Legjenda braziliane Pele thotë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, ndërsa veten e ka vlerësuar si lojtarin më të mirë në histori të futbollit.
Ish-sulmuesi i Brazilit foli në një intervistë për kanalin e YouTube, Pilhado, ku u pyet për lojtarin më të mirë në botë aktualisht dhe për më të mirin e historisë, transmeton Gazeta Express.
“Lojtari më i mirë në botë sot është Cristiano Ronaldo”, tha Pele.
“Mendoj se ai është më i miri për shkak të vazhdimësisë në fushë, por të mos harrojmë për Lionel Messin, natyrisht, ama ai nuk është sulmues”, shtoi Pele.
Ai më pas u pyet se cili futbollist do të jetë më i miri në histori të futbollit.
“Kjo është një pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur. Nuk bën ta harrojmë Zicon, Ronaldinhon dhe Ronaldon. Në Evropë Franz Beckenbauerin dhe Johan Cruyffin”, theksoi ai.
“Nuk është faji im por mendoj se Pele ka qenë më i mirë se të gjithë këta”, përfundoi ai.
Nuk është befasi që Pele nuk e përfshiu fare në listën e tij Diego Maradonën, duke e ditur rivalitetin mes tyre gjatë viteve.