Ballina ED/OP Mos i beni lajm vdekjet tuaja – Nga Rexhep SHAHU

Mos i beni lajm vdekjet tuaja – Nga Rexhep SHAHU

Ju qe kini ngrite bizneset tuaja politike dhe karierat mbi ekzistencen e marreveshjes Kosove-Serbi per shkembime teritoresh nuk kini pse vrisni veten.
Amerika, ajo cliruesja e Kosoves, permes Departamentit te Shtetit dhe zyrtareve te saj te ngarkuar per te udheheqe bisedimet Kosove – Serbi deklaroi mbreme zyrtarisht se nuk ka marreveshje per shkembim teritoresh mes Kosoves e Serbise.
Ju qe na terrorizuat kaq kohe, qe na e thate kocin, do doja tu vdese ne vend Coronavirusi, por prape kur lexova lajmin amerikan mbreme, po them nuk kini pse vrisni veten pasi nuk jini fajtore ju, ju jini altoporlante te Hashim Thacit e Vuciqit qe shaluan keto histori. Te gjithe u beme altoporlanata te Hashimit, Vuciqit e Rames dhe e ndotem kaq rende jeten tone me keto tre emra.
Na keni terrorizuar me harta, me debate, me llogje, na keni shti friken ne palce, na keni cenue e lekunde besimin te Amerika, dashurine shqiptare per Ameriken, mirenjohjen shqiptare per Ameriken.
U cune peshe gjithe antiamerikanet e dikurshem te komunismit, gjithe spiunat e Serbise e te Shqiperise dhe filluan sharjet ndaj Amerikes, sharjet ndaj Ambasadorit amerikan te ngarkuar per te udheheqe bisedimet deri ne marreveshje shqiptaro – serbe.
Shpetimtari i kombit Albini qe eshte i bindur se Amerika merret vec me te dhe e ka ne llogari, e nuk ka asnje pune tjeter me te rendesishme ne toke Amerika pervec me shkaterrue e me munde Albinin, ia theu hundet me grusht Amerikes dhe ia beri tutlec .
Pra shkurt fare, ju qe ngritet bizneset politike dhe karierat e jetes ne ekzistencen e marreveshjes Kosove – Serbi, qe priste vetem nenshkrimin prej Thacit e Vuciqit pa kalue ne parlamentin e Serbise e as te Koosves, nese do ta lejonte Albini, po ju keshilloj, mos e vrisni veten.
E di se ju nuk vjen as turp per tallavate qe keni bere por mos e vrisni veten. Ne fund te fundit ju na keni bere nje stervitje fantastike, na e keni mbajte te gjalle e te karikuar urrjetjen ndaj Serbise dhe jeni perpjeke me ngjalle dhe instrumentalizue antiamerikanizmin tek shqiptaret.
Ani, ndashte, vec mos e vrisni veten.
Ose edhe nese e beni, mos i beni lajm vdekjet tuaja.