Megjithêse, ai u arrestua dhe u dënua për gënjeshtra dhe mashtrim të investitorëve, për një ilaç që shpëtonte jetën e njeriut, Martin Shkreli nê këtë krize globale po u kërkon gjykatave që ta lëshojnë nga burgu përkohësisht, në mënyrë që ai të zhvillojë një trajtim për COVID-19.
Shkreli, i njohur gjithashtu si “Pharma Bro”, planifikon t’u thotë autoriteteve federale përmes avokatit të tij se ai do të donte të lirohej për tre muaj nën mbikëqyrje të rreptë për të bërë punë laboratorike për një trajtim koronavirus, raportoi Associated Press, njofton Bota sot.
“Unë gjithmonë kam thënë se nëse ai përqendrohet dhe lihet në një laborator, Martin mund të ndihmonte në kurimin e kancerit,” tha avokati i tij Ben Brafman në një prononcim për AP, duke shtuar se : « Ndoshta ai mund ta ndihmojë komunitetin shkencor ta kuptojë më mirë këtë virus të tmerrshëm.”
Mbas skandalit me të cilin ai mashtroi dhe u bë « njeriu më i urryer » në Amerikë, shqiptaro amerikani Shkreli – pas hekurave të qelisë së burgut, tha se industria farmaceutike ka pasur një reagim jo adekuat ndaj pandemisë dhe se çdo kompani e ilaçeve duhet të punojë për t’i dhënë fund shpërthimit.
Media amerikane shkruan sot se jo vetëm që Shkreli u dënua se gënjeu investitorët për performancën e fondeve mbrojtëse, duke tërhequr më shumë para nga sa duhej të kishte të drejtë dhe mashtronte investitorët duke fshehur pronësinë e aksioneve, ai së pari ishte i njohur për blerjen e të drejtave për një ilaç dhe ngritjen e çmimit nga 13.50 dollarë në 750 dollarë një pilulë, raportoi AP.