Lidhja Demorkatike e Kosovës, e cila kohë më parë organizojë mocion për rrëzimin e Qeverisë, tani dje mblodhi Këshillin e Përgjithshëm ( shtabin e saj), për të diskutuar për të ndërmarrë iniciativ për formimin e një Qeverie të re.
Kjo parti e cila në zgjedhjet e fundit nacionale, i tha elektoratit se ” Synimi i saj pas zgjedhjeve nacionale, do të zhvillojn luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar, korrupsionit, nepotizmi, familjarizmit dhe shkapjes së shtetit”.
Platforma elektorale e kësaj partie ishte se “Nuk do të bëjmë koalicion me partit e PAN-it dhe me ata të cilët e sollën vendin para kollapsit”.
-Elektorati i Lidhjes Demokratike, gjithëandej Kosovës i besoj këti premtimi dhe platformës të cilën e udhëheqi kandidatja për Kryeministre zonja Vjosa Osmani.
Kjo figurë e skenës politike i dha gjallëri dhe shpresë elektoratit të Lidhjes Demokratike, të cilët i dhanë përkrahje të fuqishme dhe i besuan deri në fundë programit të saj politikë.
Autoriteti i zonjës Osmani u ngritë gjithëandej me një dinamik të jashtëzakonshme, jo vetëm nga elektorati i saj, por kjo mori përkrahje edhe nga qytetarët të cilët nuk janë pjesë e asnjë partie e sidomos përkrahja e saj e pakontestushme erdhi nga shtetet mike më të fuqishme të Kosovës.
Problemet e mbrendshme të cilat vite me radhë janë grumbulluar në Lidhjen Demokratike nga individët dhe klanet për ti mbrojtur interesat e tyre personale dhe karieristie, i shkelën parimet e deklaruara me rastin e formimit të koalicionit për të qeverisur me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në momentin më të vështirë kur e gjithë bota është bashkuar dhe janë ndërprer edhe luftimet në vendet e ndryshme të krizave gjithëandej Botës, udhëheqja (klani i gjithë fuqishëm) i kësaj partie organizojë mocion të jashtëzakonshëm nën mbrojtjen e maskave për ta rrëzuar Qeverin shumë legjitime të popullit.
Tani këto ditë kjo pari LDK, “e parimeve institutcionale”, ka filluar ti ftojë në bisedime parit të cilat deri dje i akuzojë për shkatrrimin dhe zhvatjen e buxhetit të shtetit.
Kjo parti tani donë të bejë koalicion me Aleancën për Ardhmërin e Kosovës, lideri i së cilës në momentin më të vështirë të popullit të Kosovës, e la shtetin pa rezervat emergjente nacionale.
I njejti lider dhe parti e zhvatën buxhetin e shtetit duke mbushurë Qeverinë dhe institutcionet me qindëra këshilltar politikë, me zavendës ministrash militant partiak dhe biznismenë. Politika e të cilit përmes vendimit arbitrar të taksës ndaj mallrave serbe, i vuri në pikëpytje marëdhaniet miqësore të Kosovës me aleatët dhe e la popullin e Kosovës pa liberalizim.
Isa Mustafa bashkë me shokët e ti, donë të bëjë koalicion për një Qeveri tjetër se kjo e tanishmja nuk po i pëlqen me partin Nisma të Fatmir Limës, e cila ishte pjesë e Qeveris së kaluar, dhe e cila angazhim kryesorë kishte punësimin e simpatizantëve partiak të miqëve, familjarëve e kjo më së miri u reflektua në Ministrin e Arsimit në cilën u punësuan individë me kontrata mbi vepër të cilët nuk kishin as karrik apo zyre ku të vendosen, e mos të flasim për aferat e liderit të kësaj partie dhe kontestet nepër gjykata.
Kësaj mini partie më së miri ja dha hakun elektorati i cili në masë të madhe ja ktheu shpinën dhe në momentin e fundit duke kalkuar me partin e Behgjet Pacollit mezi u bë pjesë e Parlamentit.
Lidhja Demokratike donë koalicion edhe me “AKR-në partin e Behgjet Pacollit” e cila tani përfaqësohet me dy deputet në parlament, e të cilët nuk dihet a kanë Grup Parlamentar apo qfarë statusi juridik kanë.
Lidhja Demokratike donë të formoj Qeveri me Kryetarin e AKR-së, i cili si ministër i Punëve të Jashtme të Qeveris së kaluar e shëndrroj diplomacin e jashtme në komedi, duke punsuar njerëz jo kredibil, jo kompetent por personalitete të klaneve të partive me të cilat kanë qenë në koalicion.
Sot ne shtetin e Kosovës asnjë institutcion nuk ka analizë të sakt se sa shtete e kanë njohur satësisht Kosovën, dhe sa prej tyre e kanë qnjohur.
Kjo është e vërteta e politikës kosovare dhe e parimeve në të mirë të shtetit dhe të qytetarëve. Nuk po flasim për partit të cilat i përfaqësojn grupet dhe minoritetet pakica në Kosovë.
Rrethanat politike dhe analizat të cilat dalin dhe i vërteton koha po tregojnë qartë se problemet kryesore të cilat po e mundojnë shoqërin kosovare, qëndrojnë brenda partive politike të pa riformuara të cilat decenje me radhë, i mbrojnë interesat e ngushta klanore dhe grupore për ti mbajtur pozitat dhe aspiratat për pushtet.
Sondazhet dhe hulumtimet të cilat po bëhen nga institutcionet kredibile, dhe të cilat janë shumë të besushme tregojnë kahjen dhe përkrahjen e popullit ndaj liderit, individit apo partisë.
Rrethanat e tanishme tregojnë se partit të cilat deri dje ishin në qeverisje dhe të cilat së fundi organizuan mocion për rrëzimin e Qeverisë, e kanë në pikën më të ulët se asnjëhere më parë besimin e elektoratit dhe nëse në zgjedhjet e ardhshme nacionale këto parti do të pësojnë debakël dhe do të margjinalizohen nga skena politike.
Andaj në fundë po përsërisim thënjen e popullit: “Ta rrëzosh Qeverin legjitime e cila mori përkrahjen e popullit në momentin më të ndjeshëm politikë do të thotë: “Ta rrëzosh shtëpin për të ndërtuar hajat”. Thënie e popullit e cila kurrë nuk do të harrohet.
Tani është imperativ i kohës që sa më parë klasa intelegjente e Kosovës të vetëdisohet dhe të organizohet politikisht duke formuar një subjekt të ri i cili përmes përkrahje dhe votës së popullit duhet ta marrë fatin e Kosovës për ta bërë shtet normal.