“Kur ta nie zanin tan,dek me kon qohna n”kam” sa herë bashk kemi kënduar këtë këngë e vrik jemi ngritur në këmbë duke bërë shaka,cili u ngrit më shpejtë!!!
Qe 21 vjet në heshtje të thërras e të pres të ngrihesh bashkë me mua!
Më mungon buzëqeshja jote,shiqimi i thellë e fjala e ëmbël që ma bënte ditën të lumtur! Kitara jote, çiftelia, fyelli e kavaleti i pikturave kane mbetur të pa prekura! Ngjyrat jane tha e vyshkur bashkë me mua, se gjallërinë me vete e more!
E din Agim, unë kam besuar se dashuria ime është më e fortë se vdekja e gjithsesi do të nxjerrë nga thonjët e sajë dhe ende nuk dorėzohem, shpresoj se e kam këtë forcë!