Trimat e Alpeve tona – Nga Naser VUÇETAJ – Plavë

Lufta në Plavë Gucisë vazhdoi dhe pas ripushtimit partizano-çetnik 1945, nga grupe të njohura kaçakësh të kësaj ane!
Edhe pse shumë nga to u asgjesuan, vranë në luftime me UDB-en jugosllave! Këta nuk do ti lënë të qetë grupet ilegale nga Shqipria e që përbëheshin nga burrat e krahinës së Plavë Gucisë që gjatë pushtimeve serbo-malazeze ishin strehuar në Shqiperi!

Një nder grupet më aktive ishte grupi i të cilin e përbënin oficeri i sigurimit, Rexhep Halili Balidemaj, Haxhi Meta Prelvukaj dhe Brahim Smajl Prelvukaj, të cilët me vite të tëra ilegalisht hynin në zonen e Plavë-Gucisë për t’u informuar mbi gjendjën e shqiptarve të krahinës së Plavë-Gucisë!
Periudha nga 1945 ishte një periudhë e tmershme, me vrasje pa gjygje, arrestime, burgosje, torturime, diskriminime, detyrime e kercenime të ndryshme!

Ky grup për vite të tëra nuk i la të qetë organet policoro-ushtarake më aktivitetet dhe levizjët e tyre në Alpet tona! Madje UDB-ja do të pësoj humbje sa here u ndeshen me ta! Ashtu kishte ndodhur në tetor të vitit 1950 dhe qershor të vitit 1951 ku ky grup do të vrasin një ushtar dhe policë jugosllavë në bjeshkët e Vuthajve!

Në pamundësi për të asgjesua këtë grup dhe grupe të tjera ilegale, e tërë zona kufitare e Alpeve tona ishte për decenje të tëra nën shtet-rrethim nga forcat policoro-ushtarake!