1.
Aty kah viti 1991 njanit në spital nuk po i dilte narkoza.
Kur nji infemiere bërtiti nëpër korridor: “Erdhën ndihmat!”, atëherë të sëmurit i doli narkoza dhe pyeti: “Ku janë?”.
2.
Njani ishte veshë shumë bukur.
Nji shok i thotë:
– O filani, kur të shoh ty se vishesh kaq bukur, foli me veti se ka me u ba Shqipnija.
3.
E pyesin njanin:
– Pse e mban dhija bishtin përpjetë?
– Sepse asht e pafytyrë, – u përgjigj ai.
4.
I dalin nji zyrtari grabitësit në rrugë.
Ia marrin krejt gjanat që kishte me veti, dhe mbasi ata u larguen me shpejtësi, i tha shoferit:
– Shyqyr që s’e pata revolen me veti se do t’ma kishin marrë.
5.
Shkon njani me ble sutjena për gruen.
– Çfarë mase i do? – i thotë shitsja.
– Jo fort t’mdhaja, – i thotë shitses, – sa me zanë nji grusht.
6.
Njani i tha shokut se donte me u dobsue.
– E ke lehtë, – i tha shoku. – Le bukën, e banu nevrik e bërtitu fmive.
– Nervrik bahem pa më thanë ti, – i tha shokut, – po bukën s’mundem me e lanë.
7.
Dy shokë flitnin ndër veti:
– Pse kur pshurr qeni e ngre njanën kambë?
– Mos me ju lagë pantallonat.
– Po qeni ka lesh, s’ka pantallona.
– Po, por janë pantallona leshi.
8.
Njani qe llupës i madh.
Nji ditë prej ditve, e prekte barkun me dorë dhe i thotë shokut vet:
– Kam ba gjith ket bark.
Jo, – i thotë shoku. – Ti s’ke bark, po ke vetëm mut në bark.
9.
Dy shokë, njani inxhinjer, tjetri teknik, luajnë bilardo.
Inxhinieri luante mirë dhe kur mbarojnë lojën tekniku i thotë:
– Ke luejtë tamam si teknik.
10.
Martohet nji çift.
Mbas pesë muejsh nusja lindi dhe vjehrra i thotë:
– Oj nuse, e bane shumë shpejt ket fmi.
Nusja ia ktheu:
– Ka ardh’ koha me i ba shpejt e shpejt.