Në kohën e re, e,
Në kohën e vjetër,
Një gotë, (plus),
Në sofrën e shqiptarit.
Më parë ruhej,
Për udhëtarin e pastrehë,
Sot, le të jetë
– Gotë e mërgimtarit.
Në gëzime e hidhërime,
Sot, në çdo vatër,
Dikush i familjes,
Sigurisht,
Që mungon,
Një gotë e mbushur,
Që rri në heshtje, (!),
Është portë e hapur,
…Portë, që shpreson.
./.
NJ, USA, Maj 2012
-Per Limit.al Prill 2020-