne fillim te shekullit 20-te. Per mua kjo eshtë një dejavu 100% me situaten tonë sot dhe të dekades se kaluar.
Bashkohuni ju që te bashkohet populli, fikni zjarret, propagandoni tolerancen, dashurine dhe respektin edhe per njerëzit që mendojnë ndryshe. Mos toleroni ofendime, shantazhe dhe lincime publike.
Ndalini betejat, beni një armëpushim në këtë kohë kur na ka sulmuar një armik tjeter i pa dukshëm
dhe i pa menagjueshëm Covid-19. 
Le të luftojmë edhe një herë se bashku. Të jemi unik dhe mos të humbasim energi të pa nevojshme me njëri tjertrin.
Solidariteti dhe bashkimi është sot patriotizmi më i madhë i mundur.
Diaspora është me ju e per ju, si gjithmonë e palëkundur dhe pa kushtëzime.
Zoti e bekoftë pupullin e Kosovës.
Shpetim Alaj  – Gjermani