KOKA BOTANIKE

Mbiemrat bimorë të kokës së njeriut janë:
Kokëmollçinkë, buzëshegë dhe faqemollë
Sybajame, syulli, veshqiqër, gojësheqere,
Ballëgështenjë, hundëspec edhe kërtollë.

KOKA ZOOLOGJIKE

Koka zoologjike e njeriut e ka këtë portret:
Sygrifshë, sypetrit, gojujk dhe gojëpiperkë
Hundëshkabë në mes, anash veshgomar
Qafëderr i majmë, i hajthshim – qafëlejlek.

Vëni re:
Për ballë e faqe nuk ka mbiemra shtazorë
As qafë, fytyrë edhe vetull për ata bimorë

Pasdite, 15 prill 2020