Që kur janë formuluar synimet nacionalistë shqiptar dhe serb për asnjë individ nuk është e mundur me qenë neutral:
– Në rastin e Kosovës:
Çdo hap që e forcon kontrollin, deri në sovranitetin e shqiptarëve mbi Kosovën, është brenda programit nacionalist shqiptar;
Çdo hap që forcon kontrollin, deri në sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, është brenda programit nacionalist serb;
– Nën shtrëngesa të papërballueshme për ta, secili nacionalizëm mund të mos kërkoj realizimin e hapave final:
I shtrënguar, nacionalzimi shqiptar mund të pranoj çdo hap që çon kah sovraniteti dhe bashkimi kombëtar: suzerenitet, autonomi, republikë, etj.
I shtrënguar, nacionalizmi serb (Serbia) mund të pranoj çdo hap që pakëson por megjithatë ruan shpresën e rikthimti të kontrollit të saj të plotë mbi Kosovësn: autonomi, republikë, kanton, etj.; (Të dy palët pranojnë se po të kishte pranuan Millosheviqi republikën e Kosovës, Kosova do të ishte sot brenda një shteti me Serbinë dhe të dominuar prej kësaj).
– I shtrënguar, nacionalizmi Serb mund të pranojë pavarësinë e Kosovës, por jo bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet – si caku final i nacionalizmit shqiptar në atë rast.
Duke i ndarë në dysh shqiptarët, nacionalizmi serb ende mbetet në lojë: ndaras, secili shtet është më i dobët se i bashkuar. Prandaj mbetet mundësia që Serbia me i futë në konflikte mes tyre, etj., dhe përvoja ka treguar mjaftueshëm se kudo gjen mjaft shqiptar për realizimin e kësaj strategjie e taktike të saj. Figurativisht, duke i ndarë e ka më lehtë të gllabëroj njërin, dhe për qejf të dy. Tashmë strategjia ka filluar me realizimin e synimit të vjetër nacionalist serb për nxijten e konflikteve krahinore përtej “gegë” e “toskë”, në shpikjen e një “kombi kosovar” që nuk ka pse do bashkim me Shqipërinë.
– Në këtë situatë ekzistence dhe mendimi nuk mund të formulohet asnjë qëndrim a propozim që të mos përkasë në bashkësinë ose të nacionalizmit serb ose të nacionalizmit shqiptar. Askush nuk ka arritur dhe është e pamundur të bëj një propozim që nuk e forcon ose kontrollin serb, ose kontrollin shqiptar mbi Kosovën. Situata nuk qëndron ndryshe në raportin ndërmjet nacionalizmit grek dhe shqiptar. Ndërkaq “globalizmi”, “shoqëritë multikulutrurore”, etj., si receta, dikur në modën ‘sorosiane”, tashmë janë shpallur dështim sa konceptual aq dhe praktik për epokën e kombeve që s’duket të largohen shpejt.
– Kjo situatë e vrazhdë ekzistence dhe mendimi e përcakton vrazhdësinë e ligjërimit publik. Në traditën e vendosur nga rilindasit tanë (Pashko Vasa, Sami Frashëri etj.,), ata që bien brenda programit serb quhen serbofilë, ata që bien brenda programit grek quhen grekofilë dhe grekomanë. Në terma të sotëm mund të quhen gjegjësisht militantë, advokues, lobistë, rrymë politike, etj,. që logjikisht përkasin në synimet e atyre programeve nacionalistë.
Nga historia shohim që brenda atyre programeve të kenë rënë shumë prej figurave, përndryshe të shquara në historinë tonë kombëtare, dhe në shumë raste të nisur nga motive patriotik e kombëtar. Dhe në shumë raste nga padituria karakteristike e tyre, e dëshmuar sa në pësimin aq dhe në pendimin e tyre mbas veprimit. Problemi ynë i madh kombëtar janë udhëheqësit politik injorantë, pavarësisht të ligj ose jo.