Përveç cilësive të shkëlqyera në futboll, Sadio Mane është edhe një njeri modest dhe humanist i madh.
Megjithëse ai fiton miliona, luan për një klub të madh siç është Liverpool, ai asnjëherë nuk harron të kaluarën, duke ndihmuar në vendin e tij.
Ylli i Liverpool-it, Sadio Mane po financon ndërtimin e një spitali të madh në qytetin e tij të lindjes në Bambali, Senegal, ku planifikon të trajtojë të infektuarit e mundshëm me koronavirus.
Bjorn Bezemer, një zëdhënës i futbollistit, konfirmoi për gazetarët senegalezë se me kërkesë të Mane, tashmë ka filluar ndërtimi i spitalit, duke shtuar se kostot do të kushtojnë rreth 3.5 milion dollarë dhe se të gjitha do të financohen nga një nga ai.
“Sadio Mane dëshiron të modernizojë vendin në të cilin lindi. Ai gjithashtu financoi dhe ndërtimin e një shkolle të mesme atje më parë,” tha Bezemer.
Ylli i Liverpool-it gjithashtu kohët e fundit dhuroi një shumë të konsiderueshme parash për vendin e tij për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së COVID-19.
Për këtë spital dhe investime te tjera ne vendlindjen e tij Mane i ka edhe arsyet, duke kujtuar fëmijërinë e vështirë.
Në një dokumentar për Manen, ai tregon se si babai i tij humbi jetën, sepse nuk kishte një spital në vendin e tij në Senegal, ndërsa për të njëjtën arsye, motra e tij ka lindur në shtëpi.“Unë isha shtatë vjeç. Ne po fillonim të luanin futboll dhe një i afër i imi erdhi dhe më tha që babai im kishte vdekur. I thash të mos bënte shaka, nuk mund ta kuptoja këtë”, ka deklaruar Mane.
“Ne i dhamë një ilaç tradicional dhe ai ishte i qetë për tre deri në katër muaj. Sëmundja u kthye, ne nuk kishim një spital në Bambali, dhe duhej të shkonim në një fshat fqinj për të shpëtuar jetën e tij, por ata nuk patën sukses”.
“Motra ime lindi në shtëpi sepse nuk kishte spital në fshatin tonë. Ishte një situatë shumë e trishtuar për të gjithë.
Kjo është arsyeja pse vendosa të ndërtoj një spital dhe t’iu jap njerëzve shpresë”.
Mane në të kaluarën ka ndërtuar edhe një shkollë në vendin e tij.