Ballina Ravijëzime I PAHARRUESHMI ASTRIT KADENA (1987) – Nga Petrit PALUSHI

I PAHARRUESHMI ASTRIT KADENA (1987) – Nga Petrit PALUSHI

Shiheni, a nuk ngjan grupi i Kadenes, si ne filmat e dikurshem te Kinostudios, ku guerilasit, mbasi kane hedhur ne ere depon e armikut, enden me karroce gjithe shend e vere neper rruget e qytetit? Me kete rast, po percjell nji tjeter të fortë të Kadenes:

Shkon Kadena te Hotel Drini, në Tiranë dhe i qet hotelierit pasaportën.
– Paolo Kadena, – i thotë Kadena.
– Po ti e ke n’pasaportë Astrit Kadena? – i thotë hotelieri.
– Edhe Skenderbeu ka pasë dy emna, – thotë Kadena. – Edhe Gjergj Kastrioti, edhe Skenderbeu. Edhe Pashko Vasa ka nji emën t’dytë: Vaso Pasha.
– Sa net ke me fjetë ktu? – i thotë hotelieri.
– Dy net, – i thotë Kadena.
– Ke me fjetë pa pare, – i thotë hotelieri, – se qenke i ditun fort.