A e dinë se më ka marr malli për syrin të lagur në xham
Etja më ka djegur si lastar rrushi i thye
Humbë më ka ngrohtësia e gojës tane. Ku ta gjej xhenam
Hieshia e duarve tua më humbi poshtë qiellit me yje

Ngujuar në kullë nguimi, pranveren veshtroi për franxhi
Një plep i egër nuk më le të veshtroj larg
Fërfëllima e erës më lë zgjuar, hëna e plotë më bën maxhi
Në ag pres lajme nga dallendyshet që vinë nga larg

Ndeze pishen e syrit vashë, pash ortekun e bores ndeze
Pash boronicat e Sylbicës ndize e mos ke frikë
Gjithça të fshehtë do më shikojnë sytë, në ato mëngjese
Fsheurazi prej sanit kur pate ikë

Paska qenë shkruar në kullë nguimi në saksi të mbjell lule
Çdo lulje mbjellur në saksi i vëjë emrin tënd vashë
Mundohem nyjet ti zgjidh durimit, ku ti fati keq më ule
Ti më thërret vashë, ndërsa vetima hekurat trashë

Çasti humbi mes luleve lotuase, humbi dhe tingulli i takimit
Klithin ngjyrat e luleve në zemren time plot plagë
Kulmi i qellit ka mbeshtet kryet mbi kullën time të nguimit
Lulekuqet e zemres po thahen për vlagë…