ALO SHOKU EDI, JAM ARXHIU XHEMALIU PEJ FIERI – Nga Fran UKCAMA – Fier

Alo, alo, shoku Edi,
të ruajtë zoti, ty dhe gruan,
t`I ruajtë zoti djemtë ku I keni,
jam arxhi biznesneni,
Xhemaliu , bre pej Fieri..

Të ruejtë zoti,
Por unë si të marr leje,
më ka humbur telefoni,
telefon nuk as Lelja,
zonja ime,
Xhemaliu..

Kam marrë masa mbrojtëse,
Brekët e Leljes si hundore,
Si dorashka,
të faltë zoti,
1#orape leshi bre,
Mall importi,
Dhe kokore një kusi,
Një të remtë,
Ku ushqehej Reni,
Qeni bre, qime zi..

Ne arxhinjtë s` puesim prej shiu,
S` na tremb brshëri,
S` na tremb ftoma,
Të keqën na merr corona,
në darkët dopio raki,
tasi fasule makurona..

Shoku Edi, a man mend,
Ai arxhiu I defit,
Kur ardhe katundin tënë,
E kërceve bre prej qejfit,
të ruajtë zoti,
më bëj derman..
mos të më falimentojë biznesi.

Mbledh plastika,
Mbledh kanaçe,
Leri bre, leri njerëzit,
të dalin, të pijnë kafe,
të bëjnë qejfin,
pastaj të vdesin,
si e ka shkruar Perendia,
Edi, dëgjoj lutjet e mia..

Jep nji urdhër kumandantit,
Shokun tënd,
Xhemaliun,
Mos ta ndali pulicia..
Kët s.m.s,
Po e shkruan stërmesa ime,
Rilindja,
Ti e njeh,
Ti I vure emrin,
Kur më erdhe në kasolle,
Rezidencë,
Me krytetarin e Bashkisë,
hë të keqen, t`u bëfsha Edi,
gjithë fisin Xhemaliu,
plot dyqid frymë I ke me veti..

E, se për pak harrova,
Dje festuam,
Desh dogjëm kasollen,
Lejla lindi për se teti,
Djalë t`u bëfsha
Mollopup,
Si dëlfin deti,
gjynaf p\r zotin, se çka ngjarë,
ne të zinj,
ku doli i bardhë..!!

Si dora juaj ngjanë…
Vëndosa familjarisht,
të parin ma quajnë Sali,
mahere isha demokrat,
këtij, oh ju bëftë babai,
të më rrojë zonja që ma lindi,
I vura emrin tend, EDI,
se nashi jam socialist,
rilindas kamb e kry,
M`u bëftë i gjatë, i bukur,si plepi,
Si ti,
Si vetë mbreti,
Se ty baba e mbret të kemi pej verteti!