Me ju, me punën tuaj, angazhimin, përkushtimin dhe suksesin, në luftë me Koronavirusin, duke rrezikuar shëndetin personal dhe familjar, ne të gjithë, kolegë, pedagogë dhe të tjerë, ndjehemi shumë krenar. JU, me suksesin tuaj shembullor, në rajon dhe në botë, i keni dhënë shpresë këtij populli, që neser, edhe në rethana të tjera të rrezikshmërisë së lartë të shëndetit dhe jetës, të ndjehet i sigurt!
Dhe kjo nuk është herë e parë. Kështu ishit Ju, pikërisht kjo gjeneratë, atëherë studentë në luftë me Variolën e 72-shës, dhe kështu ishit Ju dhe nxënësit tuaj në Luftën Çlirimtare të viteve të 90-ta.
Të nderuar kolegë! Qëllimi i këtij shkrimi nuk është mirënjohja, ngase e di, se Ju nuk punoni për mirënjohje, as për përfitime, as për lavdërime, por për suksesin dhe knaqësinë e shpirtit, në këto ditë të vështira. Me këtë shkrim, deshta të jap vlerësimin tim profesional për punën tuaj, vlerësim ky i cili për popullin do jetë njoftim i mirëfilltë, se identifikimi i bartësve të viruseve në periudhën e inkubacionit dhe trajtimi në këtë fazë, duke penguar zhvillimin klinik të sëmurjës dhe vdekjen, si tani në Kosovë, është sukses kulmor, deri me tani i veçantë në botë, edhe synim kryesor i mjekësusë bashkohore
JU LUMTË!
Prishtinë, 21 mars 2020