Nuk ka kush më pret.
Gjethet e verdha janë bërë të vjetra
Udhën e kanë zënë.
Kali i murmë s’është më te përroi,
Të hingëllijë e godasë tokën kur t’më shohë.
Lisi është prerë për dërrasat e varrit
Që po kalben në shi.
Nuk di a vij të dielën tënde,
A mund të vij, nuk di.