I paharruar Zeqir !
«Te ish koha qysh asht kane…“ !
Keshtu, pat recituar vajatorja, Lule Sokolja, kushurira e Vates, ne ritin e vet kushtuar bajraktarit te Merturit, Tunxh Miftari..!
Dhe, ndonse ishte e ndaluar rebtesisht, ajo pa pyetur, si poeteshe e vertete shpalosi, me epizem jeten e kushuririt..!
« Te ish kane koha qysh asht kane… !
Tani, une, ne kohen e Korones… gjej rastin e perifrazoj, sepse edhe kjo mosha e trete po na prezanton xhevahiret e veta… Po me ata le te mirren te tjerte. Une do te mirrem me nje foto qe kam ketu prane ordinatorit tim. Bukuroshja, (ciitoj nga libri « Lisi i shkruar», ne kapertinen e fundit) me portretin e saj nuk me len rehat…, me nderpret e me ndepret..!
Per cfare behet fjale ?!
Ajo, qe shoh, ne foto quhet Noemi Lulzim Lushaj, (tani studente ekselente ne Universitetin e Zyrihit ku po mbaron njekohesisht dy fakultete dhe punon paralelisht gazetare ne nje reviste per psikologjine)… Me fytyren, si hene e plote; dhembet, “si gurzit e lumit, fill mbas shiut, kur po i shnderit dielli…“, synat me te bukur, se kokrrat e rrushit te pjekur ne dege lisit larte, fustanin blu dhe dy docat e hapura…! Sikur pershendet jo vec gjyshin e vet ne NJ,USA, por edhe mua, edhe xhaxhi Kolen i cili ka patur profesionin e psikologut te moshave dhe qe tani gezon ate te gjyshit. Tani, xhaxhi Kola, i rrjedhur…perifrazoi : «Te ish kane koha, qysh asht kane…!
…Nipit tim, djalit e vajzes sime, Valbona, i cili kete vit nisi universitetin ne Bruksel do t’ia kisha nderpre studimet e do ta kisha komanduar, ne Zvicerr per te “grabitur“ ata bukuroshe, vajzen e kumares tash kater breza, zonjishen Lushaj. “Miqasia nukr prish kumari`´,- kane thane te paret tane.
…!
Hajde !, Fantazi ! Hajde !
Pse vetem ju poetet thurni poezi !?
Te lutem o zeqo, lexoja nuses tande Sabries kete shenim dhe na kujtoni, ne kete «fllad» qe na solli Korona kineze !
Mos guxoni te qeshni!
Mblidhuni koke-me-koke, rishikoni edhe njr hrtr foton e Noemit ne librin tend aq te kendeshem, dhe : « Pash djelt !, sic pat thene malesori. : kallxom, ne kosha ka te rrej…!
…!
Shpesh i referohem folklorit tone. Atje, mes te tjerash mund te lexojme: «Qente le te lehin… karvani vazhdon rrugen…! A nuk eshte, vecse optimizem ! “
Hajt, pra, te na rroje Miqesia dhe kjo leter e sinqerte le te jete “Shkuesia“!
Me dashuri e respekt per krejt familjen tuaj,
Kole Tahiri, Bruksel.
-Shkuar sot me daten 5 prill 2020-