Meqenese, sot ashte 59- vjetori i vdekjes se NMT Mbretit Zog I, mendova e mendova se cfare me shkrue rreth Tij, e thashe me vete , po ku ka argumente ma te forta per me pershkrue figuren e pazevendesueshme te Mbretit Zog I, se sa me postue nji polemike te te madhit Faik Konica, ndaj mikut te tij bashkepuntor Fan Nolit, rreth figures se Mbretit Zog .

Ju lutem lexoni ma poshte :

Shtylla e Faik Konitzës “Ca njerëz të lodhur, ca të tjerë të trashë”

N’artikull kundrë Vatrës të botuar te “Liria Kombëtare” (N.? Fan Noli thotë se ca njerëz, që kishin lëftuar gjeri die, sot janë të lodhur dhe i hothnë armët. Mundet. Po ka edhe ca të tjerë truri i të cilëve është ntrashur dhe s’janë të zotë të kuptojnë kur një lodrë merr funt: Më kujtojnë fjalën e filosofit gjerman Schopenahuer për atë që vazhdojnë së lojturi pasi ka rënë perdia. Unë i lodhur s’jam aspakë, dhe do t’isha gati të vazhdoja luftën me forcë të papakësuar- po të kish lufta nonjë qëllim. Po qëllim lufta s’ka dhe s’munt të ketë. Fan Noli dhe unë kemi lëftuar disa vjet që t’i japim Shqipërisë një guvernë të një tipi të përparuar. Ahmed Zogu ka lëftuar për një guvernë të një tipi më konservativ. Ahmed Zogu na mundi dhe na mundi me themel.

Ndryshimi në mes të Fan Nolit dhe meje, është se unë e di se jemi të mundur dhe të mundur paq, kurse ish shoku im s’ka haber që hëngrëm dru. Ahmed Zogu na ka mundur në shesh. Ahmed Zogu dhe ne duallmë përpara popullit për votë. Ahmed Zogu mori kurdoherë shumicën dhe kurdoherë na mundi. Ahmed Zogu me ca bashipozukë dhe 104 rusë (Njëqint e katër, fakt na burim diplomatik i huaj) na mundi në shesh të luftës, ndonëse ne kishim një “ushtri”dhe përmi 20.000 vullnetarë gati. Ikmë duke britur se ordit e Serbisë shkelnë Shqipërinë, kur dijim shumë mirë se ishin vetëm një grusht rusësh. Deshmë të tregojmë se të paktën në sheshin e dipllomatisë kemë më tepër zotësi se Ahmed Zogu. Po dhe në këtë shesh, maloku genial na mundi. Ne çfaqmë zotësinë që kemi duke mos e bërë dot “guvernën” t’onë të pranohet dhe të njihet nga bota e qytetëruar, duke çkënaqur me talljet tona në Genevë, ata nga të cilat ka nevojë Shteti ynë, dhe duke vënë në dyshim Fuqitë e perëndimit me intrigat t’ona me Bolshevikët. Ahmed Zogu, nga ana tjatër, qe i zoti të fitojë besimin e Evropës dhe t’Amerikës në pakë kohë, e bëri guvernën e tij të pranohet zyrtarisht, ngreu kreditin e Shtetit jashtë dhe fitoj në sytë e Botës emrin e një udhëheqësi të vërtetë. Ne me frazat tona bombastike, kallmë anarqinë anë mb’anë të Shqipërisë kurse stërvitja jonë intellektuale duhej të na kishte bërë të zotët, të paktën në theori, t’i jipnim popullit një frymë regulle. Ahmed Zogu nga ana tjatër, me instiktin genialtë tij, e vuri turmën nën një disiplinë e cila, sado e mërzitshme, është më e dobishme se anarqia jonë. Edhe në këtë shesh na mundi Ahmed Zogu. I mir’ ai lik. Ahmed Zogu është mundës. Ne më të mirë se ay jemi të mundur. I mirë’ a i lik, Ahmed Zogu ka fituar besimin e popullit shqiptar dhe jashtë besimin e Fuqive të mbëdha. Ne më të mirë se ay, s’kemi ditur të fitojmë besimin e kërkujt.

Munt ta urrejmë Ahmed Zogun, po duhet ta njohim se është më i zoti, shumë më i zoti, se ne. N’Amerikë, kanë një zakon që i munduri i shtërngon dorën mundësit. Po ne s’jemi amerikanë. “Battuts et pas contenst” si thotë Frengu me ironi-të rrahur dhe jo të kënaqur-neve s’na pëlqen të heshtim po duam të dalim në marketë dhe të zëmë vajtimet. Po të kishim prova se populli është i helmuar nga ndodhja e sotëme dhe pret shpëtimin prej nesh, vazhdimi i kundërshtimit do të kish një kuptim. Por populli është i kënaqur, dhe pozita e Ahmed Zogut është e patundshme. E vetma mënyrë që të përmbyset Ahmed Zogu, është një kompllot kundër jetës së tij, dhe e di që këtë mendim e ushqejnë shumë. Po unë në kompllote s’bëhem shok i kurkujt: se, përveç principeve që m’a ndalojnë, e di që fundi do të jetë çkatërrimi i Shtetit. Unë, me budallallëkun t’im, thom se kemi arrijtur në një fazë kritike të jetës së Shqipërisë: dhe besoj se e vetma mënyrë për të shpëtuar Shtetin, është një pajtim i ndershëm i të mundurve dhe mundësin. Por ne që diç e dimë veten, është një çap i hidhur. Ata që s’duan ta bëjnë, le të vazhdojnë së gdhënduri, pishë e së gëlltituri teneqe vajguri, dhe le t’i vënë zjarrin Shqipërisë.

“Gazeta (me editor të fshehtë) që del në Genevë nën emrin “Liria Kombëtare” boton në Nr. 8 një artikull të Fan Nolit kundër Vatrës. Nuk do të humbasim kohë t’i bisedojmë ato që thotë, se i kemi biseduar disa herë dhe nuk është nevoja t’i përsëritim: Cili është ay që munt të mbajë të qeshurit kur Fan Noli thotë se “Guverna” e Qershorit ka qenë një guvernë popullore? Një guvernë popullore nuk e mbyll Parlamentin, dhe në e mbylltë, nukë ri pa bërë menjëherë zgjedhje të ra. “Guverna” e Qershorit nuk ish tjatër gjë, veçse një tirani militariste.

Lista duhet plotësuar

N’artikull të përmëndur më sipër, Fan Noli numëron fajet e vërteta ose imaginare t’Ahmed Zogut dhe mirësitë imaginare ose të vërteta të të Fan Nolit. Që të plotësohet lista, shtojmë dhe ne ca items. Ndër të ligat e Ahmed Zogut duhen nëmëruar dhe këto dy: më 1920, kur Fan Noli vajti në Shqipëri, Sulejman Delvina i dha urdhër policisë të mos e qasë: policia e përzuri Fan Nolin, i cili u kthye në Bari me vaporin që kish vajtur. Ahmed Zogu ndodhej asi kohe në Mat dhe s’dinte gjësendi. Kur u kthye në Tiranë dhe mësoj, i qortoj ministrët pët masën që kishin marrë kundrë Fan Nolit, të cilin pak kohë pastaj e thirri të kthehet në Shqipëri. Dy vjet më vonë, miqt e Nolit dëshirojn që ky të bëhej mitropolit, po gjejnë kundërshtime shumë të mbëdha. Ç’të bëjnë? Ven e i luten Zogut t’i përkrahë. Zogu ndonëse e kishte Nolin kundërshtar, nguli këmbë që Noli medoemos të dorzohej mitropolit, dhe u dorzua. Nër të mirat e fan Nolit duhen nëmëruar këto: vajti në Genëvë si “Kryeministër” i Shqipërisë: dhe në një fjalë zyrtare që mbajti, shau Lidhjen e Kombeve, shau Shtetet e Bashkuara t’Amerikës , shau tërthori Inglinë, dhe na bëri qesharakë në sy të botës së qytetëruar. U kthye në Shqipëri, dhe ca javë më vonë hapi mardhënie zyrtare me Sovjetin, ndonëse din, ose duhet të dinte se Rusia Boleshevike është në luftë me Fuqitë e perëndimit që kanë bërë dhe njohur Shqipërinë si Shtet më vete. Me këtë çap, Noli e shpuri Shqipërinë mu-në buzë të varrit dhe një qime afër vdekjes.”

Fund.

(Une perseri)

Dhe si perfundim po e mbyll me nji pyetje qe dikushi i paska pas ba Mbretit Zog I gjate kohes kur ishin tu e lane kufinin e Shqipnise ne Prill te 1939-es.

Naltmadhni, si mendoni se do t’jukujtojne shqiptaret ? – Mbreti Zog ashte pergjigj : ato qe me kane dashte do t’me qajne, e ato qe nuk me kane dashte do t’me kerkojne .

I pa harruem ka me qene emri i keti gjeniu qe fiset i bani komb e kombin shtet !