Nga ky armik i pa bes, kam frike,
Heshtja e xhindosur me perpi fjalet
Kacafytem si e marr me mallet,
U ndam nga njeri tjetri i si vdekuri me te gjallet,
`
Kam frike nga ky armik i pa dukshem,
Sa here frymojme,gjen momentin godet ,
Po vdes, dita dites, pak nga pak,kjo s`me pelqn ,
Duke shpresuar,pas cdo nate,te kete zgjim `
`
Kam frike, nga njerzit veshur me pushtet,
Dhe nga ata qe flen, mbi xhevahit e ar,
Po, po, kam frike, nga keta djaj te kollarisur
Qe na shesin dengla, duke ber vete pall,
`
Perpiqem te mbijetoj ne kete betej qesharake,
Duke mallkuar me shpirt, kete bote te marre,
Nuk di c`fare tu them: mbesave e niperve ?
Tek sa qendroj larg tyre, duke ruajtur distanc,
`
Kam frike nga gjithcka e pa dukshme,
Poshte ombrelles shprese,si zog i shashtrisur,
C`fare mund te presesh nga shpirtrat e boshatisur,
A`po nga nje armik i pa dukshem,gjakatar !
`
Mira te vdekur i percollem ne heshtje…
Pa u hedhur nje dor dhe,as nje pike loti,
Mira te tjere u dogjen, u ben shkrumb e hi,
C`mekat beri ne kete shekull i shkreti njeri!?
`
Tek sa kacafytem me mallet e mia, ngujuar,
Shpirti fluturon si zog, ne hapsiren imagjinare,
Vall…Ne kete bote te ftohte paskam jetuar !?
Ku pushtetaret, perfitojne nga te vdekurit e te gjallet ?
`
Kam frike nga gjithcka e dukshme, dhe e pa dukshme?
Une njeriu i thjeshte,mes ujqerve ziliqar
Vdekja me njeriun,si mishi me ashtin ngjitur,
Ne kete bote kalimtare,ku njeriu s`gjen derman,
`
Kam frike,dhe s`dua te jetoj, qoft dhe nje dite, me frike?
Ne kete bote tinxare ,ku sundon njeriu njeriun,
Enderrat e mia, nuk i vret dot, as virusi, as dinakria,
Forc per te mposhtur te pa pritur, vendosmeria!

…………………………………………………………………….
Sabrie Selimaj @