Dita e dytë pas zbutjes së masave të izolimit. Në Malësi vërehet, apo duket, një levizje e dendur, por megjithatë e kontrolluar, e njerëzve që dijtën të ruajnë veten, dhe të tjerët nga vetja, e njerëzve që na nderuan para botës. Gjithësesi, nuk është koha për medala, sepse kemi hala për të bërë, që, nga kjo e keqe të dalim me sa më pak pasoja, por sot e gjithë ditën duhet lavdëruar sjellja e banorëve në këtë periudhë, puna e vullnetarëve, donacionet bujare, e besa edhe administrata lokale, për menaxhim të shkëlqyeshëm.
Por, beteja nuk ka përfunduar! Pacienti që ndihet mirë pas disa ditëve kurim, nuk guxon ta ndërprejë terapinë, pa e konstatuar sherimin e plotë. Prandaj, edhe ne rrethanat e reja, të vazhdojmë të rrimë në shtëpi, të mbajmë distancen sociale dhe të mbrohemi me masa mbrojtëse.

Malësia, nga vendi i stignatizuar, për tri javë u bë shembull për të tjerët.
Të vazhdojmë kështu!